Feeds:
Postime
Komente

Archive for Mars, 2008

pavaresia1.jpg

Komisioni Kushtetues i Republikës ka bërë disa ndryshime në Dispozitat e Përgjithshme të Kushtetutës, përkatësisht në pjesën kur flet për popujt që jetojnë në Kosovë.

Në draftin e ndryshuar është vendosur edhe termi “shqiptarë”, si pasojë e vërejtjeve të shumta që u bënë në opinionin publik, pasi që në draftin e parë ky tremë nuk përmendej fare. Gjylijeta Mushkolaj, anëtare e Komisionit ka konfirmuar për Express ndryshimet e bëra në Kushtetutë.

“Po, është bërë një ndryshim në Dispozitat Themelore”, ka thënë ajo për gazetën, të premten. Termi “shqiptar” është vënë në pjesën kur thuhet se “Kosova është shoqëri shumetnike e qytetarëve të saj, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

Zonja Mushkolaj thotë se, pas ndryshimeve të bëra, nuk ka pasur ndonjë kundërshtim nga Përfaqësuesi Civil i Bashkimit Europian. Sipas saj, në parim ai pajtohet, mirëpo duhet të kalohet edhe përmes disa procedurave në mënyrë që të certifikohet drafti final i Kushtetutës së Kosovës.

Pjesë nga artikulli i gazetës Express

Read Full Post »

Kosovar daily “Nacional” writes that former ICTY Chief-Prosecutor Carla del Ponte has published a book called Hunt – War Criminals and Me where “she has proved her insanity and hatred against Albanians and KLA.” The paper says the book is likely to cause fierce criticism in Kosovo and quotes AAK deputy leader, Ahmet Isufi, saying that the actions of del Ponte are irresponsible. “The case del Ponte, if we can speak in the softest terms, is a case that needs psychiatric treatment,” Isufi is quoted in the paper.

Source: UNMIK, Divison of Public Information
—–

E përditshmja e re Nacional shkruan se ish prokurorja për krime të luftës në ish Jugosllavi, Carla del Ponte, ka publikuar librin “Kërkimi – kriminelët e luftës dhe unë” ku ajo dëshmon çmendurinë e saj dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe UÇK-së. Sipas të përditshmes libri do të shkaktoi kritika të ashpra dhe citon nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufin, që thotë veprimet e del Pontes janë të papërgjegjshme dhe mendon se në këtë çështje ka nevojë për trajtim psikiatrik.

Burim: UNMIK

—–

Rasim Selmanaj në një editorial me titullin “Carla Del Discordia dhe “boshti i së keqes” ” publikuar nga webfaqja, Telegrafi, shkruan:

Carla Del Ponte ka shkruar një libër racist, “Gjuetia – Lufta, kriminelët dhe unë” (Hunt – War criminals and mi) e cila del nga shtypi në prag të gjyqit ndaj Ramush Haradinjat dhe të tjerëve. Amoraliteti, urrejtja raciste dhe fabrikimet e shërbimit sekret serb, në librin e saj kontradiktor, përvetësohen nga “gruaja e zezë e miteve të lashta” duke dashur që “provat” e saj raciste ta influencojnë drejtësinë ndërkombëtare, për t’i shëruar ajo vet pasionet inatçore dhe ndërtimin kompleksiv të karakterit të saj gebelsian! Përfaqësuese tipike e fashizmit.

Read Full Post »

Më vjen të qajë për Shipninë

Shaqir Islami, Lajm Maqedoni

S’jam i sigurt, më duket se është një thënie e Markesit : “s’ka diçka më fantastike, se realiteti”. Ngjarja e Gërdecit, është realiteti i Shqipërisë. Realiteti i shëmtuar i saj. Pas vitit të nëntëdhjetë, ka pasur me mijëra raste të tilla të shëmtuara. Kulminacioni i absurditetit të asaj shoqërie ishte nëntëdhjetë e shtata. Ndodhi zhbërja e shtetit shqiptar. Edhe trutë më të ndritur të industrisë së Hollywoodit, mbetën pa tekst. Bota mbeti pa tekst.

Duhej të kalojë vetëm një dekadë, që Shqipëria ta rrëqethë opinionin botëror edhe me absurditetin e Gërdecit. Shqipëria me këto spektakle horror do të konkurrojë për vendin e parë në botë, me ngjarjet katastrofike të saj, që e lemerisin opinionin botëror. Dhe e gëzojnë fqinjësinë, për t’ua vërtetuar, teoritë e tyre të shumta propagandistike për inxhinjerinë gjenetike shqiptare të rrezikshme për rajonin dhe më gjerë.

(më tepër…)

Read Full Post »

Libri i Del Pontes II

Javën e kaluar shkruam se ish prokurorja e Tribunalit për krime të luftës në ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte, këto ditë do të nxirrte librin e saj për kohën kur ajo ishte prokurore dhe punonte të sillte para drejtësisë kriminelët e luftës nga Ballkani.

Libri që titullohet “Kërkimi: Unë dhe kriminelët e luftës” dhe që do të publikohet në Itali, në një mënyrë të dyshimtë që tani duket e përgatitur përfundoi në duart e gazetarëve serb shumë javë para se ky të botohej. Gazetarët serb e përdorën këtë mundësi për të publikuar pjesët e këtij libri që ishin të lidhura me shqiptarët e Kosovës, si lajmi i disa ditëve më parë që sipas supozime absurde, UÇK pas përfundimit të luftës në Kosovë kishte rrëmbyer serb dhe dërguar këta në Shqipëri ku organet u ishin marr për tu shitur në Perëndim kurse trupat ishin varrosur në varreza masive. Këto akuza që sipas mediave serbe i ka bërë Carla Del Ponte janë mohuar kategorikisht nga ish komandantë të UÇK -së.

Ahmet Isufi, ish komandant i UÇK-së dhe tani nënkryetar i AAK-së, i tha Kohës Ditore se nuk janë ndërmarr aksione të këtilla kundra civilëve dhe se këto akuza të padokumentuara nuk janë asgjë tjetër përveçse akuza politike. Zëdhënësi i TMK-së ishte edhe më i ashpër dhe tha se Del Ponte po gënjen dhe se këto akuza janë absurde.

Tani po dihet se të gjitha këto shkrime e kishin për qëllim rritjen e interesit për këtë libër tek publiku ndërkombëtar por sot njoftohet se promovimi i librit që do të dal në Itali më datën 4. prill, është shtyrë me gati një muaj për shkak të interesit të vogël që shtypi dhe masmedia italiane kamë treguar për këtë libër.

Edhe një herë u mundua të përfitohej duke dëmtuar shqiptarët si komb dhe etiketuar shqiptarët vrasës të pashpirt. Do të ishte më e kuptueshme nëse sensacionet dërguar gazetarëve serb ishin gënjeshtra për toke, por jo. Carla dhe ekipi i saj që edhe nga vetë kolegët janë konsideruar të dështuar, zgjodhën gënjeshtra për qielli për të njollosur luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri.

Edhe pse çdo njeri i arsyeshëm e kupton se akuzat janë krejtësisht të pabaza me që të gjithë e dimë se transplantet e organeve në Shqipëri apo Kosovë nuk janë të mundshme, qeveria e Kosovës, e zgjedhur me vota demokratike nga populli dhe me një kryeministër që ishte ndër figurat kryesore të UÇK -së, është dashur të reagonte ashpër kundra këtyre akuzave dhe të kërkonte hetim të pavarur që do të dëshmonte se këto akuza nuk janë të vërteta. Serbët që e kanë traditë për të kultivuar mitet si ato nga viti 1389, edhe nëse do të dëshmohet se këto akuza janë të pavërteta, do të vazhdojnë të manipulojnë veten dhe fëmijët e tyren në shekujt e ardhshëm se kjo vërtet ka ndodhur, por një reagim adekuat i qeverisë dhe një hetim do të hiqte edhe atë pikë dyshimi që disa ndërkombëtar kanë për këtë çështje por edhe UÇK-në.

Molla e KuqeLibri i Del Pontes

Read Full Post »

Shfaqja “Daja Vanja”, është anuluar për shkak të publikut, ku në reprizën e dytë nuk janë shitur më shumë se 15 bileta. Producenti i shfaqjes, Bajrush Majku, tha  se kjo ka qenë një ndër arsyet së pse shfaqja nuk është reprizuar në natën e dytë, kurse arsyeja kryesore ishte temperatura nën zero në Teatrin Kombëtarë.

Read Full Post »

Shtëpia e Vetëvendosje

Levizja Vetëvendosje

Shpallja e pavarësisë nuk na bëri të pavarur. Edhe pse e rëndësishme, as njohja nga shtetet e botës nuk na bën të pavarur. Është ndryshimi radikal i situatës në terren – kush ushtron pushtetin, nga kush dhe ndaj kujt, si dhe deri ku ushtrohet ai – ajo që do të na bënte të pavarur. Më poshtë janë 10 hapa fillestarë që do të duhej të ndërmerren nga institucionet e Kosovës për ta themeluar një bazë të fortë për zhvillim të pavarur politik, ekonomik e social të Kosovës. Këta hapa do t’i bënin institucionet INSTITUCIONE, nga populli, të popullit dhe për popullin.Kuvendi i Republikës së Kosovës:

– Duhet ta tërheq menjëherë zotimin për zbatimin e Planin të Ahtisaarit. Ky plan ka qenë dashur të jetë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës (si çmim për pavarësinë e Kosovës të cilën do ta pranonte Serbia dhe Rusia si rrjedhim). Serbia dhe Rusia nuk e pranuan. Pse ta pranojë Kosova?

(më tepër…)

Read Full Post »

bombardimet-e-natos.jpg

Sot, mbushen 9 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .

Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi. Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.

(më tepër…)

Read Full Post »

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën e tij flet për çështjen e flamurit shqiptar, valëvitja e të cilit nëpër institucionet shtetërore pak kohësh u ndalua me ligj, ai flet për shqipen, jo si gjuhë e dytë, por si gjuhë zyrtare, pasi shqiptarët atje janë 25 për qind. Në këtë intervistë ai flet për çështjen e Shqipërisë së madhe dhe për aspiratat e Maqedonisë për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit.Rrugës për në Tetovë, nga kufiri deri këtu kemi kaluar nëpër fshatra, nëpër qyteza shqiptare dhe kemi pare shumë flamuj shqiptar. Një realitet që në fakt nuk e kemi parë kaq shpesh në 7 vitet e fundit.

(më tepër…)

Read Full Post »

Inspektori i Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) në Manastir Gjoko Strezovski, në mënyrë shtazarake e ka rrahur Esat Asllanin, drejtorin e ndërmarrjes “Lindidrim” nga Ohri, vetëm pse në çantën e tij ka gjetur një portret të kryeheroit shqiptarë Adem Jashari.

Rasti makabër ka ndodhur para tre ditëve, natën mes të enjtes dhe të premtes në stacionin policorë në Ohër, kurse nga keqtrajtimi policorë Asllani ka marrë frakturë të hundës.

(më tepër…)

Read Full Post »

Rreth 1100 qytetarë të Kosovës janë të përfshirë në një projekt për punësimi i cili është duke u realizuar nga programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Tetëdhjetë veta janë përfshirë në këtë projekt edhe në komunën e Suharekës në jug perëndim të Prishtinës, 50 për qind prej tyre janë të gjinisë femërore, Merita Isufi përfaqësuese e Programit për Zhvillim të Kombeve të bashkuara thotë se qëllimi i tyre është që të sigurohen se personat e përfshirë në projekt janë duke përfituar përvojat e duhura dhe të mos jenë më në listën e punë kërkuesve. Kemi një përfshirje edhe të pakicave me rreth 18 për qind, thotë ajo duke nënvizuar se projekti nuk është i përqendruar vetëm në një vend por në tërë Kosovën.

(më tepër…)

Read Full Post »

Në prokurori për krime të luftës të Serbisë është krijuar lënda e cila ka të bëjë me shitjen e organeve të serbve të rënë gjatë dhe pas bombardimit të Republikës federative të Jugosllavisë më 1999,konfirmohet për agjencinë Beta në Prokurori.

“Po konfirmohen të dhënat joformale deri te cilat kemi ardh me punë operative se më 1999 dy kamion me serbet e zënë rob nga Kosova janë bartur ne Shqipëri”,tha për agjencinë Beta prokurori për krime të luftës Vladimir Vukceviq.

Sipas fjalëve të tij,njohurit joformale janë marr nga hetuesja e tribunalit të Hagës,sipas atyre burimeve në Shqipëri ekzistojnë varreza masive të paregjistruara me trupat e serbve të vrarë.

Nga agjencia e lajmeve Beta që deri para disa muajve ishte e njohur për paanëshmëri por pas disa kërcënimeve kundra Betës, B92-it, si duket këto kanë bërë kompromise me qeverinë e Serbisë për të qenë pro-Kostunica kur është në pyetje Kosova. Një verzion më i gjatë, në gjuhën e angleze është publikuar në faqen e internetit të radios dhe televizionit B92.

Read Full Post »

Libri i Del Pontes

Shumë shpejt pritet të del libri i ish prokurores së Gjykatës për krime luftë në ish Jugosllavi, Carla Del Ponte.

Edhe pse ky libër ende nuk është publikuar mediat serbe si agjencia e lajmeve Beta dhe gazeta Blic kanë siguruar kopje të librit dhe tani disa ditë radhazi po publikojnë shkëputje kryesisht që kanë të bëjnë me Kosovën.

Del Ponte që disa herë është akuzuar nga serbët se gjoja po dërgon në Hag vetëm serbët dhe jo shqiptarët, kroatët apo boshnjakët në këtë libër bënë shumë deklarata që mund të interpretohen si anti-shqiptare.

Dje Blic publikoi këtë shkëputje:
Jam e sigurt se zyrtarë të lartë të UNMIK-ut dhe KFOR-it kishin frikë për jetëne e tyre dhe të atyre që merrnin pjesë në këto misione. Unë mendoj se disa nga gjykatësit në Hagë kishin frikë se shqiptarët do të vinin dhe ti lëndonin.

Si duket Del Ponte e hidhëruar nga dështimi total i saj për të sjellë para drejtësisë kriminelet serb që janë përgjegjës për krimet më çnjerëzore dhe gjenocid gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, tani ka gjetur dikë(shqiptarët) për ta fajësuar për mossuksesin e saj. Politikanët shqiptarët si gjithmonë të urtë dhe fusin veshët në lesh në vend që ti tregojnë Del Pontes se krimet e shqiptarëve ndaj serbëve janë të pakrahasueshme me gjenocidin serb kundra shqiptarëve që kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve nga toka e Kosovës.

Read Full Post »

Kushtetuta e Kosovës do të miratohet me procedurë të veçantë në fillim të prillit.

Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, tha se në draftin final janë përfshirë vërejtje dhe sugjerime cilësore nga qytetarët. Komisioni Kushtetues është në fazën përfundimtare të plotësimit të projektkushtetutës me vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve, të institucioneve dhe të subjekteve të ndryshme, që kanë dalë në debatet e organizuara për këtë dokument.

Kryetari i këtij komisioni, Hajredin Kuçi tha se shumica e vërejtjeve dhe sugjerimeve janë pozitive dhe e kanë ngritur cilësinë e dokumentit të Kushtetutës.”Jemi në fazën e plotësimit të këtyre vërejtjeve dhe sugjerimeve, për çka do të falënderojmë të gjithë qytetarët për kontributin e tyre dhe natyrisht do t’i publikojmë vërejtjet dhe sugjerime me emër të kujt janë pranuar”, ka sqaruar Kuçi.

Projektkushtetuta do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim me një procedurë më të veçantë, pra jo siç bëhet procedimit i projektligjeve apo i çështjeve të tjera. Kuçi tha se Kushtetuta pritet të miratohet në fillim të muajit prill.

RTK

Kushtetuta e Kosovës: Abort deri ë muajin e 9-të
Kushtetuta e Kosovës lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë
Kosova nuk do të ketë ushtri të vetën
Projekt Kushtetuta e Kosovës (neni 1-9) publikuar nga “molla kuqe”
Projekt Kushtetuta e Kosovës (lidhje e jashtme)

Read Full Post »

Probleme brenda LDK-së

Astrit Haraqija, kryetar i LDK-së në Gjakovë shprehet në Express:

“Fatkeqësia është se një grup njerëzish e ka izoluar LDK’në dhe ata mendojnë se partia është një pronë private. Këtu e kam fjalën për Fatmir Sejdiun dhe Eqrem Kryeziun, pra Kryesia e Kryesisë”

“Kam kërkuar që të formohet një Komision Hetimor për vlerësimin e pasurisë së personaliteteve brenda LDK’së, se qysh ka qenë gjendja e tyre financiare në vitin ’90 dhe qysh sot. Le të fillojnë prej meje, nëse duan”

“Kryetari Sejdiu, edhe komplet Kryesia, nuk mund të sillen si Ibrahim Rugova, sepse ata nuk i kanë fituar zgjedhjet, por i kanë humbur ato. Unë i kam thënë atij se kam qenë mbështetës i tij, si për zgjedhjen e tij Kryetar i partisë, ashtu edhe për Kryetar të shtetit, por në këtë formë si po udhëheq – nuk është në rregull”

Read Full Post »

Vala e dytë e njohjeve

Flamuri i Kosovës 

Këtë javën e fundit para pushimit të Pashkëve filloi vala e dytë e njohjeve të Kosovës shtet të pavarur. Pas disa ditëve me shterje Kosova po vazhdon të njihet shtet i pavarur nga vendet më demokratike në botë.

Dje Republika e Kosovës u njoh nga Japonia dhe vetëm disa orë më vonë edhe nga Kanadaja.

Dita e sotme filloi me njoftimet për njohjen e pavarësisë nga shtetet fqinje: Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria. Pak më vonë erdhi edhe lajmi i mirë që njëri ndër shtetet më të vogla në botë, principata e Monakos, ka njohur pavarësinë e Kosovës.Tani pritet që edhe disa shtete tjera në rajon të njohin pavarësinë e Kosovës dhe gjasat janë shumë të mëdha që Maqedonia brenda disa ditëve të ju bashkohet Kroacisë, Bullgarisë dhe Hungarisë. Edhe Greqia do ta bëjë këtë por jo me njëherë duke ju bashkuar valës së tretë që përpos disa shteteve europiane do të përbëhet kryesisht nga shtete afrikane dhe aziatike.

Brenda vitit do të përmbyllet procesi i njohjes së Kosovë shtet i pavarur dhe deri atëherë shumica e shteteve do të pranojnë dëshirën e popullit të Kosovës për të qenë të pavarur.

Shtetet që nuk do të njohin pavarësinë janë Serbia, Rusia, Bjellorusia dhe Qiproja.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

U ndalua ndarja

Sipas gazetës Koha Ditore policia ndërkombëtare ndërhyri dje në Mitrovicë për të ndaluar ndarjen e Kosovës.

Koha Ditore citon burime sipas të cilave kishte plane që ndarja formale e Kosovës të ndodhte ditën e djeshme dhe kufiri i Kosovë me Serbinë të vendosej tek ura mbi lumin Ibër.

Sot në një konferencë për shtyp në Prishtinë, UNMIK-u dhe KFOR-i njoftuan se në ndërtesën e Gjykatë Komunale në Mitrovicë përveç atyre që pretendonin se ishin punëtor në këtë gjykatë deri në vitin 1999 , kishte edhe njësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Policia e Serbisë është nën komandën e kësaj ministrie që ka shkurtesën MUP, tek shqiptarët e njohur si organizuese e masakrave më çnjerëzore gjatë luftë së Kosovës.

Të gjithë në Prishtinë, edhe ndërkombëtarët por edhe vendoret, pajtohen se përgjegjës për dhunën e djeshme janë autoritetet e Beogradit.

Read Full Post »

Pavarësia e Kosovës është njohur nga shumica e vendeve demokratike e më të përparuara të komunitetit ndërkombëtar dhe vazhdon të njihet zyrtarisht çdo ditë nga shtete të ndryshme të Globit. Përreth 20 e ca ditë, duke filluar nga 17 shkurti, Republika e Kosovës për hir të njohjes masive ndërkombëtare është bërë, subjekt i bashkësisë shtetërore botërore. Strukturat shtetërore të të dy niveleve, qendrore e vendore, të zgjedhura demokratikisht nga populli i Kosovës, po konsolidohen e po veprojnë me devocion, maturi e mençuri brenda kuadrit të hapsirave ligjore te ne.Nuk mund të ri indiferent ndaj përmbajtjes së ligjit themeltar të Republikës së Kosovës, që pritet të miratohet së shpejti dhe që do të jetë burimi dhe mbështetja e gjithë infrastrukturës ligjore, që pritet të krijohet me kompetencë, përgjegjshmëri e përgjegjësi nga gjithë deputetët e Kuvendit për më të mirën dhe mbarëvajtjen e shpejtë progresive të shtetit tonë të saposhpallur.

(më tepër…)

Read Full Post »

Në orët e para të mëngjesit policia speciale e UNMIK-ut ka nxjerr nga ndërtesa e gjykatës komunale të Mitrovicës serb që kishin okupuar këtë ndërtesë që nga java e kaluar.

Njoftohet se policia ka përdorur gazë lotsjellës për të nxjerr jashtë okupuesit e ndërtesës që më pas së bashkë me serb tjerë lokal janë tubuar para ndërtesës së gjykatës dhe kanë protestuar.

Dëshmitarët tregojnë se ka demonstrues dhe policë të lënduar.

Që nga e premtja e 14 marsit ndërtesa e gjykatës komunale të Mitrovicës ka qenë e okupuar nga serb që pretendonin ishin punëtor në ketë gjykatë para se të hynte NATO në vitin 1999.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar një telegram ngushllimi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ku shpreh dhimbjen e popullit të Kosovës për viktimat e tragjedisë së Gërdecit.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella për qytetarët tuaj që humbën jetën me rastin e shpërthimit të municioneve në Gërdec të Vorës.

Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ndajnë dhimbjen e madhe me familjet e të ndjerëve dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinion dhe institucionet kosovare.

Do të dëshiroja edhe njëherë që t’u përcjell ngushëllimet tona të thella të gjithë familjarëve të viktimave, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit të Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë dhe është e mobiluar tërësisht për të ofruar ndihmën e nevojshme për shtetin shqiptar dhe fton gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin solidaritetin e duhur në këtë rast. ”

 Molla e Kuqe

Read Full Post »

Të paktën 150 persona janë plagosur nga një varg shpërthimesh në një depo municionesh në fshatin Gërdec në afërsi të Tiranës, shumica e tyre janë civilë. Edhe një orë pasi ngjarjes kanë vazhduar shpërthimet aty, në 4 depo tjera të mbushura me armatime dhe municion të ndryshëm. Fitet për së paku 150 të plagosur dhe për së paku 4 të vdekur. Kryeministri Berisha tha se “situata është shumë serioze dhe alarmante” dhe rreth orës 14:00 është nisur drejt Gërdecit.

(më tepër…)

Read Full Post »

Older Posts »