Feeds:
Postime
Komente

Archive for Shkurt, 2008

Zyra ndërlidhëse gjermane në Prishtinë, u shndërrua sot zyrtarisht në Ambasadë të Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, në të cilën u ngrit edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Zyra ndërlidhëse gjermane është e para që është shndërruar në Ambasadë në Prishtinë. Pritet që shumë shpejt të emërohet edhe ambasadori i ri gjerman.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit gjerman, Karl Vokalek, sqaroi se Zyra ndërlidhëse ka kryer të gjitha detyrat që i kryen një ambasadë. Por, Kosova deri më tani nuk ka qenë një vend i pavarur, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mund të lidhen vetëm me shtetet e pavarura dhe sovrane. Kështu që kjo marrëdhënie diplomatike, siç tha ai, ka hyrë në fuqi me një shkëmbim letrash mes dy presidentëve të vendeve tona, më 21 shkurt të këtij viti.

Zyra ndërlidhëse gjermane është e para që është shndërruar në Ambasadë në Prishtinë. Pritet që së shpejti të emërohet edhe ambasadori i ri gjerman.

Radio Televizioni i Kosovës

Read Full Post »

Qeveria e Kosovës është në prag të një vendimi për ulje të madhe të pagave në ndërmarrjet publike. Menaxherët e Korporatës Energjetike të Kosovës, Postë- telekomunikacionit dhe Aeroportit të Prishtinës do t`i kenë pagat paralel me ata të administratës. Kjo nënkupton se këta menaxherë dhe punonjës tjerë të këtyre kompanive nuk do të marrin më nga dy a tri mijë euro në muaj, por 300 deri në 400 euro. Kjo do të bëhet për të nivelizuar pagat në tërë sektorët publikë të Kosovës.

E tërë administrata Kosovës, me rreth 75 mijë punëtorë, i kushton buxhetit të vendit 200 milionë euro në vit. Në anën tjetër, 15 mijë punëtorët e kompanive publike përbijnë mbi 100 milionë euro në vit. Vetëm 2400 punëtorët e PTKsë, për një motmot gëlltisin afër 28 milionë euro vetëm për paga. Kthyer në shqip, kjo i bie që çdo punëtor i kësaj korporate merr mesatarisht nga një mijë euro pagë në muaj. Kjo është më tepër se pesë fish se mesatarja e pagës së një buxhetori.

Pjesë nga artikulli i Gazetës Express

Read Full Post »

Kosova më kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Kjo ishte përgjigja e Washingtonit ndaj deklaratave të zyrtarëve rusë që dje ishin për vizitë në Beograd, ku theksuan mbështetjen e Rusisë për sovranitetin serb. Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm kështu siç e njohëm ne, ka thënë nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns.

“Ne do të bëjmë përpjekje të punojmë me të dyja palët, si rusët ashtu edhe serbët, mirëpo duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova më kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, tha dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
I pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Serbisë për “anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA”, zëdhënësi Casey tha se edhe ajo deklaratë e kryeministrit serb “nuk dallon shumë nga çdo fjalim tjetër që ka mbajtur ai (Koshtunica) për Kosovën”.

Ndërkaq nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns duke folur mbrëmë në Washington, në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, ka hedhur poshtë zërat për ndarjen e Kosovës.

“Ne nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës, e këtë nuk do ta pranojnë as Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian dhe as NATO-ja”, tha Burns. Ai shtoi se “Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm kështu siç e njohëm ne”.

“Nëse Serbët e Kosovës, apo ata në Beograd mendojnë se mund ta ndajnë Kosovën, atëherë ne u themi se e kanë gabim”, tha nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, në një nga fjalimet e tij të fundit në postin e tanishëm.

Ai në fillim të marsit pensionohet me dëshirën e tij. Do të mbahet në kujtesë të Kosovës sepse ishte zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit që i orientoi dhe i dinamizoi aktivitetet për zgjidhjen e 1ështjes së saj gjatë tre vjetëve të fundit.

Radio Televizioni i Kosovës

Read Full Post »

Read Full Post »

Newborn, Kosova

Ka ardh koha për ta levizur obeliskun e pavarësisë “NEWBORN”.

faqen e artistëve që erdhën me idenë për këtë obelisk ka filluar një debat për vendin se ku duhet të vendoset obelisku kur ai largohet nga vendi ku është sot, para “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Disa nga propozimet që kanë ardhur deri më tani janë:

Veternik
Grykën e Rugovës
Arbëri
Rrethi

Andreas Welch (foto)

Read Full Post »

UNMIK-u në Kosovë

Kosova nuk e qeverisė turizmin e vet – ajo, fatkeqėsisht, qeveriset nga turistėt. Administratorėt nė Kosovė, qofshin ata tė zakonshėm, zėvendės apo kryeadministratorė, tė UNMIK-ut qė janė kėtu apo ata tė BE-sė qė do tė vijnė, janė kėtu me kontrata tė kufizuara nė kohė (paēka qė misionet e tyre si institucione strukturore nuk kanė kufizime tė tilla). Ata janė njerėz qė e pėrjetojnė pėrkohshmėrinė e qėndrimit tė tyre nė Kosovė si njė pėrvojė turistike nė njė vend ekzotik, ku kanė zgjedhur tė pushojnė, pėr t’u kthyer pastaj nė vendet dhe shtėpitė e tyre, plotėsisht tė ndryshme me Kosovėn.

Turistėt kanė vetėm njė qėllim tė cilin e kėrkojnė me ēdo kusht nė vendin tė cilin e kanė vizituar, e ai ėshtė shfrytėzimi i vendit (zakonisht ekzotik dhe tėrėsisht i ndryshėm me vendin e origjinės sė turistit), si dhe dėfrimi i skajshėm me ofertėn e vendit, ofertė kjo e pėrgatitur vetėm pėr turistėt. Rrjedhimisht ėshtė nė natyrėn e turistit tė jetė i shkujdesur ndaj pasojave tė veprimeve tė tij. Ajo kohė qė ai e ka ndarė pėr pushimin e tij, ėshtė nė tė vėrtetė koha kur ai i lė anash njė pjesė tė konsiderueshme tė vlerave morale qė ia kufizojnė hedonizmin individual nė rrethin ku jeton, dhe ia hap dyert shfrenimit. Kėtė shfrenim turisti e arsyeton me domosdonė pėr thithjen e energjive tė reja pėr t’ia kundėrvėnė kėto molisjes nga automatizmi i pėrditshėm e i mėrzitshėm i punės me pagė. Kėshtu pėrvoja turistike, fenomen jo fort i vjetėr, paraqet thelbėsisht antitezėn e pėrditshmėrisė – turistėt thjeshtė kėmbėngulin nė veprime qė asnjėherė nuk do t’u shkonte mendja, dhe nuk do ta kishin mundėsinė t’i bėnin nė jetėrat e tyre nėpėr vendet prej nga vijnė. Natyrisht se turistėt nė vende tė caktuara janė tė obliguar t’u nėnshtrohen ligjeve tė vendit, dhe kėto kufizime ua ndalin paksa hovin e planifikuar tė dėfrimit.
Mirėpo, zakonisht vendet qė specializohen nė turizėm, janė tė prirura tė bėjnė lėshime tė caktuara pėr ata prej tė cilėve pėrfitojnė shuma marramendėse parash. Pėr kėto lėshime turistėt janė tė vetėdijshme. Dhe ata i shfrytėzojnė ato. Pa brejtje ndėrgjegjeje. Ndėrgjegjja nuk e pėrcjell turistin nė vendin qė e ka zgjedhur pėr ta vizituar – ajo mbetet nė shtėpi, sė bashku me vendin e punės, stresin, mėrzinė dhe obligimet shoqėrore e politike ndaj vendit. Ėshtė e kuptueshme qė turisti ėshtė i pėrgjegjshėm ndaj vendit tė vet, ai aty e ka shtėpinė dhe aty e ka organizuar jetėn. Pra ai nė asnjė mėnyrė nuk ia lejon vetes tė jetė turist aty. Kjo e tėra kthehet me kokė teposhtė kur turisti zbarkon nė vendin e pushimeve. Ndaj atij vendi nuk ka kurrėfarė pėrgjegjėsie dhe nga ai vend turisti pret vetėm pėrfitime. Asnjėherė nuk brengoset pėr aktulitetin e vendit dhe pėr tė ardhmen e tij. Nuk i bėn pėrshtypje gjendja shoqėrore e njerėzve aty, orari i punės sė atyre qė e shėrbejnė (tė cilėve pėrton edhe emrat t’ua mbajė mend), kushtet nė tė cilat pėrpiqet popullata e vendit ta mbijetojė pėrditshmėrinė, progresi apo ngecja e vendit, apo doket dhe zakonet qė e mbajnė shoqėrinė e atij vendi bashkė. Dallimet kulturore i pėrjeton si shok nė fillim, dhe pastaj fillon tė dėfrehet nga to – por mė tepėr e dėfren fakti se ato do tė mbesin aty kur ai tė shkojė. Kėto karakteristika tė vendit, qė pėr vendasit janė kushtet jetėsore, pėr turistin janė elemente zbavitjeje. Ai ėshtė i interesuar qė ato tė ekzistojnė, dhe qė tė ketė mundėsi t’i shfrytėzojė. Pėrndryshe udhėtimi i tij turistik do tė dėshtonte. Turisti nuk ėshtė i interesuar pėr progresin e vendit turistik. Ai udhėton pėr ta soditur dhe shfrytėzuar status-quo-nė dhe njerėzit e prodhuar nga kjo status-quo, tė cilėt turisti i konsideron tė neveritshėm si njerėz, por tė pranueshėm si shėrbėtorė.

A nuk janė pushtetarėt ndėrkombėtar nė Kosovė pikėrisht tė tillė? Kėta turistė me pushtet absolut politik e njohin Kosovėn si vend tė huaj (gjė qė edhe ėshtė pėr ta), dhe e trajtojnė zellshėm si tė tillė. Ata asnjėherė nuk pėrpiqen t’i kuptojnė doket dhe zakonet tona, madje as rrethanat nė tė cilat ne jetojmė e tė cilat na kanė bėrė tė tillė. Prej se kanė ardhur kėta turistė kėtu i krijojnė vetė kėto rrethana, duke na e ngushtuar hapėsirėn tonė, pėr ta rritur fushėveprimin e vet politik, ekonomik e social. Turistėt nė Kosovė janė jashtė ligjit, dhe e kanė tė lejuar tė bėjnė ēdo gjė. Pėr ta pėrvoja kėtu ėshtė njė dėfrim i thellė – situatė e veēantė e tė jetuarit nė pavarėsi tė plotė nga ligji dhe etika. Ata provojnė ēdo gjė qė u ėshtė ndaluar nė vendet prej nga vijnė, dhe flasin pėr kėto pėrvoja me t’u kthyer nė shtėpi. Turistėt e Kosovės e pėrjashtojnė secilėn mundėsi pėr progres nė vendin tonė, jodomosdoshmėrisht pse janė njerėz dashakėqinj, por pse janė turistė. Pėrkohshmėria e qėndrimit tė tyre dhe mosballafaqimi me pasojat e vendimeve/veprimeve tė tyre, kushtėzon njė moskokėēarje dhe mospėrgjegjėsi ndaj pozitave tė okupuara. Synimin e vetėm qė ata e kanė ėshtė qė ta ruajnė qetėsinė pėr kohėn sa janė kėtu, nė pushimet e tyre gjashtėmuajore (shpesh edhe mė gjatė), dhe t’ua bartin po atė gjendje turistėve pasardhės. Kėshtu riprodhohet mentaliteti i tyre i pėrkohshėm i pasqyruar nė politikė me vendime tė pėrkohshme qė len pasoja tė pėrhershme. Njėkohėsisht qeverisja nga turistėt kushtėzon mungesė tė vazhdimėsisė mes politikave, dhe rrjedhimisht mosangazhim afatgjatė. Turistėt janė njerėz tė ndryshėm me shije dhe qefe tė ndryshme. Duke i pasur duart e lira, administratorėt kėtu i zbatojnė kėto shije dhe qejfe nė tėrėsi. Kėto qejfe dhe shije zbatohen nė lėkurėn tonė dhe jetėn tonė. Turistė u pushtetshėm insistojnė nė riprodhimin e vazhdueshėm tė gjendjes sė mjerė ekonomike e shoqėrore nė Kosovė – kjo ua mundėson atyre sundimin e lehtė dhe pushimin e lirė pėr xhepat e tyre. Njėherė pata lexuar nė gazetėn londineze The Guardian pėr njė lloj tė veēantė tė ndėrmarrjes turistike e cila ilegalisht ishte organizuar nga disa agjenci turistike tė Evropės nė bashkėpunim me agjenci turistike tė Amerikės Latine. Turistėt nga vende tė ndryshme shkonin nė xhunglat e Amerikės Latine dhe zbarkonin si tė pėrdalė nė gjuetinė nė njerėz (kujto 10 shkurtin, policėt rumun, Steven Schook-un dhe Steven Curtisin). Kėto ndėrmarrje, natyrisht, janė ilegale. E keqja ėshtė se kėta turistė ishin njerėz me renome dhe reputacion nė komunitetet e tyre. Ata ishin punėtorė tė zellshėm dhe njerėz tė dobishėm pėr vendet e tyre. Mundėsia e krijuar nga turizmi i shndėrronte ata sakaq nė tė kundėrtėn e asaj qė ishin. Ai ua cyste atyre pikėrisht instinktin e egėr njerėzor pėr vrasje dhe shkatėrrim. Ose turizmi seksual i orientuar kryesisht kah vendet e Azisė, ku raste tė zakonshme janė marrėdhėniet seksuale me vajza dhe djem tė mitur.

Kėto dy raste qė i pėrmenda e shpėrfaqin, ndoshta, fytyrėn mė tė pėrshtirė tė realitetit prej nga janė pėrjashtuar vlerat dhe ligjet. Kosova ėshtė pikėrisht njė vend i tillė. Pushteti kėtu ėshtė jashtė ligjeve dhe nuk ėshtė i kushtėzuar me asgjė qė t’i pėrmbahet ēfarėdo kodi etik. Kėtu kemi tė instaluar njė pushtet tė zhveshur absolutisht nga imperativi kategorik etik, nga pėrgjegjėsia ndaj subjekteve tė cilat i qeverisė, dhe nė emėr tė tė cilave qeverisė. Nė Kosovė, turistėt-misionarė nuk kanė nevojė tė fshehen nga agjentėt frenues tė dėshirave tė tyre. Agjenti me potencial frenues (aparati shtetėror) ėshtė mishėruar nė turistin hedonist. Kėta administratorė janė thelbi i turistit, nė vendin qė u ėshtė dhėnė nėn menaxhim. Prandaj e kanė bėrė atė tė tillė – parajsė pėr turistėt.

 Visar Ymeri, gazeta javore Vetëvendosje, nr 122

Read Full Post »

Me gjithë problemet e shumta pas ditëve të para të Pavarësisë, nga shtetit i ri i Kosovës pritet zgjidhje edhe për trashëgiminë kulturore. Kjo çështje e politizuar në favor të tezave të përkatësisë territoriale, kërkon përkujdesjen për vlerat që bartin këto monumente. Shumë prej tyre, të shkatërruara dhe të djegura, ndoshta nuk do të kthehen më. Mbrojtja dhe rindërtimi i tyre është një tjetër sfidë për shtetin e ri. Historiani dhe drejtuesi i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Parim Kosova beson se rritja e buxhetit për këtë fushë do të përshpejtonte konservimin, restaurimin dhe ringritjen e këtyre monumente. Por sipas tij, është e nevojshme të nisë sa më parë verifikimi i hipotezave të falsifikuara nga serbët për trashëgiminë ortodokse shqiptare të Kosovës, sipas të cilave ato i përkasin serbëve.

Një nga çështjet e diskutuara në Kosovë është trashëgimia kulturore dhe historike. Çfarë ka ndodhur ndër vite me këtë pasuri?

Si në krahinat e tjera shqiptare ashtu edhe në Kosovë, iliro-shqiptarët në vazhdimësi kanë krijuar edhe vlera të shumta kulturore-historike. Dëshmi janë lokalitetet e shumta arkeologjike, objektet arkitektonike, perlat e shumta etj. Trashëgimia jo ortodokse në Kosovë gjatë gjithë kohës së okupimit serb të Kosovës(1912-1999) përjetoi përdhunime të ndryshme dhe sistematike, sipas planeve të sajuara nga institucionet shtetërore të okupatorit. Ajo trashëgimi që i shpëtoi kulturocidit dhe urbicidit serbojugosllav filloi të trajtohet në mënyrë institucionale vetëm gjatë viteve 1967-1981. Kjo falë rrethanave të krijuara në politikën ndërkombëtare në relacion me ish-Jugosllavinë. Nga viti 1981-1999, pas demonstratave shqiptare për Kosovën Republikë, filloi vendosja e masave të dhunshme nëpër institucione shkencore, kulturore, arsimore të Kosovës si në Entin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, Muzeun e Kosovës, Muzeun e Revolucionit të Kosovës, Entin për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Prizrenit etj. Filloi edhe rrënimi i shumë monumenteve të tjera që kishin shpëtuar deri atëherë. Madje u përdhosën edhe bustet e heronjve shqiptar që kishin luftuar nën parullën e “Vëllazërim Bashkimit” gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Situatat që pasuan më vonë, sollën heqjen e autonomisë së Kosovës më 1989. Kështu filloi faza e përshpejtuar edhe e shkatërrimit të trashëgimisë në Kosovë nga serbët. Gjatë Luftës së fundit UÇK-shteti Serb, ata shkatërruan edhe një pjesë të madhe të trashëgimisë. Vetëm në rrethinën e Deçanit dogjën dhe shkatërruan mbi 300 kulla. Në Kosovë dogjën dhe shkatërruan 218 xhami, shumë teqe, tyrbe, disa kisha katolike dhe me qindra mijëra objekte banimi. Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit së bashku me eksponatet, kulla ku është mbajtur Lidhja Shqiptare e Pejës, Çarshia e Pejës, Çarshia e Gjakovës etj, patën të njëjtin fat.

Aktualisht si është gjendja? Ka pasur rindërtime të këtyre monumenteve historike dhe kulturore?

Një pjesë e tyre u rindërtuan nga vetë pronarët, disa nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, një pjesë tjetër u rindërtuan me donacione të ndryshme. Pas luftës është rindërtuar Muzeu i djegur i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Teqeja Bektashiane e Gjakovës etj. Por duhet të theksohet se shumica nga këto mijëra objekte të shkatërruar, për shumë arsye nuk mund të rindërtohen më asnjëherë.

Kosova vazhdon të gëzojë ditët e para të Pavarësisë. Çfarë mendoni se do ndodhë me këtë pasuri dhe cilat duhet të jenë masat e para?

Me zgjidhjen e statusit të Kosovës, situata për trashëgiminë do të jetë shumë më e favorshme. Pavarësisht vështirësive të ndryshme që do të ketë në buxhetin e Kosovës, duhen gjetur mënyra që buxheti për trashëgimi të rritet. Kjo është bazë për përkujdesje të mirëfilltë të trashëgimisë së mbetur dhe të rindërtimit të një pjese të atyre që janë shkatërruar. Flasim për ato monumente që ekzistojnë në incizime arkitektonike dhe fotografi të ndryshme. Rritja e buxhetit do të çojë në përshpejtimin e restaurimit, konservimit dhe rindërtimit të monumenteve. Mendojmë që duhet të fillohet me verifikimin e hipotezave serbe pasi ata, të mbështetur nga aleatët tradicional të pansllavizmit gjatë gjithë shekullit të kaluar bënë falsifikime për trashëgiminë ortodokse shqiptare në Kosovë, duke u munduar të përvetësonin ato objekte si të tyre. Pas Pavarësisë, besoj që ekspertët vendorë në bashkëpunim me ata nga Tirana dhe vende të tjera duhet të vërtetojnë këto falsifikime të pseudoshkencës serbe. Rindërtimi i atyre që janë shkatërruar duhet të fillojë. Puna ka filluar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila përmes ekspertëve të Instituteve për Mbrojtjen e Monumenteve ka bërë inventarizimin e trashëgimisë së Kosovës. Në këtë mënyrë janë evidentuar objektet-monumentet të të gjitha gjinive. E rëndësishme është që tani monumentet janë nën përkujdesje institucionale dhe të mbrojtura me ligj nga Shteti i Kosovës.

Do të gjejë vëmendjen e duhur trashëgimia në këtë kohë, apo do të ketë një shpërfillje kundrejt problemeve të tjera?

Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë në Shtetin e Kosovës. Populli me shekuj i mbrojti monumentet e veta dhe tani ka edhe institutet e veta nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Vitin e kaluar u aprovua edhe Ligji për Trashëgimi dhe është në funksion.

A ka marrë një theks politik, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë kjo çështje?

Edhe më sipër theksova se Serbia me aparatin e saj arriti të politizojë këtë çështje, por besoj që në vitet e ardhme kjo do të depolitizohet. Po marrim vetëm një shembull të këtij vullneti. Manastiri i Deçanit historikisht dihet që i ka takuar fisit shqiptar Gashi, por aty prej vitesh janë vendosur murgjit serbë…Manastiri në fjalë tani është monument i mbrojtur edhe nga UNESCO-ja. Për momentin Serbia doli fituese në këtë drejtim. Me aleatët e vetë arriti të politizojë falsifikimet e veta. Mjerisht kjo gjë u mbështet edhe në Planin e Ahtisaarit…

Një pjesë e mirë e objekteve të trashëgimisë u rrëmbyen gjatë luftës. Ka përpjekje ose shpresa të kthehen sërish?

Në vitin 1995, Ministria e Kulturës e Serbisë kishte organizuar një ekspozitë në Beograd të titulluar “Vlerat e Kosovës”. Disa qindra eksponate i kishte marrë nga Muzeu i Kosovës, Muzeu Arkeologjik Regjional i Prizrenit dhe pavarësisht përpjekjeve nga instancat e Kosovës ato nuk janë kthyer ende. Ka pasur vetëm ndonjë rast si ai para tri vjetësh kur administratori i Kosovës z. Michael Shtainer solli nga Beogradi eksponatin shumë me vlerë “Hyjnesha në Fron”, e cila daton në vitin 3500 pr. Er.

Objektet e kultit kanë qenë objektiv i shkatërrimeve të mëdha. Vazhdojnë të kanosen?

Edhe gjatë luftës së fundit ishin objektiv i shkatërrimeve nga serbët, por sot ato trajtohen në mënyrë institucionale, dhe nuk kanosen nga përdhunimet.

Nisur nga pozicioni i historianit, sa kanë humbur brezat që do vijnë nga dëshmitë historike të Kosovës, që tashmë nuk janë më?

Kosova, njerëzimi dhe brezat në përgjithësi kanë humbur shumë nga gjithë ky kulturocid i ushtruar nga serbët ndaj trashëgimisë në Kosovë.

Ju drejtoni një kompleks, i cili vet pësoi shkatërrim total. Keni bërë një kërkesë për gjykim në Gjykatën e Hagës. Është marrë parasysh?

Muzeu Historik në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 27 mars 1999 u dogj së bashku me të gjitha eksponatet nga serbët. Ndaj këtyre 11 pjesëmarrësve kemi ngritur aktakuzë në Tribunalin e Hagës. Ne ende nuk kemi informatë që është marrë në shqyrtim aktakuza jonë.

Oliverta Lila, Gazeta Shqiptare

Read Full Post »

Anila Disha, Lajm Maqedoni

Maqedonia me sa duket me arshin të dyfishtë e përcjellë situatën në fqinjësi. Përderisa kur është fjala për Kosovën, situata ;do herë dramatizohet, kur është në pyetje Serbia situata relativizohet, madje edhe kur është dramatike.

Edhe pse në Serbi kanë filluar protesta të cilat e rrezikojnë tërë rajonin, ato aspak nuk e brengosin MPB-në e Maqedonisë, ku vlerësohet se situata është normale. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski thotë se MPB-ja po e përcjellë situatën dhe për momentin nuk ka nevojë të rritjes së forcave të sigurisë në vendkalimet kufitare me Serbinë. “Situata është normale dhe gjithçka është nën kontroll. Gjatë gjithë kohës e përcjellim situatën dhe po qe nevoja do të ketë edhe përforcime”, tha zëdhënësi Kotevski, duke shtuar se për momentin gjithçka është normale.

Edhe serbët e Maqedonisë kanë paralajmëruar protesta në Maqedoni. Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë, ka paralajmëruar protesta pasi të kthehen nga protestat e Beogradit. Protestat janë planifikuar që të mbahen në qytetin e Kumanovës, ku protestuesit kryesorë do të jenë nxënësit e shkollave. Sipas organizatorëve protestuesit planifikohet që të marshojnë edhe drejt gjimnazit të Kumanovës, ku mësojnë nxënësit shqiptarë.

Read Full Post »

Björk

Këngëtarja islandeze Bjork në koncertin e mbajtur në kryeqytetin japonez Tokio të martën mbrëma disa herë gjatë interpretimit të saj ka përmendur “Kosovën” dhe mes tjerësh ka deklaruar se “Kosova duhet të jetë e pavarur”.

Sipas disenjatores beogradase, Irena Inumaru, e cila jeton e punon në Tokio, në një deklaratë dhënë gazetës “Blic” në koncertin e mbajtur në sallën “Budokan” gjithçka ishte normale deri në momentin kur Bjork interpretoi këngën “Declare Independence”, që në shqip i bie “Shpalle pavarësinë”. Këtë këngë këngëtarja ia ka kushtuar Ishujve Faroe, mirëpo pasi që e këndoi këngën, ajo nisi të bërtiste “Kosova, Kosova”, ndërsa publiku e shoqëronte me ovacione. Këngëtaren në sfond e përcillnin imazhe të flamujve të kuq, që të asociojnë në flamuj shqiptarë. Këtë pjesë Bjork e përfundoi duke thënë: “Kosova duhet të jetë e pavarur. Serbët nuk bënë të sundojnë në Kosovë”.

Kohavision
Wikipedia Commons (foto)

Read Full Post »

LDK + PDK

Dikur, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe partia e tij ishin armiqtë më të mëdhenj të Hashim Thaçit, që para se të bëhej kryetar partie, e tani kryeministër, ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të UÇK-së. Sipas këtyre njerëzve LDK dhe udhëheqësia e saj ishin tradhtar të popullit të Kosovës, diçka që arsyetohej me fotografitë nga takimet mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Milosheviqit.

Por gjërat kanë ndryshuar. E gjithë kjo i takon të kaluarës. Thaçi tani më nuk është radikal siç ishte kur ai studionte në Universitetin e Prishtinës apo u bë pjesë e udhëheqësish së UÇK-së. Pas një kohe të shkurtër si kryeministër i Kosovës fill pas mbarimit të luftës, Thaçi që nuk kishte një përshtypje të mirë tek ndërkombëtarët u deshtë të hynte në opozitë dhe në të njëjtën kohë të filloj një reformim të partisë dhe mënyrës se sy ky perceptohej nga ndërkombëtarët në Kosovës.

Për tu bërë më i pranueshëm, Thaçi i ktheu shpinën idealizmit, asaj që ai gjithmonë kishte besuar, dhe filloi me pragmatizëm për të ju treguar ndërkombëtarëve se ky tani nuk ishte më ushtari gjarpër i luftës së Kosovës por një politikan i respektuar që ishte i gatshëm të merrte në drejtim shtetin e Kosovës.

Në këtë rrugë të transformimit të Thaçit nga një idealist në një pragmatist, partia PDK, ndoshta edhe për shkak të egoizmit të Thaçit për tu bërë kryeministër dhe bile kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, sakrifikoi shumë. Lufta e Kosovës filloi të përmendej më rrallë, u pranua që Kosova të mos ketë ushtri të vetën, u hesht kur ata që tani përsërisnin kërkesat e dikurshme të Thaçit dhe shokëve të tij arrestoheshin nga policia ndërkombëtare, LDK nuk ishin më tradhtarët e dikurshëm por bashkëpunëtorët e nevojshëm, flamuri kombëtar u sakfrikua për yllat e BE-së.

Thaçi dhe LDK u bënë mish e shpirt. Kjo ilustrohet më se miri nga vizita e Thaçit tek varri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Për së gjalli nuk arritën të pajtoheshin por tani, ndoshta jo nga vetëdëshira, një pajtim po vjen. Një pajtim që siguron pozicionet e politikanëve por që pa dyshim dëmton popullin pasi që Kosova tani nuk ka ndonjë opozitë dhe fati i popullit është në duart e njerëzve që për më shumë se 9 vite rresht dëshmuan se nuk dinë asgjë tjetër veçse të keqpërdorin në të gjitha mënyrat besimin e popullit. Askush në parlament për të ngritur zërin nëse qeveria Thaçi fillon të çoroditet si ato te mëparshmet. AAK-ja e vogël që tani është në opozitë për një kohë është neutralizuar me ndryshimin e Kornizës Kushtetuese që e bënë të mundshme përfaqësimin e kësaj partie në kryesinë e kuvendit.

Read Full Post »

Ndërtesa ku u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Prizren

Qysh se ta pata nisë një letër të gjatë dikur për gjuhën,më pëlqen me iu përgjigjë kërkesave tua për me kontribue herë mbas here në “Java”, duke ruejt formën e një letërkëmbimi midis miqsh.

Mbi çka me e ndërtue Kosoven,me pyet ti. Mbi gjak, sakrifica e përmendore, apo mbi vlera e të drejta.

Reagimi i parë që më vjen para një pyetje të tillë asht se une nuk e di.

Gjithmonë më kanë lanë shije jo të mirë ata që ulun para tastieres së një kompjuteri diku nëpër qytetet e Europës, lëshojnë receta e shesin mend ( e në fakt i shesin lirë, mbasi mendt nuk po kanë shumë të shitun kohët e fundit) se si me i zgjidhë çashtjet themelore të egzistencës sonë si komb a si shtet.
Pra, tundimi i parë ishte që të pergjigjesha duke të thane se, i dashtun Migjen , une nuk po di se mbi çka duhet me e ndërtue Kosovën.
Por, nuk mundem me e mshehë se pyetja që ti më kishe nisë më bani me mendue. Jo aq me mendue se çfarë recetet mundem une me i ofrue kosovarëve mbi ndërtimin e shtetit të tyne, por më bani me mendue mbi ate se sa asht e drejtë me e shtrue problemin në këte mënyrë.
Mbi gjak a mbi vlera.
Mënyra se si e ke ndërtue pyetjen i ven gjakun,përmendoret e sakrificat në krahun e kundërt të vlerave e të drejtës. Duke e pranue këte kundërshti si një të dhanë objektive, ti mandej shtron pyetjen se çfarë zgjedhjet duhet ba kur të hidhen themelet e shtetit të Kosovës, zgjedhja e gjakut apo e vlerave.

(më tepër…)

Read Full Post »

Hakerat sulmojnë Kosovën

Nga data 19 shkurt, faqja e Agjencisë së Pavarur të Lajmeve Kosova Press është duke u sulmuar nga persona tani për tani të panjohur. Nga këto sulme, kohë pas kohe me një ndërprerje(nganjeherë5-10 minuta ndërsa tani për tani ka me shumë se një orë qe ne këto rrjete është ndërprerë), është duke iu pamundësuar qasja lexuesve (qe janë të lidhur me IPKO dhe KUJTESA)vetëm në Kosovë.

Po ashtu, kjo është duke i ndodhur edhe disa faqeve në Kosovë(RTK). Disa burime të pakonfirmuara i thanë Kosovapress-it se këto sulme janë duke ardhur në mënyrë të organizuar nga Serbia dhe vendet kundër pavarësisë si Rusia, Rumania pas shpalljes së Kosovës shtet të Pavarur dhe Sovran. Po ashtu, këto burime nuk mund ta konfirmonin nëse këto sulme janë duke ardhur në mënyrë institucionale, apo nga individë të caktuar.

Kosovapress

Read Full Post »

Sheshi Skenderbeu, Prishtinë 

Edlira Gjoni, Tirana Observer

Të shoh në sy, Kosovë! Drejt, në syrin tënd zhbirues, që s’tutet, as ulet, as dridhet. Në sy të shoh, Kosovë. Në sy! Dhe më ngul drithërimat qartësia e asaj që shoh drejt në sytë e tu. Mëvetësinë, bindjen për ta pasur, këmbënguljen për ta arritur, të drejtën për ta merituar. Dhe më dhembin sytë e mi, Kosovë. Sytë e mi shqiptarë, që nuk e panë kaq drejt vuajtjen tënde; as pastrimin tënd etnik; as rrugën tënde të pashembullt 9-vjeçare për ta arritur standardet që në Tiranë nuk po dinë të arrijnë dot; as këmbënguljen tënde të palëkundur nga asnjë lloj presioni, lëmoshe apo gënjeshtre.

Të shoh në sy, Kosovë, dhe më vjen për të qarë. Për të vuajtur më vjen, që ndjenja ime e gëzimi për ty më është mbuluar nga manipulimet prej të cilave nuk kam imunitet. Guximi yt për të marrë atë që meriton më tremb, sepse më pyesin “a din ti, Kosovë, të ndërtosh shtet? A mundesh ti, Kosovë, të kuptosh fjalën “demokraci”? A din ti, Kosovë, të jetosh në komunitet?” …Unë i ul sytë e para, Kosovë. I ul poshtë krejt, se nuk e kam aq të fortë besimin tek origjina ime; as tek të drejtat e mia që përditë m’i tregojnë të ndryshme; as tek kultura ime, që shumë kam lënë të ma përziejnë; as tek idealet e mia, që nuk di nën ç’qiell presin të damkosen a të lulëzojnë.

Unë ika nga Shqipëria në ’97-ën, Kosovë. Së bashku me mijëra të tjerë që eksoduan, e me të tjera mijëra që shkuan poshtë dheut për të mos parë çmenduritë sipër tij. Kurse ti i mblodhe të gjithë shqiptarët e tu një vit më vonë, me anije, aviona e mushka, me armë në krah e pa kompromis në kokë. T’i pritëm të dëbuarit e tu, Kosovë, por nuk iu bashkë-ngjitëm Bacës, as Ramushit, as Hashimit, as Vetonit, as Imbrahimit. As në Recak, as në Rambuje, as në Prishtinë! E pamë të vërtetën tënde me sytë e botës, Kosovë; edhe pse me gjysma fjalësh përkthenim vetë për ty në Morinë. Por s’ta kaluam cakun, Kosovë. Prandaj i ul sot sytë e mi.

“Mëvetësinë ta njoh me kushte”-të thashë. Po ti e kurseje zërin për atje ku do të dëgjohej. Kushtësitë e mia ishin sy-poshtë. Por në 17 Shkurt ma shkule nga kraharori ndjenjën që meskiniteti dhe sytë e tretë më bënin të shihja për ty. Festova në Vlorën e Ismailit dhe qava bashkë me Isë Boletinin. Ia mora këngës labe për ty; dhe nuk doja fare të frenohesha e kërkoja llogari për ndjesitë e mia të vrullshme kuqezi. Ngrita dolli për pavarësinë tënde në Tiranë, e ri-gjetura Kosovë. Dhe përjetova njëlloj si në Fier, në Lushnjë, në Durrës, në Shkodër, në Gostivar, në Shkup, në Tetovë, Romë, Londër, Boston, New York, Gjenevë….kudo ku kishte një shqiptar. Gëzova; dhe ngrita kokën të të shoh drejt në sy! Mezi i shihja sytë e tu, me kokën lart dhe vështrimin drejt, ashtu siç e mbaje edhe në Recak, edhe në Rambuje, edhe në Hagë. Nuk e kapja dot vështrimin tënd që sheh vetëm drejt. Vështrim gjigant, mbartur në pa-përulësinë e ish-komandantit që para se të mësonte të “negocionte” për termat, i mësoi terma-nxjerrësit se ç’do të thotë “të mos heqësh dorë nga ideali”.

Kam frikë nga vështrimi yt, Kosovë. Është i gjallë, i qartë, i largët, i drejtë, dhe është disa kokë sipër meje. Ty s’tu drodh qerpiku. As me shprehjet e ngrira në kokat e prera në 99-ën, as në politikën e zvarritjes vrasëse deri në 2008-ën. Ti pe drejt! Shumë drejt, Kosovë! Prandaj më tremb, më tkurr, më shpërfill vështrimi yt. Por unë vazhdoj, vazhdoj të të shoh në sy, sepse dua të di deri ku shkon ai vështrimi yt; se këtu poshtë, nga Shqipëria ime, ende nuk duket dot gjë. Asgjë nuk shoh. Shtati, përshtatja, asimilimi, përulja, hapja rrugë, bindja pa fjalë, kompromisi pa skrupull, etja për pak më shumë gjatësi, m’i kanë shkulur fare ato rrënjët që ushqejnë virtytet që mban ende gjallë ti, Kosovë. Ato virtyte që guxoj të t’i quaj edhe tribale, se kështu më kanë mësuar të parët dhe ndërkombëtarët. Të njëjtët të cilëve ti u mësove se mëvetësia ka lindur para diplomacisë. Po, po. Të njëjtët që më kërkojnë Himarën e më mohojnë Çamërinë. Të njëjtët që më thonë “orientale”, e që rrugën për tek gjuha ime fare nuk e dinë. Të njëjtët që më përbuzin e më duan, se pa përbuzjen ndaj meje, nesër më nuk gdhijnë! Ti i sfidove, Kosovë. Ata, bashkë më mua, perëndimoren pa tribu. Qytetaren e salloneve të mëdha me gota gjaku pa shije. Zbërthyesen e demokracisë, tamam këtu ku ka 18 vjet që meritokracia është ulur këmbëkryq në orgjitë me kalbëzimet perëndimore. Të shoh në sy, Kosovë. Dhe ti bën bash mirë që ma shpërfill vështrimin. Më në fund, e meritoj!

Read Full Post »

Flamuri i Rugovës kërkund hiq

Flamuri i Dardanisë
UNMIK ka vendosur që flamuri i dizejnuar me inciativë të ish-presidenti Ibrahim Rugova, nuk mund të përdoret as si logo e Presidencës së Kosovës, njoftojnë mediat në Kosovë.

LDK dhe Presidenca u kanë thënë gazetave se nuk kanë informata për një gjë të tillë.

Read Full Post »

Sipas gazetës Express, PDK dhe LDK janë marr vesh që Ministria e Punëve të Jashtme ti takoj LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ministri i jashtëm i parë i Kosovës do jetë ministri i tanishëm i kulturës, Skënder Hyseni. Hyseni njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Ibrahim Rugova. Para se të bëhej ministër i kulturës ai shërbente si zëdhënës i Ekipit të Unitetit.

Read Full Post »

Petrit Selimi, bashkthemelues i Gazetës Express dhe kompanisë Ipko 

Të enjten në mbrëmje, CNN-i ndërpreu programin e rregullt për të treguar pamje nga demonstratat në Beograd, të organizuara nga kryeministri Kostunica dhe aleati i tij i rizbuluar politik, ish-paramilitari dhe radikali Tomislav
Nikolic.

Grupe të hallakatura të “tifozëve sportivë”, ish-rezervistëve dhe vandalëve, kanë atakuar ambasada të ndryshme perëndimore, ndërsa në sheshin kryesor politikanët mbanin fjalime të pasionuara. Udhëheqësi i CNN-it, Jim Clansy, në një moment komenton diçka me gjysmë zëri që “për serbë Kosova është Jerusalem dhe prandaj shumë serbë kanë reaguar me dhunë ndaj këtij lajmi”.

Edhe në disa komente të para mediale nga mediat e ndryshme në mbarë botën, të postuara në Internet, vërehet një trohë hamendjeje se mos po nis diçka e tmerrshme në Ballkan, për shkak të njohjes së Kosovës? Nuk do shumë imagjinatë që tek disa diplomatë evropianë, e ndoshta edhe në publikun evropian, të lodhur nga lajmet për probleme në Ballkan, mund të ketë reaksion të brengosur se ç’po ndodh me demonstrata të dhunshme, pika kufitare të kallura e retorikë nxitëse.

Kjo edhe mund të luhatë bindjen që vendimi më i mirë është marrë për Ballkanin. Një shtresë e caktuar e burokratëve evropianë me gjysmë zëri kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, pjesërisht edhe duke besuar që një lloj dëmi po i bëhet Serbisë. Që pavarësia e Kosovës është e keqja më e vogël – opsion i keq, por i detyruar.

Mitingu në Beograd është ngjarje që demonstron më së miri arsyet se pse Kosova ka kërkuar pavarësinë. Kënd po e shohim në ekrane televizive duke propaganduar që “Kosova është Serbi”? Është Vojislav Kostunica, politikan minor që u bë figurë në Serbi, vetëm pasi që ekspertët e sondazheve vërejtën që është politikani që mund të rrëzojë Millosevicin, pasi
që është nacionalist i përbetuar dhe mund t’i tërheq votat e djathtistëve. Vojislav Kostunica dhe ministrat e tij besnikë, janë duke përdorur terme që kanë qëllim ta degradojnë, frikësojnë apo shkaktojnë dhe përkrahin dhunë dhe veprime paragjykuese ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky është edhe definicion enciklopedik i gjuhës së urrejtjes, i cili nuk duhet frikësuar, por gërditur publikun normal evropian.

Kostunica është duke ndarë ekranin me Toma Nikolicin, i cili publikisht ka pranuar të ketë qenë paramilitar, në fushatat kundër Kroacisë dhe Bosnjës, ku bandat e tij dhe Shesheljit kanë shkaktuar masakrat më mizore pas luftës. Toma Nikolic, ca javë para se të vritet Djindjic, thërret publikisht për vrasjen e tij. Më 1991, Nikolic ka deklaruar që “Milosevic është frikacak, ai ka bëri thirrje për luftë – unë kam shku vetë në luftë”. Kostunica është afër edhe peshkopit Amfilohije Radovic, njërit nga klerikët më nacionalistë të Kishës Ortodokse, person i cili nuk fsheh simpatinë dhe përkrahjen për kriminelët e luftës, Ratko Mladic dhe Radovan Karadjic. Pamjet e qeta me qirinj dhe lutje për Kosovën nuk duhet mashtruar Evropën. Ky person nuk po lutet për paqe. Në fjalimin e tij të njohur gjatë varrimit të kryeministrit Djindjic më 2003, peshkopi pat tmerruar familjen e të ndjerit, duke pohuar që Djindjici ia bëri gropën vetit me fjalët “kush e nxjerrë shpatën, nga shpata vdes”. Shumëkush ka kuptuar që fjalët e tij ishin hakmarrja e fundit ndaj politikanit që dorëzoi Milosevicin në Hagë.

Porosia e Kostunicës po amplifikohet nga mediat agresive serbe, nga disa fytyra të njëjta mediale që propagonin vrasje gjatë luftërave të viteve 1990. Është ironike ta shohësh Miroslav Lazanskin, gazetarin më të spikatur nacionalist, të shkruajë kolumne në të përditshmen Politika, medium që ishte platforma e sundimit Milosevician. Tabloidet serbe kanë pasur dy vite të negociatave për ta mbushur kupën me helm. Çdo ditë shtesë të negociatave veçse ka hapur më shumë dritaren e mundësisë për nacionalistët të shtojnë decibelat në thirrjet e tyre. Emiteri publik serb, RTS, njëherë veç i bombarduar nga NATO-ja për shkak të nxitjes së urrejtjes, iu ka kthyer pllakës së vjetër. Ministrat e DSS-it të Kostunicës po ashtu përkrahin veprimet e dhunshme të “tifozëve sportivë”. Edhe këta duhet demistifikuar. S’janë këta huliganët e lindur nga klasa punëtore e qyteteve evropiane. Organizatat e tifozëve në Serbi kanë qenë paravan për mbledhje të paramilitarëve të vërtetë gjatë të nëntëdhjetave. Organizatat e tifozëve të Obiliqit dhe Cervena Zvezdes kane qenë të përkrahur financiarisht nga Arkani, një kriminel tjetër i luftave. Ministrat e Kostunicës i përkrahin publikisht këta ekstremistë – edhe pse në klithmat e tyre gjatë protestave të fundit përsëritnin parullat e rimuara vdekjeprurëse “Thika, teli, Srebrenica” (Noz-zica-Srebrenica), “Vraj, prej n’fyt, që shqiptari të zhduket” (Ubij-zakolji-da-siptar-ne-postoji).

Kjo pra është Serbia që po proteston në TV. Amalgam i politikanëve nacionalistë që kërkojnë renesansë të karrierës së tyre politike, duke rilindë edhe ndjenjën nacionaliste. Qyqarë dhe vrasës që sot e kësaj dite janë pishman se pse nuk vranë më shumë “ustashë, balija e shiftari” sa patën mundësi – ndoshta ashtu do t’i kishin fituar luftërat e humbura. Priftërinjtë që kërkojnë poena politikë për të dominuar organizatën kishtare, që e ka prijësin e sëmurë (Patriarku serb është plakur dhe është pa vetëdije). Duke shkruar këto rreshta, dëgjoj edhe një margaritar të argumentimit serb. Komentatorët “liberalë” ankohen se “pse po na merret Kosova për shkak Milosevicit, kur ka 8 vite që jemi demokraci proevropiane”. Nuk e vërejnë dot diskrepancën midis asaj çka proklamohet dhe natyrës së proklamuesit. Serbia ndoshta ka bërë lëvizje progresive në ekonomi të tregut. Ndoshta edhe ka organizuar zgjedhje demokratike dhe ka reformuar sistemin politik. Megjithatë – retorika e Serbisë e viteve të fundit për njohësit e Ballkanit, e edhe për ne të shkretët që kjo gjuhë urrejtjeje na shkatërroi një pjesë të madhe të jetës, nuk është e ndryshme prej fjalëve që na tmerruan në verën e vitit 1989.

Me këtë Serbi nuk ka vend për ta dialoguar Kosovën. Kjo është Serbia e Vukovarit, Sarajevës, Srebrenicës, Reçakut e Suha Rekës. Serbia, e cila kërkon Kosovën, por nuk i sheh kosovarët për njerëz. Që pretendon të jetë e brengosur për kisha, por s’i vjen as era e vlerave të krishtera. Por, me këtë Serbi nuk duhet të merremi ne. Duhet të merret Evropa. Në duhet përvjelë mangët dhe fokusuar që shoqërinë tonë ta bëjmë të suksesshme. Të mos bie pre e provokimeve dhe taktikës së tmerrimit dhe propagandës. Ndoshta nacionalistët serbë edhe do të harxhohen në retorikë, si ndonjë ballon i shfryer. Por argumentimi i shoqërive të civilizuara kundër kësaj kulshedre të rilindur nuk duhet të zbutet.

Read Full Post »

Kjo është një nga maicat(fanellat nëse nuk je nga Kosova) e dizajnuara me rastin e pavarësisë së Kosovës. Kjo maicë është punuar nga dizajnerët e kompanisë “Trembelat”

independence_kosovo.jpg

Read Full Post »

Për tu informuar me të rejat e fundit në lidhje me dokumentet e udhëtimit që pritet të lëshohen nga Republike e Kosovës, lexoni këtë artikull publikuar më datën 1 prill 2008: Ende nuk dihet se kur do të filloj lëshimi i dokumenteve të identifikimit- udhëtimit të Republikës së Kosovës

—–

Pasaportat e UNMIK-ut që për nëntë vjet u shërbyen kosovarëve si dokumente udhëtimi, ndonëse në vende të kufizuara, së shpejti s’do të kenë më asnjë vlerë më shumë se një kujtim i së kaluarës.

Në duart e kosovarëve, së shpejti do të vijnë pasaportat e reja, ku në të do të figurojë simboli i shtetit të Republikës së Kosovës. Për dallim nga ato të vjetrat që kishin afat përdorimi vetëm për dy vjet, pasaportat e reja do të kenë afat prej 10 vitesh. Prodhimi i dokumenteve të reja të udhëtimit do të jetë i nivelit të njëjtë me ato të shteteve të zhvilluara.

Projektligji për dokumentet e udhëtimit, i miratuar në parim, të martën në Kuvendin e Kosovës ka paraparë që dokumentet e udhëtimit lëshohen nga Ministra e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërkaq, mësohet se dokumentet e lëshuara në qarkullim nga ana e UNMIK-ut, do të jenë valide deri në ditën e skadimit të tyre.

Gazeta Express 

Read Full Post »

Shkrimtar jonë i madh, Dritëro Agolli, në një intervistë me të përditshmen Gazeta Shqip nga Tirana u përgjigjë edhe në shumë pyetje që lidhen me Kosovën dhe shpalljen e pavarësisë që ndodhi me 17.shkurt.

Këtu po e prezantojmë vetëm një pjesë të intervistës.

Vetëm disa ditë më parë shqiptarët jetuan një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e tyre, pavarësinë e Kosovës. Si do ta vlerësonit këtë ditë?

Është një ngjarje shumë e madhe, pasi për këtë moment kanë luftuar shumë breza të Shqipërisë. Vetëm në 100-vjeçarin që shkoi numërohen gjithë ato sakrifica, gjithë ato mundime e tortura, gjithë ato heroizma. Janë shkruar aq shumë libra e shkrime për çështjen e Kosovës, sa mund të mbulohej gjithë Evropa me ato ç‘janë shkruar. Gjithë territori i Evropës mund të mbushej me fjalë nëse do t‘i mblidhnim. Dhe ia arritëm kësaj dite në sajë të luftës së vetë popullit shqiptar të Kosovës, të përpjekjeve diplomatike të gjata, por edhe të vetë luftës me armë që u bë, lufta e madhe e UÇK-së. Dhe më në fund arriti që Kosova të fitojë pavarësinë dhe të bëhet një shtet tjetër. Tashmë kemi një Shqipëri me dy shtete.

Në këtë moment të madh për shqiptarët, në këtë moment kur mund ta shohim Kosovën si një shtet të pavarur, moment që e kemi dashur të gjithë, nuk mund të rrimë pa kujtuar ata mijëra njerëz, luftëtarë, njerëz të letërsisë, që vdiqën pa e parë këtë ditë. Janë shumë njerëz që mund të kujtohen si nga ky krah, ashtu edhe nga ai krah. Para dy-tre vitesh vdiq Azem Shkreli, i cili ishte një luftëtar i ndjeshëm i kësaj lufte për përparimin e Kosovës dhe zgjedhjen e çështjes shqiptare. Por kanë vdekur dhe të tjerë nga krahu jonë. Dhe unë kam pasur frikë se mos vdes pa e parë Kosovën e lirë. Për ata që jetojnë dhe e prekën këtë ëndërr kjo është një lumturi e madhe, e papërshkrueshme. Pasi ne mundëm të shohim pragun e zgjedhjes përfundimtare të çështjes shqiptare kombëtare, pasi s‘është zgjedhur akoma përfundimisht, por do të zgjidhet. Me pavarësinë e Kosovës, Evropa bëri një autokritikë ndaj vetes, kërkoi ndjesë për gjyshërit dhe stërgjyshërit e saj, pasi ata e çuan Kosovën drejt Serbisë.

Ky moment është një gëzim për të gjithë ne. Kanë luftuar për këtë ditë jo vetëm luftëtarët e UÇK-së, që nga Adem Jashari dhe dhjetëra njerëz të familjes së tij që u vranë për këtë ideal, por dhe këta që janë ende gjallë, që mund të binin dëshmorë, siç është dhe Kryeministri i tanishëm, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, ish-kryeministrat Ramush Harajdinaj dhe Agim Çeku etj.

Por nuk mund të harrohet dhe përpjekja paqësore që ka bërë Ibrahim Rugova, një nga themeluesit e Kuvendit të Kosovës, apo një nga luftëtarët e mëdhenj të çështjes shqiptare, siç është Rexhep Qosja, i cili është ende gjallë. Është një nga njerëzit që ka shkruar me mijëra faqe për Kosovën, është ndeshur me historianë, politikanë, filozofë serbë. Por ndonjëherë ne i harrojmë këto kontribute e nxehemi. Më vjen keq që disa nga ne nga kjo anë, por edhe nga ana tjetër e kufirit, kanë mprehur stilografin duke e sulmuar dhe duke thënë dhe të pavërteta. Ai është një luftëtar i madh i kësaj çështjeje dhe kjo nuk mund të mohohet. Por ka dhe autorë të tjerë nga ana jonë, si Kristo Frashëri, që ka shkruar dhjetëra për çështjen shqiptare.

Pavarësia e Kosovës tregon atë që e kanë thënë të gjithë, një padrejtësi historike që është bërë më 1913, e cila po zgjidhet ngadalë me kontributin e madh edhe të Shqipërisë. Po të mos ishte dhe Shqipëria, Kosova do të mbetej një krahinë e vogël e Serbisë. Vetë ekzistenca jonë këtej e ngriti dhe atë krah. Ashtu, nëse i referohemi historisë, nëse nuk do të ishin luftëtarët e Kosovës, nuk do të ngrihej flamuri ynë më 1912-ën.

Nuk mund të harrohet dhe ndihma e madhe që ka dhënë për finalizimin e këtij procesi edhe Amerika, bashkë me aleatët e saj të Evropës dhe vendeve të tjera të botës. Edhe presidentët e hershëm të SHBA-së e kanë ndihmuar Shqipërinë, edhe të sotmi e kanë ndjekur atë traditë, si Klinton apo Bush.

Dikur gjyshërit tanë këndonin atë këngën, “Mbahu nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”. Dhe im atë ka qenë në Amerikë dhe ka punuar atje rreth 20 vjet. Dua të them se gjithë shqiptarët kanë qenë të lidhur me Amerikën këtej dhe andej kufirit. Edhe në luftën nacional-çlirimtare ne kemi qenë në koalicionin antifashist anglo-amerikan.

Si e shihni të ardhmen e këtyre dy shteteve në rajon?

Me pavarësinë e Kosovës klima e rajonit do të zbutet, pasi nuk do të ketë më luftëra. Nuk do të jetë më ajo lëvizje e vazhdueshme e Serbisë, e cila gjithnjë do të ngacmonte, gjithnjë do të ngriheshin të shtypurit ndaj saj. Kjo nuk do të ekzistojë më. Do të ketë një zbutje të kësaj klime që ka munguar dhe kjo është diçka pozitive. Shqipëria, por edhe Kosova, do të jetojnë një mirëqenie të madhe. Kjo pasi të dyja këto vende shqiptare kanë resurse të mëdha tokësore dhe nëntokësore. Dhe të gjitha këto do të shfrytëzohen më lirshëm nga të dyja anët e kufirit, në mënyrë që të rritet mirëqenia e qytetarëve të tyre. I shoh tashmë këto dy shtete shqiptare si dy trupa me një zemër dhe ky është një parahap i parafundit i zgjedhjes së çështjes shqiptare, i asaj çështjeje për të cilën kanë ëndërruar breza të tërë. Unë mendoj se në të ardhme do të jetë një shtet e jo dy shtete.


Cila do të ishte këshilla juaj për njerëzit që drejtojnë politikën e shtetit më të ri në rajon?

Unë mendoj që drejtuesit e Kosovës duhet t‘i studiojnë mirë drejtuesit e Shqipërisë. Psikologjinë, mënyrën se si drejtojnë, taktikat që kanë përdorur, të mirat dhe të këqijat që ka pasur ky vend. Veçanërisht duhet të mësojnë nga të këqijat, në mënyrë që të mos përsërisin të njëjtat gabime që janë bërë në politikën tonë këto vite.

Gazet Shqip

Read Full Post »

Projekt Kushtetuta e Kosovës

Tash më propozimi për Kushtetutën e Kosovës është publikuar dhe pas një debati publik që më së shumti mund të zgjatë një muaj do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Preambula

Ne, Populli i Kosovës,

Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqëdashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet;

Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit;

Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social;

Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje;

Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqëdashëse në Botë;

Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike;

Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]

1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.

2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të saj dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.

3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Neni 2 [Sovraniteti]

1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, përmes përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj e Kushtetute.

2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e parapara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në një sistem të sigurisë ndërkombëtare.

Neni 3 [Barazia para Ligjit]

1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]

1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda e jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.

4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.

5. Pushteti gjyqësor është unik dhe ushtrohet nga gjykatat e pavarura.

6. Gjykata Kushtetuese është e pavarur në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe është autoritet përfundimtar në interpretimin e Kushtetutës.

7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Neni 5 [Gjuhët]

1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

2. Gjuha turke, boshnjake dhe ajo rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në pajtim me ligjin.

Neni 6 [Simbolet]

1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.

2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.

Neni 7 [Vlerat]

1. Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit në baza etnike, gjinore ose fetare, e së drejtës për të poseduar pronë, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë e hapur të tregut.

2. Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat tjera të jetës shoqërore.

Neni 8 [Shteti Laik]

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Neni 9 [Trashëgimia Kulturore dhe Fetare]

Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.
Të gjitha nenet e propozimit për Kushtetutë të Kosovës mundeni ti lexoni në këtë faqe zyrtare.

Read Full Post »

Older Posts »