Komisioni Kushtetues i Republikës ka bërë disa ndryshime në Dispozitat e Përgjithshme të Kushtetutës, përkatësisht në pjesën kur flet për popujt që jetojnë në Kosovë.
Në draftin e ndryshuar është vendosur edhe termi “shqiptarë”, si pasojë e vërejtjeve të shumta që u bënë në opinionin publik, pasi që në draftin e parë ky tremë nuk përmendej fare. Gjylijeta Mushkolaj, anëtare e Komisionit ka konfirmuar për Express ndryshimet e bëra në Kushtetutë.
“Po, është bërë një ndryshim në Dispozitat Themelore”, ka thënë ajo për gazetën, të premten. Termi “shqiptar” është vënë në pjesën kur thuhet se “Kosova është shoqëri shumetnike e qytetarëve të saj, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.
Zonja Mushkolaj thotë se, pas ndryshimeve të bëra, nuk ka pasur ndonjë kundërshtim nga Përfaqësuesi Civil i Bashkimit Europian. Sipas saj, në parim ai pajtohet, mirëpo duhet të kalohet edhe përmes disa procedurave në mënyrë që të certifikohet drafti final i Kushtetutës së Kosovës.
Pjesë nga artikulli i gazetës Express
Lini një Përgjigje