Pyetje dhe përgjigjeje
Pse emrin Molla e Kuqe?
Ndoshta është pak e çuditshme por ky emër është përzgjedhur vetëm pse na është dukur interesant dhe më ndryshe nga emrat që kanë mediumet tjera. Siç edhe jemi shprehur më poshtë, ne e kemi për qëllim të jemi një faqe jotradicionale dhe e pamë të rrugës të zgjedhim një emër që nuk është tradicional.
Cilat janë synimet e kësaj faqeje?
Me këtë faqe(blog) ne dëshirojmë të mbushin një zbrazëtirë që ne mendojmë ekziston në faqet shqiptare të internetit dhe kjo është zhvillimi i mendimit kritik ndaj asaj që ndodhë në shoqëritë tona. Ne poashtu besojmë se opinionbërësit sot janë pjesë e një elite që jeton dhe mendon shume më ndryshe se sa masat e gjëra dhe për këtë shkak zëri i qytetarëve të rëndomtë nuk paraqitet në shtypin shqiptar. Në këtë faqe do të trajtohen edhe temat që mediat kryesore për shkaqe të ndryshme si konflikt interesi, presion politik dhe arsye të ngjashme me këto nuk ju kushtojnë vëmendje fare.
A keni të ardhura?
Askush nga ne që përkujdesemi për këtë faqe nuk marrim pagesë dhe gjithçka që bëhet është në baza vullnetare. Molla e Kuqe është faqe jofitimprurëse dhe mirëmbahet nga njerëz të thjesht që kontributin e tyre në këtë faqe e japin gjatë kohës së lirë.
Si mundem të kontribuoj?
Përveç se mundeni të shkruani komente në të gjithë artikujt e publikuar në këtë faqe, ju jeni të mirëseardhur të shkruani edhe artikuj. Në fillim të gjithë artikujt që dëshironi ti botoni duhet ti dërgoni përmes postës elektronike por me kalimin e kohës dhe avancimi të sistemit publikues do të bëhet e mundur që anëtarët të publikojnë vet artikujt që ata dëshirojnë ti vendosin në faqen tonë.
Ju edhe mundeni të angazhoheni si redaktor dhe të keni përgjegjësinë për leximin paraprak dhe publikimin e shkrimeve që ne pranojmë nga lexuesit. Nëse kjo ju duket interesante atëherë kontaktoni me redaktorët e tanishëm përmes postës elektronike(mollakuqe2@gmail.com).
A mbështetni ndonjë parti politike?
Jo, ne jemi të pavarur nga politika dhe tek ne të gjitha partitë do të trajtohen sipas kritereve të njëjta.
Cilat janë rregullat për ata që komentojnë artikujt?
Nuk duhet të ofendoni shkruesin e artikullit apo debatuesit tjerë. Nuk duhet të postoni reklamë apo lidhje që nuk kanë të bëjnë me atë që diskutohet në artikull. Nëse kjo ndodhë komenti do të shqyrtohet nga redaktori dhe mund të zhvendoset. Kushti i tretë është që të ju përmbaheni rregullave dhe ligjeve në shtetin ku jetoni, kështu që mos shkruani komente që mund të kuptohen si kërcënime.
A pajtoheni me atë që shkruhet në artikujt që publikohen këtu?
Jo domosdoshmërisht. Ne publikojmë atë që ne mendojmë është e rëndësishme të lexohet nga lexuesit tanë, pa marr parasysh se a pajtohemi ne me përmbajtjen.
Artikulli ynë i parë publikuar me 17. shkurt
——
Në këtë ditë historike për popullin shqiptar, posaçërisht për shqiptarët e Kosovës, po e fillojmë këtë faqe interneti në formën e blogut për të ju ofruar shqiptarëve një arenë të re ku do të mundemi të diskutojmë dhe shprehim mendimet tona.
Ne do të fokusojmë më së shumti në Kosovë dhe ngjarjet atje por premtojmë se do të prekim edhe tema që kanë rëndësi mbarëkombëtare.
Një rëndësi të veçantë do të ju kushtojmë shqiptarëve që banojnë jashtë kufijve të shteteve me shumicë shqiptare, pra jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Kurrsesi nuk do të harrojmë shqiptarët e diasporës që gjatë të kaluarës kanë dhënë kontribut të paharrueshëm për çlirimin e Kosovës dhe tani vazhdojnë të japin kontribut të pakrahasueshëm për pavarësimin dhe zhvillimin e vendlindjes së tyre.
Urime Pavarësia dhe gëzohuni se botës shqiptare të internetit, pikërisht në datën historike 17 shkurt, i është shtuar edhe një faqe alternative që do të ju ushqej me lajme, analiza, opinione, intervista dhe fotografi që kanë të bëjnë me zhvillimet politike, shoqërore dhe kulturore në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare. Si asnjë here më pare ju njerëzit e thjesht, larg zyrave ku merren vendimet do të keni mundësi të shprehni mendimin tuaj.
Nuk mundem ta përfundoj këtë letër inauguruese pa përmendur blogun shqiptar “Peshku pa ujë” që na ka inspiruar më së shumti për fillimin e kësaj faqeje. Shpresojmë se në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim frytdhënës me ta.
Na priftë e mbara







Te dashur te “Molles se Kuqe”!
Me terhoqi menjehere sa pashe kete emer dhe thashe te le nje komenet qe me duket me interes per kete emer. Ju thoni se e keni zgedhur emrin Molla e Kuqe?
“Ndoshta është pak e çuditshme por ky emër është përzgjedhur vetëm pse na është dukur interesant dhe më ndryshe nga emrat që kanë mediumet tjera. Siç edhe jemi shprehur më poshtë, ne e kemi për qëllim të jemi një faqe jotradicionale dhe e pamë të rrugës të zgjedhim një emër që nuk është tradicional.”
Ju ne te vertete e keni zgjedhur sepse ju eshte duker interesant ky emer por per mua ky emer do te thote shume. A e dini pse?
Nga tregimet tona familjare te lena trshgim qe nga stergjyshi, gjyshi, im ate, nga une deri tek femijete e mij, te cileve po jua le trashegim, tregohet per nje histori shume interesante dhe domethenese ne lidhje me Mollen e Kuqe Shqiptare.
Qe nga nje kohe e larget, shqiptaret xheloze dhe vigjilente ndaj grabitjeve te njepasnjeshme te trojeve te tyre nga fqinjet, u vune emerin Molla e Kuqe dy fshtrave ekstreme; nje ne veri dhe tjetri ne jug te Shqiperise. Familja ime vjen nga Molla e Kuqe ne jug, fshat qe eshte edhe sot ne afersi te Selanikut dhe qe greket ja kane nderruar emerin duke e quajtur Kaloreferis. Fshati tjeter eshte (ne mos gaboj) edhe sot e kesaj dite me emerin Molla e Kuqe diku afer Novi Sadit ne Serbi.
Per nje kohe te gjate, deri ne copetimin e Shqiperise ne vitin 1913, perdorej nje shprehje nder shqiptaret, “Do rrish urte apo te ta bej shtepine matane Molles se Kuqe!” Me kete shprehje ata deshen te thoshin qe do te perzinin jashte trojve shqiptare!
Kufiri midis dy Molleve te Kuqe eshte sinonimi i vete Shqiperise se vertete.
Faleminderit, Agim Bacelli
Ndreqje gabimi.
Me falni per nje gabim, duhet te thosha Novi Pazar dhe jo Novi sad.
Agimi
Po edhe une kam degjuar nga te moshuarit qe thon qe molla e kuqe gjindet afer Nishit dhe deri atje ka qen e banuar me shqipetar.
S’paskam ndigju ndonjiher per kete punen e molles se kuqe po megjithato po m’pelqejka :)))
ju prifte e mbara!!
me pelqen shum kjo web faqe qenka nje web i qelluar nga ata qe e kan krijuar kete dhe ju deshiroj suksese ne qdo aspekt anetarve te ketij web ne rregull ju pershendes, Edhe nje pytje e kish bo me ma jap me honger kete mollen e kuqe hhehe sukseeeee
Mollen e kuqe ka ngrene Adami i shtytur nga EVA, eshte mekati fillestar, eshte djalli i fshehur i bere si MOLLE E KUQE
definicion me te mire , nuk kam ku t’gjej…
ky blog, eshte e i keq, si molla qe hengri adami,,
vetem artikuj shpifes lexon…