Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e din se kur do të fillojë lëshimin e dokumenteve të reja të Republikës së Kosovës, përkundër përgatitjeve që po i bën në këtë drejtim, ndërkohë që UNMIK-u do të vazhdojë lëshimin e dokumenteve për shtetasit e Kosovës, deri në ditën e fundit të tranzicionit, fazë kjo për të cilën ende nuk dihet se kur do të përfundojë.
Qytetarët e Republikës së Kosovës edhe më tej mund të vazhdojnë të pajisen me dokumentet të UNMIK-ut, pasi ato do të mbeten valide deri në skadim të afatit.Ministria e Punëve të Brendshme, është duke i bërë të gjitha përgatitjet për nxjerrjen e dokumenteve të identifikimit dhe ato të udhëtimit për qytetarët e Republikës së Kosovës, mirëpo zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë njohuri se kur do të fillojë lëshimi i tyre.
Artan Duraku, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Brendshme, beson që dokumentet do të jenë të gatshme menjëherë pas përfundimit të fazës së tranzicionit, periudhë kjo për të cilën ende nuk dihet se a do të përmbyllet në qershor, ashtu siç është paraparë në pakon e presidentit Ahtisaari.
“Ideja është që të jemi të gatshëm, në mënyrë teknike, të prodhojmë dokumente pas përfundimit të ditës së fundi të tranzicionit. Kur do të jetë kjo ditë ende nuk e dimë”, ka thënë Duraku.
Shtypja e dokumenteve të reja të Republikës së Kosovës do të bëhet jashtë vendit, ndërkohë që çmimi që qytetarët do të paguajnë për nxjerrjen e dokumenteve të reja do të jetë i përafërt me çmimet ekzistuese për nxjerrjen e dokumenteve të UNMIK-ut.
Duraku, ndërkaq thotë se qytetarët, mund të vazhdojnë të nxjerrin dokumente të udhëtimit, të lëshuara nga UNMIK-u, pasi afati i tyre do të mbetet valid deri në datën e skadimit.
“Deri në ditën e fundit të tranzicionit, UNMIK-u do të vazhdojë të shpërndajë dokumente të udhëtimit, që do të thotë se ato dokumente do të jenë valide prej ditës së lëshimit deri në ditën e fundit të skadimit”, sqaron Duraku.
Të theksojmë se pasaportat e Republikës së Kosovës do të jenë me ngjyrë të kaltër të mbyllur dhe me stemën e Republikës në mes.
Sa i përket afatit, për fëmijët nën moshën 3 vjeçare afati i pasaportës do të jetë 3 vjet, pastaj prej moshës 5 deri në 27 vjeç - afati do të jetë 5 vjet, ndërkaq pasaporta me validitet 10 vjeçar do të lëshohet për personat më të vjetër se 27 vjeç.
—–
Gazeta gjermane autoritative Tages Cajtung e Berlinit ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk po hapë ambasadën e saj në Gjermani, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë ku të drejtohen për çështje të pasaportave.
Gazeta kritikon edhe qeverinë gjermane, të cilët ndonëse kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rekomandojnë qytetarë e Kosovës t’u drejtohen ambasadave serbe.






miridita jom nje djale qe jetoje ne peredim po kom qevemi dit ese kure dele kodi i kosoves se pasaportes se kosoves se ketu shtet evropijana qe e kane pranu kosoven pi presin qat ekode per raise dokumenta te evropes
pat aqeve mi dite
diten e mire pune te mbare ….
Jam Agnesa Kaliki jetoj ne Zvicer e kam Pasaporten e Unmikut po tasht nuk e di se a vaxhdohen kto apo bohen te rejat.
Met 9.07.08 vi ne Kosov vetem per Pasaport tasht a bohet per 2 Jav i riu apo ket qe e kemi ?? Ju lutem kthemani pergjigjjen sa
ma shpejt qet jem une pak e pergtitne.Faliminderit shum..
Me 18 korrik pritet te del pasaporta e pare e republikes se Kosoves, do te jen valide edhe ato te UNMIKT deri ne afatin e skadences
Mirdita jam nga prishtina , eshte nje nder shum e madhe nje identitet me me vler per ne kosovaret qe me ne fund te kemi passaporten e republikes tone