Këtë javë Qeveria e Kosovës publikoi programin për punën e saj gjatë viteve sa qeveria e Thaçit do të jetë në pushtet, deri në 2011.
Programi i plotë prej 27 faqesh mund të shkarkohet nga faqja jonë
Programi i Qeverise se Kosoves (pdf)
Këtu po e sjell vetëm një shkëputje që ka të bëjë me diasporën e Kosovës. Faqja jonë lexohet shumë nga diaspora kosovare që tani numëron mbi 500 000 dhe mendoj se bashkatdhetarëve nëpër botë që kanë dhënë dhe bërë shumë për Kosovën para dhe pas lufte, ju intereson të dinë se c’far do të bëjë kjo qeveri për ta. Kjo është qeveria e parë në Kosovën e pavarur dhe si shumë të tjerë edhe ata që tani banojnë dhe punojnë jashtë janë të interesuar të dinë se ç’far kujdesi do të tregoj Kosova e pavarur për shtetasit e saj që deri më tani duke mos pasur ku të drejtohen është dashur të ju drejtohen ambasadave serbe ku kanë hasur një përbuzje të theksuar.
Më poshtë mund të lexoni se c’far do të bëjë qeveria për diasporën kosovare:
Republika e Kosovës ka një diasporë të fortë dhe numerikisht të madhe. Diaspora, mërgata, kosovarët jashtë vendit nuk janë shfrytëzuar institucionalisht – në formë të organizuar në të mirë të zhvillimit të shtetit të Kosovës. Kosovarët jashtë vendit presin që Qeveria e Kosovës të bëjë për ta atë që nuk është bërë asnjëherë deri me tash. Për një përkujdesje më të mirë dhe të qëndrueshme duhen larguar pengesat e shumta, ato të vogla dhe ata të mëdha. Detyrë primare e Qeverisë në përballje me sfidat drejt largimit të këtyre pengesave është krijimi i autoritetit të qëndrueshëm qeveritar, që do të merret me problemet e diasporës, gjithmonë në mbështetje të ligjit, mundësisht në përafrim me legjislacionin e BE-së.
Veprimet që qeveria e Kosovës do t’i ndërmarrë përfshijnë:
• Hartimi i projektligjit për diasporën dhe harmonizimi i plotë i tij me ligjet tjera të Republikës së Kosovës si dhe, zbatimi i tij,
• Krijimi i ambasadave, konsullatave, shoqatave për mbrojtjen e kosovarëve jashtë vendit,
• Përpjekjet diplomatike të Qeverisë Kosovare për mbrojtjen e kosovarëve jashtë vendit,
• Ngritja dhe bashkimi i komunitetit kosovar jashtë vendit,
• Krijimi i lehtësirave për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit,
• Ruajtja dhe kultivimi i identitetit kulturor,
• Grumbullimi i të dhënave për Diasporën kosovare (si p.sh. vendndodhja e tyre, lidhjet e tyre me Kosovën, përgatitjet e tyre profesionale, bizneset e tyre),
• E drejta e votës,
• Informimi i kosovarëve jashtë vendit,
• Ngritja e kapaciteteve njerëzore profesionale.
Molla e Kuqe
Read Full Post »