Prokurori i Matit qe shoqeroi hetuesit e Hages ne fshatin Gurre per te cilin ish-prokurorja e Hages akuzon se kryheshin transplante ndaj serbeve, tregon sesi investigimi deshtoi pasi nuk u gjet asnje prove qe tregonte dhe elementin me te vogel te nje deshmie te tille.MAT-Vazhdon investigimi i Tv News24 per akuzat e renda te Karla Del Pontes per nje te ashtuquajtur burg te UCK-se ku u merreshin organet serbeve. Pas deshmive te te zoteve te shtepise te asaj qe Del Ponte e quan “shtepia e verdhe”, per here te pare flet prokurori i Matit, Arben Dyla qe shoqeroi hetuesit e huaj ardhur aty ne pranvere te 2004.
“Me kujtohet qe ishte pranvere data 5 shkurt e 2004, jam informuar nga zyra e prokurorit te pergjithshem per te shoqeruar 15 persona nga gjykata e Hages per prezencen e nje burgu te UCK-se, ne zonen e Matit, i prita, u akomoduan ne hotel. Te nesermen u nisem drejt vendit qe kerkonin. S’kam pat dijeni per adresen e sakte. Me thane qe kerkohej nje banese karakteristike e kesaj zone, ata na cuan direkt te kulla e Abdulla Katucit, ata ishin ne dijeni te ekzistences se saj pasi kishin aparat satelitor. Shkuam informova te zotin e shtepise per verifikimet, e pyeta nese kishin shkuar refugjate nga Kosova apo pjesetare te UCK-se, apo dhe ushtare serbe te zene rob nga UCK-mu pergjigj se s’kishte shkel asnje person nga Kosova….2 muaj para ardhjes tone 2 shtetas shqiptare me banim ne Mal te Zi fotografonin shtepine dhe fshatin si investitore te rruges se Arberit”, tregon Dyla.
Prokurori zbardh ne detaje edhe menyrat se si hetuesit e Hages kerkonin pikerisht kete banese dhe provat brenda saj per te vertetuar nese aty mund te kryheshin transplante.
“Nisem nje eksperiment duke sperkatur me solucion banesen, qe ne kontakt me njollat e gjakut ktheje ne fosforeshent. Realisht ne pjese te caktuara u konstatuan njo0lla fosforeshente mora kontak me familjaret e Abdulla Katucit dhe nusja e shtepise, ku mu tha se ajo 3 vite me pare kishte lindur nje femije. Kjo ishte shkaku i njollosjes me gjak. Nga verifikimi i gjithe dhomave te tjera su konstatua asnje element minimal qe vertetonte vertetesine e atij informocioni.A jo banese nuk ploteson kriteret minimale per nje klinike“, tregon me tej Dyli.
Duke hedhur poshte te gjitha pretendimet e eksperteve te Hages, prokurori pohon se pervec kontrolleve te ushtruara aq imtesisht ne kulle dhe perreth saj, ekspertet shkuan deri aty sa kerkuan dhe zhvarrim e te vdekurve ne kete zone.
“Kemi verifikuar dhe varret e fshatit Gurre, shume te vjeter. Madje banortet e zones nga kurioziteti u afruan dhe nisin t’i identifikojne. Nje nga hetuesit tha te bejme nje zhvarrim, i thashe qe s’mund te behet ne kuader te verifikimit, por te nje procedimi penal. Nderkohe zhvarrimin dhe ligjet zakonore nuk e lejonin. Nga ky veprim u terhoqen dhe nisem verifikimet brenda baneses”, tregon per News24, prokurori i Matit.
Sic shihet edhe nga rrefime qe tashme dalin pertej deshmive te banoreve dhe familjareve dhe marrin karakter plotesisht zyrtar kur shprehet nje perfaqesues i organit te akuzes bien poshte te gjitha sajesat ne ditarin e Del Pontes. Tashme keto jane rrezuar ne rrefimet tona eksluzive, nga deshmite e zyrtareve por dhe vete kolegeve te Del Pontes ne Hage.
BalkanWeb





