Fatkeqësisht, për shqiptarët që jetojnë në Mitrovicën veriore , jeta atje të detyron të mbështetësh vetëm në mëshirën e Zotit.
Të jetosh në veriun e Mitrovicës do të thotë të bashkëjetosh me trysninë dhe ankthin
Trysni për ti braktisur pronat e tua , që për ty do të thotë , fëmijëria , kontributi , puna , ëndrra dhe jeta jote. Dhe në ankth nga ngacmimet apo sulmet e mundshme nga komuniteti serb që jeton në veri.
Në këto raste , kërkimi dhe ofrimi i ndihmës është thuajse e pamundur . Të pamundur ta bëjnë ata të cilët janë të destinuar të ta ofrojnë këtë ndihmë. Sepse në rastet kur ndihma është shumë e nevojshme , forcat e KFOR-it , o do jenë shumë larg , dhe deri sa ato të arrijnë ti “i lave duart”, ose shkurt e shqip ta thonë se përgjegjësia e sigurisë i takon shërbimit policorë.
Dhe ne… sigurisht tashmë e kemi kuptuar se pikërisht policia është ajo tek e cila jo vetëm se nuk mund të mbështetesh për siguri dhe mbrojtje , por nga ajo vet duhet të mbrohesh më shumë , sepse ky organizëm është bërë pjesë e krimit, të cilin ne e nuhasim dhe kapërdijmë ç’do ditë.
Këtë gjë e dimë jo vetëm ne banorët e Mitrovicës veriore , por e dini edhe ju bashkështetasit e mi te dashur. E dini se krimet që bëhen në veri bëhen me koshiencën dhe mbase dhe nën patronatin e policisë lokale serbe të Kosovës.
Ja pse ne jemi në mëshirën e Zotit !
Kemi parë nëpër filma të përshkruar se sa e vështirë dhe e rrezikshme është jeta në geto , por më besoni që ato filma ne po i përjetojmë në realitetin tonë, por akoma më keq sepse nuk e kemi asnjë të drejtë , te paktën minimale.
E vështirë është jeta në veriun e Mitrovicës. Të cenohen liritë themelore të njeriut, liria e lëvizjes , liria e fjalës, e shkollimit , e punës , e argëtimit , e që mund të shkojë edhe deri në atë pikë sa të cenohet e drejta e jetës.
Por çudia , anomalia më e madhe është se ne llogaritmi pjesë e shtetit të Kosovës , e shtetit më të ri demokratik në botë dhe nuk e kemi nga ky “shteti jonë” as mbështetjen minimale .
Shpesh kjo na bën ta kujtojmë fjalën “jetim me prindër të gjallë” , sepse ne po ndihemi jetim përderisa si prindër shquhen institucionet e Kosovës. Ato institucione që harruan shumë shpejtë patriotizmin, heroizmin dhe luftën e traumat që përjetoi Mitrovica.
E sot paskan dhe guximin të na akuzojnë që po i po shesim pronat tona në veri. Janë pronat tona dhe ne jemi të parët që na dhimbsen sepse do të thotë një jetë e tërë me sakrifica , do të thotë të shesësh ato që I ke bërë më djersë e gjak , do të thotë tio shesësh kujtimet më të bukura të jetës.
Luftuam mjaft për të rezistuar dhe për të mos I braktisur , por ja që po I shesim , sepse lufta na zgjati pak , sepse arma kryesore na braktisi , prindërit na braktisën (institucionet e Kosovës) , përderisa kundërshtari gëzon kujdes dhe përkëdheli nga prindërit e tij (institucionet serbe).
Mos u çudisni nga spastrimi i madh i shqiptarëve në këtë zonë , sepse ju na sollët në këtë gradë , ju e lejuat me sy hapur këtë gjë. Me shumë keqardhje ju them se kemi një intuitë se së shpejti veriu I Mitrovicës do figurojë I mbipopulluar nga serbët edhe në dokumente .
Sa mëkat! Na detyruat ta shesim gjithë prokopinë .
Por unë jam këtu . Bashkë më shumë qytetarë të tjerë akoma jemi këtu , ne veriun e Mitrovicës. Pa e pasur të sigurt as jetën lirinë , as punën as shkollën as asgjë , por jemi këtu sepse na mbanë këtu dashuria për Mitrovicën dhe mbështetja tek “mëshira e Zotit”.
Prindër , zgjohuni! Më mirë vonë se kurrë . Sepse fëmija i padjallëzuar edhe di të falë. Mos na lini vetëm në mëshirën e Zotit!
Një banor nga Kodra e Minatorëve( Kodrave të Trimave) në veriun e Mitrovicës.
ju kisha lut juve te web faqes qe ta publikoni ket thirrje te keti banori te mitrvices ne mediat tjera falemnerit per mirkuptim