Feed on
Posts
Comments

Archive for the ‘Kosovë’ Category

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot humanisten serbe Natasha Kandiç, drejtoreshë e Fondacionit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, e cila po qëndron në Kosovë.
Zonja Kandiç theksoi se është shumë e nevojshme që të krijohet një Komision Rajonal për Viktimat, i cili do të punonte për ndriçimin e të [...]

Read Full Post »

E krasit RTK-në

Adi Krasta për emisionin “Njerëz të një shteti të ri”, për një muaj paguhet më shumë se Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari së bashku. Paga e tij sillet prej 6 mijë deri në 8 mijë euro në muaj. Edhe paga e Krastës edhe e Presidentit Sejdiu paguhen nga buxheti i Kosovës.
Njëri prej moderatorëve më të mirë [...]

Read Full Post »

Parlamenti i Kosovës kritikohet nga OSBE

OSBE ka kritikuar ligjivënësit e Kosovës se nuk kanë respektuar rregullat parlamentare dhe detyrat e kërkuara nga qeveria. Në vlerësimin e saj mbi efetkshmërinë e parlamentit për periudhën nga prilli në qershor, një raport i OSBE-së i publikuar të dielën (10 gusht) kritikon faktin që anëtarët e qeverisë nuk kanë marrë pjesë në seancat e [...]

Read Full Post »

Edhe sot kanë vazhduar luftimet midis forcave ruse dhe atyre gjeorgjiane brenda territorit të Gjeorgjisë.
Përveç se kanë raportuar se aleati i tyre i madh po shënon sukses në luftimet kundër gjeorgjianëve mbi provincat e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, mediat serbe kanë filluar ta përdorin këtë konflikt të armatosur kundër pavarësisë së Kosovës.
B92, një shtëpi mediale [...]

Read Full Post »

Kosova paslufte - Dilemat e politikës.

Toka e Shenjtë e njërit dhe Palestina e tjetrit përbëjnë
dy faqe të ndryshme të të njejtës dhe të vetmes medalje :
ajo e marrjes së shpagës nga ana një shumice të çliruar dhe
fitimtare, e cila, në emër të historisë ju shkakton të tjerëve po
ato vuajtje që ka hequr vetë, gjatë periudhës së skllavërisë së saj.

« Kosovarizimi [...]

Read Full Post »

Kosova paslufte - Ground Zero.

Toka e Shenjtë e njërit dhe Palestina e tjetrit përbëjnë
dy faqe të ndryshme të të njejtës dhe të vetmes medalje :
ajo e marrjes së shpagës nga ana një shumice të çliruar dhe
fitimtare, e cila, në emër të historisë ju shkakton të tjerëve po
ato vuajtje që ka hequr vetë, gjatë periudhës së skllavërisë së saj.

Lufta e [...]

Read Full Post »

Isa Mulaj
Raporti i Këshillit Britanik për Akreditim, në mes tjerash, tërthorazi e vërteton atë që ka qarkulluar gjithmonë në opinion dhe shumicën e mas medieve kosovare – se universitetet private (nëse kanë qenë ndonjëherë universitete) janë sektor i shpëlarjes së parave. Nuk ka pasur kurrfarë dyshimi në kualitetin e studimit në këto “Universitete”. Ka qenë [...]

Read Full Post »

Qeveria e Republikës së Kosovës pas një raporti nga Këshilli Britanik për Akreditim që kishte për qëllim vlerësimin e institucioneve të ndryshme që ofrojnë arsim të lartë në Kosovë, ka marr vendim që të ju ndaloi universiteteve private pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2008/09.
Sipas raportit asnjë nga institucionet e arsimit të lartë [...]

Read Full Post »

Në Bruksel përfundoi Konferenca e Donatorëve për Kosovën. BE-ja, SHHBA-ja dhe Gjermania janë tre donatorët më të mëdhenj.
Donatorët premtuan 1.2 miliardë euro për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë, në konferencën e donatorëve që u mbajt në Bruksel.
“Konferenca ka qenë shumë e suksesshme”, tha Pier Mirel, zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, përgjegjës për Ballkanin.
“Ky është [...]

Read Full Post »

Më shumë se gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 17. nëntorit, Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur të gjobis shumicën e partive politike në Kosovë për mosdeklarim apo deklarim të mangët të shpenzimeve dhe të ardhurave gjatë fushatës së zgjedhjeve.
Paneli i përbërë nga një ndërkombëtar, që edhe kryeson panelin, dhe dy [...]

Read Full Post »

Isa Mulaj
Para një muaji, në Kosovë janë futur disa maune me vaj që përmbajnë materie të rrezikshme kimike. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për kthimin e tyre në vendin e origjinës - Iran, ato u vendosën në Mitrovicë. Tre policë kishin kërkuar ndihmë mjekësore nga ndikimi i tërthortë (vetëm pse ishin në përcjellje të atyre mauneve) [...]

Read Full Post »

Kosovë, poezi

Kosovë
Ti bote pe tmerr ne mes te Ballkanit
Ti bote pe Evropën tek po bënte sehir
Këto qe ti sot pe
Nuk ishin ne mesjet
Këto vrasje makabre fëmijësh
ndodhen ne shekullin e njëzetë
Ne pamë edhe ju pate
Te gjithë pamë ketë horror
Pamë tek kuçedra villte zjarr bombash mbi Kosovë.
Pamë tek zhuriteshin ato vise
Nga flaka e barutit dhe e plumbave pa [...]

Read Full Post »

Fatmir Sejdiu për 2 korrikun

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shënoi hapin e parë institucional të procesit të gjatë për pavarësinë e Kosovës. Kjo deklaratë qe moment kthese në historinë më të re të Kosovës, sepse ishte akti i parë i artikulimit të qartë të vizionit dhe të vullnetit politik të [...]

Read Full Post »

Turist në Prishtinë

Ky reportazh është shkruajtur nga Sophie Middlemiss për të përjavshmen britanike “The Observer”. Artikulli u botua më datën 22 qershor 2008.
Pse pikërisht tash?
Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, [...]

Read Full Post »

Nacionalistet serbe kanë ngritur sot parlamentin serb në qytetin e ndarë të Mitrovicës në shenjë sfide të hapur ndaj shtetit të pavarur të Kosovës.
Parlamenti serb do të luftojë kundër krijimit të një tjetër shteti shqiptar në Ballkan ka thënë për agjensinë e lajmeve “Reuters” lideri i nacionalistëve serbë Marko Jaksic.
Gjithsesi parlamenti serb në [...]

Read Full Post »

Periudha e tranzicionit në Kosovë po përcillet me paqartësi juridike, ku institucionet e Kosovës, UNMIK-u, EULEX-i e ICO-ja funksionojnë në bazë të dokumenteve të ndryshme juridike. Juristët kosovarë tërheqin vërejtjen se kjo do t’i shkaktojë telashe shtetit të ri kosovar.
Kushtetuta, plani i Ahtisaarit dhe raporti i Ban Ki Moonit - janë këto tri dokumente [...]

Read Full Post »

“Asnjëherë nuk do të hapet pakoja e Martti Ahtisaari-t, asnjëherë nuk do të hapet statusi i Kosovës dhe asnjëherë nuk do të ulemi në tavolinë për të dialoguar çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës dhe të pozicionit të saj juridik dhe kushtetues që ka”, ka thënë presidenti i vendit Fatmir Sejdiu [...]

Read Full Post »

Presidenti Sejdiu priti ambasadorin e Belgjikës në Sofje, z. Philipe Beke, i cili njëkohësisht përfaqëson vendin e tij edhe në Kosovë.
Presidenti Sejdiu e informoi ambasadorin për vendimin që ka marrë për hapjen e misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në nivel ambasade në Bruksel, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme.
Gjithashtu, Presidenti [...]

Read Full Post »

Një grup serbësh sot ia kanë djegur sanën e tubuar në arën e tij, Skënder Rexhepit, nga fshati Suhadoll i Mitrovicës.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Ylber Durmishi, tha se ngjarja ka ndodhur pas orës 12:00, me ç’rast një grup serbësh kanë hyrë në arën e Skënder Rexhepit dhe ia [...]

Read Full Post »

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar sot hapjen e nëntë ambasadave dhe përfaqësive të para diplomatike të Kosovës në botë. Për fazën e parë, ambasadat do të hapen në Uashington, Bruksel, Londër, Berlin, Paris, Romë, Vjenë, Bern dhe Tiranë.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar sot themelimin e nëntë misioneve të para diplomatike të [...]

Read Full Post »

Older Posts »