Surroi për Haxhiun: “Pas 17 vjetësh ndjeva barrën e bashkëpërgjegjësisë; mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues, pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të.”
Surroi për librin e Haxhiut: A do të ishte historia ndryshe në “Luftën ndryshe” po të ishte ndryshe përbërja e Qeverisë së Kosovës, e kryeministër i saj të mos ishte Hashim Thaçi?
1.
“Nukaka” , tha, në të mos e gjetur personin e kërkuar dhe doli nga redaksia e KOHË-s Ditore në Prishtinë. Disa ia vunë vëmendjen, disa jo. Disa të tjerë kishin nevojë për shpjegim. “Nukaka” do të thotë “nuk qenka”, shpjegoi shqiptimin drenicak të kolegut tonë Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, redaktor i atëhershëm i gazetës.
Pas dhjetë vjetësh, Drenica, Baton Haxhiu dhe Dukagjin Gorani dhe shumë të tjerë do të jenë të përfshirë në një libër, “Lufta ndryshe” (botimi “Kumti”, Tiranë), që përshkruan vitet dramatike të luftës në Kosovë. Drenica si tabloja ku zhvillohet lufta, Dukagjin Gorani në një rol episodik si shok i vjetër i Hashim Thaçit, e Baton Haxhiu si autor i librit, rrëfimtar i ngjarjeve, komentues i njerëzve dhe analist i zhvillimeve gjeopolitike.
Nuk e di kë e kishte kërkuar asokohe në redaksi dhe nuk e di a e kishte gjetur. Megjithatë, një pikëpyetje se çka kërkoi dhe a e ka gjetur më përcolli në të lexuar këtë libër. Siç më përcolli përvoja ime e parë profesionale me autorin. Më solli një tekst që ishte në kulm të aktualitetit. Sapo kishin ngjarë demonstratat më të mëdha të opozitës serbe kundër Milosheviqit, ai ishte ndër të rrallët gazetarë shqiptarë të jenë gjendur në Beograd.
Mora tekstin e tij të gjatë, 4 a 5-faqesh të shtypura makinë, i hyra redaktimit, duke mos parandier se ky mund të kishte qenë njëri prej momenteve që do ta mbaja mend gjatë. Mësova tri gjëra, asnjëra prej tyre në lidhje me demonstratat në Beograd. E para, se kisha nerva bukur të forta, ngase merresha me njërin prej teksteve më të këqija që kisha lexuar. E dyta, se zbulova të pasurit e një durimi mazokist, ngase përpiqesha të redaktoja një tekst të paredaktueshë m. E treta, se duhet të kisha vetëbesim që kufizohet me arrogancë që të sillja një tekst të këtillë e të prisja të botohej. Në numrin e ardhshëm të revistës KOHA në Prishtinë, në mars të vitit 1991 , botova tekstin në formën e nja njëzet rreshtave.
Pas 17 vjetësh ndjeva barrën e bashkëpërgjegjë sisë; mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues, pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të.
2.
Metafora e Beogradit do ta përcjellë autorin edhe në këtë libër. Ka qenë aty, në vendin e ngjarjes, dhe kjo ka rëndësi parësore. Në kushte të rrezikshmërisë së lartë, autori do të gjendet në Drenicë, në fillim të luftës, te Jasharajt, para se të bëhej masakra, në Rahovec, para se të binte qyteti, në Reçak, pasi që ishte kryer masakra… Do të jetë, disa herë në takim me komandantët e UÇK-së, duke i qortuar herë pas here për deklaratat e sjelljet e tyre. Në njërin rast, do të shkojë në takim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në orën dhjetë të mëngjesit dhe do ta gjejë të zgjuar nga gjumi vetëm Fatmir Limajn. Do të jetë me diplomatët perëndimorë, ndërsa ata u raportojnë kryeqyteteve të tyre për zhvillimet në Kosovë, me indikatorët e qartë për luftën. Do të jetë i “vrarë” në luftë, i ringjallur në Maqedoni.
Problemi është se si të vihen të gjitha këto përjetime në letër. Si të shënohen këto, nga perspektiva e kronistit, protagonistit apo diçka tjetër?
Një zë duhet ta ketë kërkuar Baton Haxhiu, por “nukaka”.
Në mungesë të rrëfimtarit kemi një aventurë në masë të madhe të çliruar nga respekti për konsistencë, narracion dhe shumë herë për faktet.
Aty ku nuk ekziston përjetimi personal i autorit hyn improvizimi dhe spekulimi. Bob Norman, njëri prej diplomatëve të parë amerikanë që e kanë përcjellë fillin e luftës në Kosovë, të cilin autori e quan “drejtor politik në Ambasadën amerikane”, post krejtësisht joekzistues për cilëndo ambasadë në botë, do të citohet tekstualisht në raportet drejtuar Washingtonit, thuajse janë nxjerrë nga arkiva shtetërore, diku në vitin 2018. Apo, tek Julian Braithwaite, një diplomat britanik që përcolli me guxim tërë eskalimin e luftës që nga Prekazi, do të identifikojë autorin anonim të një raporti në revistën “Jane’s Defence” dhe do të citojë in extenso pjesët e tij si qëndrime të Qeverisë britanike.
Për më tepër, do të harrohet edhe rregulla bazike e atribuimit të mendimeve të të tjerëve. Autori, në analizën e tij shkruan se “në fillim të dhjetorit, zyrtarë të SHBA-së, me një ndërrim të papritur të politikës, bënë të ditur se Milosheviqi nuk duhej të mbetej gjithmonë guri i skajshëm në politikën e SHBA-së në Ballkan”. Ndonëse i paraqitur si mendim personal i autorit, shprehja “guri i skajshëm” nuk i përket kontekstit të gjuhës politike të Drenicës, Kosovës apo në përgjithësi të gjuhës shqipe. I përket shprehjes në anglishte “cornerstone” , që në fjalorin tonë politik rëndom përkthehet si “shtyllë”.
3.
“Lufta ndryshe”, siç titullohet libri, mund të prodhojë edhe një “Histori ndryshe”. Autori i librit shkruan gjerë e gjatë për Konferencën e Rambouilletit, pa marrë pjesë. Duke rikrijuar momentet më dramatike të kësaj konference, kur Hashim Thaçi këmbëngulte në mosnënshkrimin e marrëveshjes, duke rrezikuar kështu humbjen e përkrahjes ekzistenciale amerikane, autori nxjerr një version krejtësisht të ri. Nxjerr dëshmitar James Rubinin, zëdhënësin e sekretares Albright, citon herë pas here “të ketë thënë sekretarja Albright”, madje përshkruan edhe biseda të saj me presidentin Clinton, për të mbërritur te pika ku Hashim Thaçi propozon një rrugë të ndërmjetme kompromisi, me të cilën pas 2 javësh do të jepej nënshkrimi formal.
Është vështirë e pajtueshme kjo ikje kaq e madhe nga e vërteta me rolin e autorit të një libri, por më e madhe është kur autori i këtij libri ka pasur në dorë atëbotë jo vetëm raportet e korrespondentë ve të KOHË-s Ditore nga Rambouillet, por edhe miq personalë brenda Kështjellës, të cilët ishin dëshmitarë edhe më të afërt se Rubini. E, ky i fundit do të japë rrëfimin e vet më ndryshe prej atij të përshkruar nga Haxhiu.
A do të ishte historia ndryshe në “Luftën ndryshe” po të ishte ndryshe përbërja e Qeverisë së Kosovës, e kryeministër i saj të mos ishte Hashim Thaçi?
4.
E kërkova një rrëfim tejet të rëndësishëm në këtë libër. Por, “nukaka”.
Është rrëfimi për takimin e autorit të librit dhe Mahmut Bakallit me shefin e UDB-së, Jovica Stanishiq, në Brezovicë. Sipas fjalëve të deritanishme të Baton Haxhiut, Sigurimi Shtetëror Serb kishte kërkuar takim konfidencial me Bakallin, për t’ua përcjellë një mesazh kërcënues shqiptarëve, se në rast të luftës do të aplikohej strategjia e “tokës së djegur”, e duke ofruar njëkohësisht bisedime për autonomi.
Ky takim, mbresëlënës për opinionin publik shqiptar, ka nxitur jo vetëm ndonjë akuzë të herëpashershme ndaj Haxhiut (me nënpyetjen fundamentale se pse ka kërkuar ndërmjetësimin e Haxhiut UDB-ja serbe), por do të jetë edhe njëra prej pikave në akuzën ndaj Milosheviqit në Tribunalin e Hagës. Si edhe të vetë Stanishiqit, gjykimi i të cilit po afrohet, me frikën brenda Tribunalit se do të vdesë para se të flasë.
5.
Baton Haxhiu përpiqet t’i japë vulë një kohe, vulën personale të të përjetuarit dhe të të menduarit, qoftë vetjak, qoftë ashtu si i ka kuptuar të tjerët, për një periudhë intensive të një shoqërie në krizën e buzëluftës dhe të luftës.
Pas luftës, me një mllef të pandalur, jep arsyen e të shkruarit të librit.
“Duke trajtuar këtë vend dhe këto gjëra, kam vënë re se për disa gjëra duhet të jesh oportunist, luajal, i pafytyrë, i poshtër, injorant dhe bythëlëpirës”.
A është kjo vula e viteve që vijnë.
Veton Surroi
Wikipedia Commons (foto)
Racizëm ndaj Drenicës – Reagon Haxhiu ndaj shkrimit të Surroit
Cili është “Nukaka” e cili “Kaka”: Baton Haxhiu apo Veton Surroi?
O, po bukur e paske qendisur.Vërtet qytetar i madh je,Veton.”Nukkaka” është vertet komplet drenica primitive…Me pas rast dhe me e shqiptu këtë fjalë në Gjakovë- të ndjekin për jashtëtokësor…
i lexova shkrimet e te dyve mirpo me te vertet baton haxhiu osht tu e tepru pak si shume .
VETONI ME SHKRIMET E TIJ OSHT I MADH RESPEKT
Drenica ëdhtë vendi më primitiv në Kosovë.
Mjerë ne kush po na ushëheqë!
Ju lumte!!! Me te vertete eshte fyese kur Baton Haxhiu “vet-prezantohet” si nje nga profesionistet me te mire ne gazetarine Kosovare.
Te gjithe ata qe flasin kunder Surroit, jane qene birqenesh sepse personalitet si Surroi nuk do te lindë me kurr ne Kosove. Lum ai qe e ka lene pas vetes nje djale si Veton Surroi. Po ne nje vend siq eshte Kosova plot e per plot bageti, zor se do tja dij dikush vleren Vetonit,por prap se prape mbreti mbetet mbret ne kete rast Veton surroi. I lumt Vetonit nje njeri me nje bagazh shume te pasur ne Çdo aspekt, dhe nje njeri me nje kulture shume te madhe.Rroftë sa malet Veton surroi
Veton surroi i jugoviqve e ka surratin te zhgenjyerë për ballë popullit te vetë me atë minilobizmin dhe mbushjen e vshve te kosovarve per nje politikë ma ekzibicionale kur vjen fjala me serbët, dihet mirë kush janë ata komunistat jaugosllavistat serbistat bashkpuntort e jugoviqve.
Surroi ai bastard shqiptarë si shum antikomëtare ktu qe injorojnë gjuhën e vet dhe mundohën te nenqmojnë kombin e vetë janë ata te cilët deri dje paten rehati ne komunizëm dhe tash iu ështe prish rehatia me shkie, tredhtia e tyre delë si yndyra mbi ujë ata janë antikombtarët qe kontribuanë me dhjetra vite te punojnë kunder popullit te vet dhe ne fund asgjë nuk fituane vetëm mbeten tradhtarë te vulosurë kunder popullit te vetë.
Ani, me ja shtue edhe faktin qe duke e pershkruar Batonin, Vetoni e ka pershkrue deri dikund edhe veten-kryeveper mbi kryeveper na del!
Mendoj se kurre ne jeten time shkrim me te mire nuk kam lexuar.
Mendoj se kurr me mire askush nuk do mund t’i pershkruaj tipat si Batoni dhe te ngjashem ashtu si i pershkruan ky shkrim.
Ky shkrim eshte kryeveper ne vete.
o veton sorosi kqyr bre shka qa jentu fol idiot se po te heket koka ma heret se qe e meriton po mos e shtin korkond qe me hi nder pranga pa pas nevoj o shka he i biri shkjaut
Shihet qe Vetoni renien qe e ka pesuar, nuk e ka pesuar rastesisht po e ka merituar.
Prestigjin e Vetonit e ka rrenuar Vetoni vet( ose me mire, na tregoi se ai nuk eshte sic e kane menduar njerezit). Fyerjet qe ai i ben nje njeriu per nje te folme qe perdoret nga 99.9 % nuk dojne koment, dhe tregojne haptas shpirtngushtesine, mosdurimin, mosrespektin per te tjeret dhe deshperimin (pas verdiktit te fundit) e tij.
Me kete e tregoi haptas se edhe ai eshte bastard ballkanas dhe shfaqjet e deritashme ishin kamuflim.
Me kete si duket e ka vulosur renien e vete.
keto jane llafe te kota nga te cilat s’perfiton askush
me duket shume absurde qe ne listen e webfaqeve qe hapen ne google me te shkruar emrin e veton surroit te dale nje faqe qe tregon per mospajtime te tilla
ende s’jemi kerkund qe t’ia nisim me keso inatesh qofshin ato te justifikuesshme ose jo
ky shembull grindjeje me kujton ate storien e minjve qe per t’i rene ne fije si t’ua humbnin faren e t’i zhduknin fshataret i mbyllen ne nje vend te izoluar dhe te gjoret minj perfunduan duke ngrene njeri tjetrin
me kete izolim ne te cilin po perpiqemi te jetojme s’kemi dhe shume faj qe perpiqemi t’ia hame koken njeri tjetrit e te shtrydhim shpirtra si limoni e te hedhim balte mbi njeri tjetrin kot se koti;
ne kete situate kam vetem nje shprese qe diku ne evrope te dale ndonje me i mencur qe ta drejtoje kete vend per ne evrope dhe te na lere edhe ne te marrim pak ajer se eshte bere atmosfere vertet e padurueshme
dhe e keqja s’eshte se e merr lumi gjuhen shqipe
e keqja eshte se mund te na marre lumi te gjitheve si komb
me keq se ne mund te jene aktualisht vetem vendet e afrikes dhe palestina; e ne në evrope e sa larg tyre e sa larg njeri tjetrit…
Ka te drejte Vetoni sepse Hagjiu ka qene i njeanshem ne disa raste.
Lorik,
Ku s’na qoj Zoti mundesine me pase me shume diplomata ne kohen e ish-Jugosllavise, e sot dot kishim pase edhe djem e vajza te ketyre diplomateve te nivelit Surroi, qe fatkeqesisht shume na mungojne.
Veton Surroi per Baton Haxhiun dhe per gjithe spektrin politik te Kosoves eshte Winston Churchill, kete e di edhe vet, por s’ta qet goja.
e kam lexuar me vemendje shkrimin e z, surroit dhe pergjegjja ime do te ishte duke e cituar nje shok timi i cili keshtu e komentoj shkrimin e z. surroit, o mos te jav nin juve drenicakve se ju keni dhan gjithmon trima e aj eshte djal dipllomati i ish jugosllavis, nuk ka mujt me mesu ma shum se shkollen e titos edhepse ka jetu nje koh ne spanj. prandaj ju drenica jeni kosov e jo regjion si thot z. surroi, marre per nje intelektual.
p.s
edhe tiranasit thojn tirona per tiranen
Veton Surroi- Kalores i vetmuar ne mesin e “nukakave!”
Perderisa kombi shqiptar ende nuk ka nje mekanizem si ai i Ahmet Zogut,qe ai fatkeqesisht perdori per qellime antikombetare,ti duhet te merresh me “nukakat.” Gjymtyret e “trupit”shqiptar vazhdojne te konsumohen nga monstrumet shqipfoles,nga “nukakat” e jevgjite qe perpiqen te krijojne kombin dhe gjuhen kosovare,sepse nuk ndjehen mire per bemat dhe prejardhjen e tyre prej ashkalinjesh.Ti e ke veshtire,Veton,te “luftosh”me nje kulture perveze hajdutesh,uzurpatoresh e tradhetaresh qe,fatkeqesisht,ka metastazuar “trupin”shqiptar.
Injoranca e disa prej tyre eshte marramendese;Disa prej tyre i sherbejne Demonit,duke mos qene te vetedijshem per kete. Pavaresisht se cfare logjike mbizoteron trurin e te tilleve,e verteta eshte kjo: kjo metastaze eshte rezultat i vetedijes skajshmerisht te ulet,me parjashtime te vogla,ne mesin tone.
Baton haxhiu, nuk eshte njeri i mire:, per nje arsye, sepse ne vendin e lindjes se tij ne Paklek Te vjeter, te Drenasit, ka disa vite qe e ka lene nenen e tij te moshuar pa nje perkujdesje… pra nena e tij ka mbetur e vetme… me kete dua te shpjegoj natyren njerezore te haxhiut e cila eshte e njejte ne gazetarin e tij… e di kam degjuar shume gjera qe batoni deshiron dhe ndihet superior ne mesin e Maliqit, Goranit e disa te tjereve… kete e ka treguar me se miri ne librin e tij, “Lufta Ndryshe” dhe me te vertete ka treguar se Batoni eshte shume me ndryshe sesa qe e kemi njohur…
Baton shko rri me nenen tende pasi ta kryesh punen, duhet ta falenderosh dhe te kujdesesh per te se ka ndare kafshaten e fundit per te shkolluar…
une isha hetemi nje bashkevendas i Batonit
E mori pusi gjuhen Shqipe (ne Kosove), me shprehjet “nukaka” e te ngjashme.
T’ua them te drejten, me se tepermi me vjen turp kur degjoj te folurit e Jakup Krasniqit.
Kur te keni degjuar Krasniqin, “nukaka” do t’u duket embelsi.
Veton Surroi e ka shfrytzuar daljen e librit të Haxhiut që të shfryhet. Disa pjesë të këtij shkrimi më pëlqejnë por sulmet personale ndaj Haxhiut i ulin shumë vleftën këtij shkrimi që sipas mendimit tim është qërim hesapesh midis Haxhiut dhe Surroit.
Ne qofse dikujt do ti pershtatej dhe perputhej me se shumti fjala bythelepires ateher ai do te ishte me meritori z.Baton Haxhiu.
Reagimi i Vetonit me shume me dukej te ishte personal,dukej fare qarte se ai deshti t’ia beje me dije Haxhiut se je qyteteruar nen ambrellen e Vetonit dhe te gjithe stafit urban qe ka pase Koha ne ate bote.
Dhe, kete gje Haxhiu duhet ta dije, qe edhe vet Drenica flet per te si nje djalosh me nje rini shume fshatareske,te izoluar dhe inferiore.
Analize bindese! Per aktoret sikurse Zt ‘Nukaka’ nje fjale e urte popullore do e ‘mbeshtillte’ tere permbajtjen e librit; ‘Mos e ‘vete’ se tregon vehte’ nga ‘kritikat’ e stilit perendimore do i njohim me mire aktoret Kosovare, pasiqe i marrin gjerat me ‘zemer’.
p.s. kur Shqiptarizoni fjale te huaja, p.sh ‘Actor’ atehere shkruani ne shqipe si ‘Aktore-i’ e jo ‘Akter’ siq haset shpesh ne gazeta shqiptare sepse po tinglloni si ‘nukaka’
Te lumte Veton. Njekohesisht vete keni faj, pse u keni lejuar nukakave te tille te perzihen me ju. Ky far Baton nukaka kurre
dy lidhje si ka pase me gazetari
Eshte perulje per Vetonin te merret me nje prepotent qe synon te behet “gur i skajshem “-haha i gazetarise Kosovare.
he dora te lumte se pak i paske thane nukakes