Kushtetuta e Kosovës që pritet të miratohet brenda disa javëve nuk përmban asnjë kufizim se sa muaj pas shtatzënisë femrat munden të bëjnë abort.
Sipas nenit 25 e drejta për jetë gëzohet nga lindja dhe jo nga moment kur femra mbetet shtatzënë. Ky nen së bashku me nenin 26 e bënë të mundshëm abortin deri në muajin e nëntë pasi që foshnjat e palindura në bazë të këtyre neneve nuk do të kenë të drejt jete.
Me të lexuar për këto propozime radikale shumë organizata në botën perëndimore, posaçërisht ato katolike, kanë reaguar duke e konsideruar këtë të papranueshëm dhe kërkuar ndryshimet e nevojshme që do të kufizonin të drejtën e femrës për të abortuar foshnjën e palindur.
Në shumicën e vendeve evropiane e drejta për të abortuar një foshnje të palindur është kufizuar me ligj. Në Norvegji aborti lejohet deri në muajin e tretë kurse në Suedi deri në 18 javë pas shtatzënisë. Edhe në ShBA aborti lejohet por grupet konservative punojnë për të bërë abortin të paligjshëm apo shumë të kufizuar. Në shtetet afrikane aborti lejohet vetëm nëse shtatzënia është rezultat i përdhunimit apo sjell rrezik jete për nënën. Peruja, një shtet katolik në Amerikën Jugore, ndalon abortin plotësisht, edhe kur shtatzënia është rezultat i përdhunimit apo paraqet rrezik jete për nënën.
Shumica e gjymtyrëve janë krijuar tek një embrion njeriu rreth javës së 10-të shtatzënisë.
Ky është artikulli i tretë nga një seri artikujsh që “molla kuqe” do të ju sjell lexuesve të saj në ditët në vijim për ti informuar me përmbajtjen e projekt-Kushtetutës së Kosovës që pritet të miratohet gjatë muajit mars.
Kushtetuta e Kosovës lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë
Kosova nuk do të ketë ushtri të vetën
Projekt Kushtetuta e Kosovës (neni 1-9) publikuar nga “molla kuqe”
Projekt Kushtetuta e Kosovës (lidhje e jashtme)
selfmade, kushtetuta nuk është miratuar akoma dhe nuk e dime se si do te jetë verzioni përfundimtar por e dimë se në hartimin e kushtetutës kanë marr pjesë disa ekspert ndërkombëtar, disa nga këta ishin të punësuar në “think tank” liberale
tingellon shume e cuditshme abort ne muajin e 9te. Sepse abort ka kuptimin nderprerje jete, me nje fjale ne momentin qe e nxjerr nga barku i nenes femija nuk eshte ne gjendje te jetoje sepse eshte ne nje stad zhvillimi qe nuk ja mundeson dot jeten. Por, ne muajin e 7-9te fjala abort eshte nuk e di … e papershtatshme. Sepse ne kete stad aborti si teknike nuk eshte vecse nje lindje, dhe bebja i lindur mund te jetoje. Nese nena nuk e do, bebja mund te jepet per adoptim.
rreth javes se 10-12 embrioni duket si nje bebe ne miniature, biles i rreh zemra.
Por, Kosova qenkerka shume e avancuar duke pranuar martesat brenda gjinise: kete ligj me duket se nuk e ka Shqiperia, akoma.
Ju lutem mos keqkuptoni. Autori është pro të drejtës së femrës për të bërë abort por është kundra të drejtës për abort deri në muajin e nëntë.