Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar një telegram ngushllimi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ku shpreh dhimbjen e popullit të Kosovës për viktimat e tragjedisë së Gërdecit.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella për qytetarët tuaj që humbën jetën me rastin e shpërthimit të municioneve në Gërdec të Vorës.
Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ndajnë dhimbjen e madhe me familjet e të ndjerëve dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinion dhe institucionet kosovare.
Do të dëshiroja edhe njëherë që t’u përcjell ngushëllimet tona të thella të gjithë familjarëve të viktimave, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit të Shqipërisë.
Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë dhe është e mobiluar tërësisht për të ofruar ndihmën e nevojshme për shtetin shqiptar dhe fton gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin solidaritetin e duhur në këtë rast. ”
Molla e Kuqe
Lini një Përgjigje