Në vigjilje të goditjeve ajrore aleate mbi Jugosllavi, Lidhja Demokratike administronte praktikisht e vetme skenën politike kosovare. Megjithë përpjekjen e dukshme të lëvizjes së Rugovës për të krijuar një imazh pluralist të « parlamentit » fantomatik të Kosovës, nëpërmjet aplikimit të ndarjes së « pushtetit » me partitë e tjera minoritare – partia Social-Demokrate (PSDK), Demokristjane (PDK) dhe liberale (RLK), politika mbetej gjithësesi çështje e personaliteteve të fuqishme të tipit Rugova, Qosja ose Demaçi. Personazh kyç i skenës politike të Kosovës, Demaçi zotëronte një vështrim të ndryshëm të të ardhmes së Kosovës si dhe të Ballkanit, veçanërisht duke predikuar krijimin e një konfederate ballkanike. I afërt me UÇK, përgjegjës politik i të cilit ai mbeti deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, Demaçi u bashkua përfundimisht me partinë Parlamentare të Kosovës (PPK). Partizan i « Shqipërisë së Madhe », Qosja u ngjit në krye të lëvizjes së opozitës të brendshme të LDK dhe krijoi Lëvizjen e Bashkimit
Demokratik (LBD), në 6 tetor 1998, gjë e cila shpjegon edhe qënien e triptikut LDK-UÇK-LBD gjatë bisedimeve të Rambujesë. I detyruar nga rrethanat dhe i bindur nga amerikanët që të merrte pjesë në Rambujé, Rugova tregoi një profil tepër modest : ai pranoi njëherësh që t’i linte vendin e parë Thaçit në këto bisedime si dhe të merrte pjesë në gjirin e një « qeverie » provizore, gjithmonë nën drejtimin e UÇK-së. Paradoksalisht, ndërhyrja në shkallë të gjerë e trupave serbe në krahinë rrënoi plotësisht politikën tradicionale të LDK : ndërkohë që « Presidenti » ishte i detyruar të
qëndronte në arrest shtëpijak dhe Qosja largohej nga krahina në mes të një kolone rrefugjatësh, një pjesë e bashkëpuntorëve të tij mes të cilëve edhe Hydajet Hyseni u futën në rradhët e UÇK-së. Mbështetja tashmë e vështirë e Rugovës u dobësua edhe më tej pas vrasjes së bashkëpuntorit të tij më të afërt Fehmi Agani, që ndodhi disa ditë pas ikjes së Presidentit kosovar në Romë. Zhdukja e këtij konstitucionalisti të aftë që kish punuar me intensitet drejt bashkimit të rrymave të ndryshme politike kosovare thelloi edhe më tepër hendekun mes LDK-së dhe UÇK-së. Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Rugova hezitoi disa javë përpara se të ndërmerrte udhëtimin e kthimit. I brohoritur nga partizanët e tij por i kritikuar rreptë nga shtypi kosovar, i cili e cilësonte si « një baba i mirë por një President i keq », ai u largua rishtas nga vendlindja veçse disa orë më vonë (shënimi 1).Vetëm tre komunat veriore të kontrolluara nga serbët (Leposaviq, Zubin Potok et Zveçan) i shpëtuan « valës shqiptare ». Meqënëse rezultatet nuk ishin quajtura të vlefshme për shkak të një pjesëmarrjeje të pamjaftueshme të zgjedhësve, UNMIK-u kish ndërhyrë në rrugë administrative për të caktuar këshillat komunale.
2001. Sidoqoftë përpara se të largohej, Kushneri kish vënë në shina një kantier tjetër tepër të rëndësishëm : përpilimin e projekt Kushtetutës, elementin kyç të procesit të vetëqeverisjes së Kosovës. Dokumenti duhej të mbështetej mbi parimet e përputhjes së plotë me Rezolutën 1244 : respekti i standardeve demokratikë, të të drejtave të njeriut, të barazisë mes shtetasve dhe të pakicave etnike dhe së fundi, të mbretërimit të Ligjit. Sipas Kushnerit, ky « pakt »– OKB preferonte t’a quante « kontratë » ndërkohë që për kosovarët mbetej gjithmonë « Kushtetutë » – synonte të vendoste në vend pushtetin legjislativ dhe të përcaktonte kufijtë e pushtetit egzekutiv. Zgjidhja e kësaj çështjeje delikate, e udhëhequr nga një komision i përbashkët mes ekspertëve ndërkombëtarë dhe atyre kosovarë, u prit me padurim nga UNMIK-u, nga forcat politike të krahinës dhe nga shoqëria civile kosovare, nga qeveria e Beogradit dhe nga « Grupi i Kontaktit » pasi sejcili mundohej të impononte pikpamjet e tij.
Mbrritja e administratorit të ri të krahinës, danezit Hans Hakerup hodhi një hije të ftohtë mbi këtë aventurë aq pasionante : çështja kaloi në duart e një grupi tepër diskret këshilltarësh të cilët mënjanuan çdo mundësi « infektimi » nga ana e të interesuarve të drejpërdrejtë. Në këtë mënyrë, propozimet e kampit kosovar që frymëzoheshin nga koha e « Kushtetutës së Kaçanikut » u refuzuan me dashamirësi ; po ashtu edhe vërejtjet që vinin nga Beogradi kaluan në sitën e grupit të punës. Përfundimisht, Hakerupi nënshkroi në 15 maj 2001 variantin përfundimtar të projektit (shënimi 2), duke hapur në këtë mënyrë rrugën drejt zgjedhjeve legjislative të nëntorit 2001. Ndërkohë, departamentet administrative ishin shëndrruar në departamente të tranzicionit – nga njëzet ato kishin përfunduar në gjithsej dhjetë – të gatshme për të pritur titullarët e tyre lokalë. Nga ana tjetër, UNMIK-u ruante kompetencat e tij pothuaj të plota në fushat e administratës lokale, të çështjeve juridike, të medias sikundër dhe në atë të marrëdhënieve me jashtë.
përkiste PDK, i cili si shpërblim duhej të mbështeste zgjedhjen e Rugovës në postin e Presidentit. Përfundimisht, në 4 mars 2002, Kuvendi zgjodhi Presidentin e parë të pasluftës dhe caktoi si Kryeministrin Bajram Rexhepin, mjek dhe ish-kryetar bashkie i Mitrovicës – një i moderuar nga rrethi i afërt i Thaçit. Me caktimin e ministrave, UNMIK-u kish realizuar dhe transferimin e « përgjegjësive administrative » por jo të « autoritetit egzekutiv ». Me fjalë të tjera, administrimi i krahinës ende notonte në një mjergull artistike, të ushqyer nga njëra anë nga Rezoluta e famshme 1244 dhe nga ana tjetër nga vullneti i OKB-së për të ruajtur të drejtën e « vështrimit ndërkombëtar mbi kapacitetet e drejtimit » sikundër dhe kontrollin e saj mbi « disa funksione ». Dualizmi administrativ i kish lënë vendin tranzicionit qeveritar.
shumë shpejt i kaloi stafetën gjermanit Majkëll Stejner. Edhe klasës politike kosovare ju desh të rishikonte planet dhe të vihej me hapin e kohës pasi nga njera anë mjedisi politik i Beogradit kish ndrruar dhe nga ana tjetër, të dhënat fillestare në terren ndryshonim me një shpejtësi marramendëse. Zgjedhjet lokale të tetorit 2002 dëshmonin për një çinteresim gjithmonë në rritje nga ana e zgjedhësve sikundër dhe një gërryerje të bazës elektorale të LDK, veçanërisht në ato zona ku lufta kish bërë dëme më tepër se gjetkë. Gjatë përballjes me PDK, formacioni politik i Rugovës dilte fitimtar me shumicë absolute vetëm në 11 komuna ; në 7 të tjera ajo arrinte të siguronte pushtetin vetëm nëpërmjet koalicioneve të rastit – bile të ngritur me partitë e pakicave kombëtare. Si përfundim, gjatë periudhës 2000 – 2002, LDK pësonte disfatë të rëndë në 9 komuna dhe humbiste terren – nga 10 deri 19 pikë – në 26 komunat shqiptare (gjithsej 30). Rivali i saj i drejtpërdrejtë PDK ruante 6 komunat e zonë së Drenicës, djepi historik i UÇK ; në 4 komuna, ajo përbënte shumicën absolute ndërkohë që dy të tjerat i ruante falë gjëndjes së saj si forcë kryesore. Zaten, në rang krahine PDK realizonte rezultate të ngjashme me ato të zgjedhjeve të mëparshme – 30% përkundrejt 27% në vitin 2000 – ndërkohë që avanconte dukshëm në shtrirjen e saj territoriale – në 15 komuna, ajo realizonte deri 10 pikë më tepër. E papritura vinte nga AAK, e cila realizonte rezultatin e saj më të mirë – një prezencë të fuqishme në 3 komunat e rajonit të Dukagjinit që përbënte edhe bazën e saj zgjedhore. Por fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve ishin partitë e pakicave që në bllok realizonin 15% të votave, duke përfshirë edhe zgjedhësit serbë që morrën pjesë për herë të parë në zgjedhjen e përfaqsuesve të tyre në 5 zonat e mbrojtura ku përbënin shumicën e popullsisë (duke shtuar edhe Novo Brdon et Strpcen në numrin e komunave të tyre). Në mënyrë të dukshme, procesi i demokratizimit, i vendosur me rastin e zgjedhjeve të para vendore të vitit 2000, kish filluar të jepte frutet e tij : nëpërmjet riekuilibrimit të forcave në terren, ai i hapte rrugën konkurrencës mes formacioneve politike në gjirin e pushtetit lokal.
zgjidhje ndaj problemeve tepër të prekshme dhe të përditshme si papunësia, pasiguria, kriminaliteti ose edhe degradimi i kushteve të jetesës, që të gjitha partitë politike – pa asnjë përjashtim – tregonin me gisht këtë status si përgjegjësin kryesor të të gjitha të këqiave. Asgjë s’mund të zgjidhet pa një status të përcaktuar, askush nuk ngutet për të zgjidhur çështjen e statusit – kjo strategji tepër komode, e adoptuar nga aktorët politikë kosovarë i vendoste këta të fundit jashtë realitetit konkret dhe i pajiste me një përmasë profetike.
zhurmë, disa dyshime dhe pak shenja që dhuna të frymëzojë turmën në mars të vitit 2004, duke prodhuar një goditje të tmerrshme : 11 të vrarë mes shqiptarësh dhe 8 mes serbëve, 950 të plagosur, 935 shtëpi dhe ndërtesa publike të dëmtuara ose të djegura, pa llogaritur ato tridhjetë kisha, 4.000 serbë dhe romë të çvendosur drejt zonave të mbrojtura nga forcat e KFOR-it (shënimi 4). Përballë valës së indinjatës të ngritur në mbarë botën, burrat politikë lokalë ndoshta mundën të kuptonin se sa e rrezikshme ishte të manipulonin një lëndë të tillë plasëse.
Kosovës e cila jeton e përqëndruar në territorin e tre komunave të veriut dhe në një pjesë të qytetit të Mitrovicës (rreth 75.000 vetë), në dy komunat e juglindjes (Strpce et Novo Brdo) si dhe në disa zona të izoluara (Kosovo Polje, Graçanica – pranë Prishtinës), nën mbrojtjen e forcave të KFOR-it numëron rreth 130.000 vetë. Në të kundërt, ajo mungon thuaj tërësisht në qytetet e mëdha të krahinës. Vazhdimisht nën presion, herë herë e agresuar por kryesisht tepër mosbesuese ndaj institucioneve të krahinës si për shembull UNMIK-u, ajo është vetëizoluar në një politikë tejflakjeje pasi, megjithë nismat ndërkombëtare, ajo përballon me vështirësi tejet të madhe ndjenjën e saj të të qenit e pambrojtur. Kjo gjë e shtyn të shohë gjithmonë e më tepër drejt Beogradit, të cilin e konsideron si mbrojtësin e saj të natyrshëm dhe të vetëm gjë e cila, natyrisht, nuk lehtëson aspak dialogun në planin lokal.
Bashkësia rom/cigane, dikur fort e madhe në numër (43.000 sipas vlerësimeve evropiane, 60.000 sipas OJQ dhe 200.000 sipas burimeve të saj) është një nga më të dendurat e mbarë Ballkanit – në atë pikë saqë shpesh merrej si shembull kur flitej për integrim, dhe jeton një gjendje tepër të vështirë. Ndërkohë e fragmentuar në disa përbërës – rom, ashkali si dhe egjiptiane – për shkak të interesave të saj të ndryshme, e shpërndarë në një varg zonash të mbrojtura ose në kampe rrefugjatësh, ajo shket drejt mizerjes, fundoset në harresë dhe ëndrra e saj e vetme është të ikë sa më larg, drejt perëndimit për t’u rrënjosur gjetkë.(5) Numri i të shpërngulurve është çmuar me mbi 200.000 vetë sipas UNCHR, ndërkohë që burimet serbe flasin për 280.000 vetë. Grupi i parë i këtyre të shperngulurve (230.000 vetë) përfaqson ata që jetojnë ende në Serbi ose në Mal të Zi. Bëhet fjalë kryesisht për persona të origjinës serbe dhe malazeze por njëkohësisht edhe romë, goranë ose boshnjakë. Anketat e kryera tregojnë se një pjesë e tyre ka filluar një jetë të re dhe nuk dëshiron të rikthehet prapa (një e treta), një tjetër e tretë prët me padurim krijimin e kushteve për t’u rikthyer në Kosovë. Përsa i përket mbetjes, ata i përkasin kategorisë të të pavendosurve. Grupi i dytë jeton në kampet e Maqedonisë, kryesisht romë, ashkalinj ose egjiptjanë nga të cilët vetëm 3.000 janë të shkruar në listat e UNCHR. Një grup i tretë përbëhet nga persona të çvendosur brenda përbrenda Kosovës ; sipas UNHCR këta të fundit janë 22.500 dhe jetojnë gjithmonë larg vatrave të tyre (serbë, romë, ashkalinj, goranë sikundër dhe shqiptarë). Mbi këtë çeshtje, shih : International Crisis Group (ICG) – Retourn in incertainty ; Kosovo’s Internally Displaced and the Retourn Process, Balkans Report N° 139, Prishtina/Brussels, december 2002
Shkruar nga XiXa. (http://www.albanie-albanais.com)








Fale Zotit e Politikaneve Kosovare te menqur qe na terhoqen
nga Serboshkinat -Serbomedhenjet me hater e me zore, se siq thot nje fjale e urte Popullore:
-”Prej gruas te ndare,e prej mallit te vjeter-heq dore”
-”E burrit te llahtarisur ne moshe qe gjithnje kerkon malle te ri-mos i trashego kurore- (zitat i imi)
Ju pershendese me zemer e shum malle large nga vendelindja.