
Shërbimi Policor i Kosovës, gati një vit pas vrasjes së Triumf Rizës, ka shpallur në kërkim tre persona që sipas policisë ishin të përfshirë në vrasjen e kolegut të tyre Riza. Në mesin e të kërkuarve është edhe Enver Sekiraqa.
Enver Sekiraqa dhe Triumf Riza ishin në konflikt me njëri tjetrin. Eshtë thënë se ky konflikt buronte nga lidhjet e dashurisë që këngëtarja Adelina Ismajli kishte së pari me Sekiraqën dhe më pas me Rizën.
Në komunikatën e lëshuar për shtyp nga SHPK-ja thuhet se kundër Enver Sekiraqa së bashku me Rrahim dhe Ilir Avdullahun, zyra e prokurorisë speciale në Prishtinë ka marr aktvendim për zhvillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 të KPPK, të kryer në bashkëveprim, ndërsa për të dyshimtin Enver Sekiraqa edhe për dy vepra penale të dhunimit nga neni 193 të KPPK-ës, dy vepra penale të detyrimit nga neni 267 të KPPK-ës dhe për një vepër penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 të KPPK-ës.
Fletarresti është shpërndarë edhe përmes Interpolit
Triumf Riza u vra me 30 gusht të vitit të kaluar në qendër të Prishtinë. Ditë më vonë policia arrestoi kryesin e vrasjes. Gjyqi kundër autorit dhe disa të tjerëve që ishin të përfshirë në këtë vrasje po vazhdon në Prishtinë.
Të shumëkërkuarit në Kosovë marrin azil në Mitrovicën veriore






triumfi e ka lyp qysh ka menue aj mu ba polic e me punue me drog e mu bae gangster a aj katunar u kan per kurrdha e ka hup kryt kurkush se ka shti me zor ka dasht me bae emer tash lete ban.
ooo triumf riza u kon djal qe e ka ngjot krejs ks per te miren e kti vendit ja ka pas lakmi krejt e ti izbeglica ta q… none trimufi e krejt familja e vet shuj mos ha mut pldh