Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich
Rikthimi aktual i Veton Surroit publicistikës si profesion primar, përmes të përditshmes së tij Koha Ditore, ma kujtoi çuditërisht, hyrjen e tij si uragan në gazetarinë kosovare përmes të përditshmes së atëhershme, Rilindja…sado që atëherë ishte ardhje e vullnetshme në publicistikë, kurse tash, pak disi “e detyrueshme”, si alternativ e mbetur.
Një polemikë e tij për Rock-un dhe rock-erët, si vlera të pazëvendësueshme kulturore të qytetërimit modern, pastaj një fjalorë krejt tjetër në tekstet e shumta dhe shumë të guximshme politike, patën freskuar edhe Rilindjen” e atëhershme shumë konservative, apo të paktën, qasjen e lexuesit të saj karshi Rilindjes.
Ajo që në mua i lidhi, ndërkaq, turrin e parë të atëhershëm të tij në publicistikë me këtë të tashmin, janë fjalët e “reja” që “sjell e promovon” në tekstet e tij, si dhe dy recensione, një atëherë e një sot.
Atëherë në gazetën Rilindja (1988), në një kolumne të shkëlqyeshme, debatonte publikisht dhe me të drejtë, me shefin e tij, më duket Beqir Hotin, rreth arsyeshmërisë së përdorimit në shtyp, “të fjalës së huaj – Diskurs”!
Në një recesion gjithashtu të atëhershëm, promovonte me shumë guxim në Rilindje, librin e ish shefit të tij, Dr. Branko Horvat “KOSOVSKO PITANJE” (Globus, Zagreb, 1988), ku me shumë kënaqësi, shpaloste të gjitha argumentet e Branko Horvatit për arsyeshmërinë e kërkesës për Republikën e Kosovës.
Aferim, thanë të gjithë atëherë.
Prurjet e tij të shumta në publicistikën kosovare, edhe më vonë, ishin vërtetë shumë impresive.
Tash ndërkaq, pas rikthimit të tij nga politika aktive, ku me gjasë është bërë edhe më i ngjeshur e “racional”, natyrisht edhe më i th`nisur andaj edhe më efiçent, përmes vetëm një “recensioni”, po na sjell shumë më shumë
prurje…
Por fatkeqësisht, shumë të diskutueshme, e për mendimin tim, edhe të pavlera…Të paktën në rastin e shkrimit të tij, për “Luftën ndryshe”.
“Lufta ndryshe!”
Kurreshtar, që të di më shumë rreth përmbajtjes së librit të sapobotuar të Baton Haxhiut, “Lufta ndryshe” –
promovimin prestigjioz të të cilit e pash në televizion – me kënaqësi, mora ta lexoj edhe recensionin e Veton Surroit për këtë libër, të botuar në shtojcën e kulturës të gazetës K. Ditore.
Sikur edhe shumëkush nga ne që jetojmë jashtë apo larg Kosovës e Shqipërisë, në mungesë të tavaneve e bodrumeve të mëdha (këtej) si deponi librash të pavlefshëm, para se të bëjmë porositjen e ndonjërit prej botimeve të shumta nga atje, por edhe para se “t’i bojmë kahre” prindët e të afërmit për dërgimin e ndonjë libri, sigurojmë paraprakisht sa më shumë informata, lexojmë recesionet, dhe vetëm pastaj bëjmë porosinë eventuale të librit!
Dhe kështu bëra edhe për librin e Baton Haxhiut “Lufta ndryshe”.
Jo se autori dhe tema e librit s`ishin garancë e mjaftueshme për përmbajtjen dramatike të librit.
Përkundrazi, B. Haxhiu është i njohur për atë se çdo “ushqimi” për vete apo të tjerët, edhe të atyre që s`ju mungon gjë bile, ja fut përmbi patjetërsisht edhe melmesat e veta.
Por ashtu si edhe gazeta që nuk shkon pa esspreso, edhe porositja e librit për mua, ka një paraceremoni
të patejkalueshme.
Para-ceremonia e leximit të recesionit të Surroit për librin e Baton Haxhiut, s`kishte si të fillonte më mirë…
Të gjitha primesat e nevojshme se për librin do të mësoj vërtetë shumëçka, ishin të dhanuna aty!
Aq më parë që këtë herë, në vend se për ish shefat, Surroi shkruante për librin e njërit nga ish bashkëpunëtorët e tij shumë të ngushtë, dhe, të një periudhë relativisht të gjatë bashkëveprimi…
Por çka gjeta e mësova në atë recension për Librin “Lufta ndryshe” e çka për Baton Haxhiun dhe Veton Surroin
Mësova se B. Haxhiu qenka Drenicas! Gjithashtu mësova se, kur B. Haxhiu qenka z`djergjë e duk te redaksia e javores së atëhershme urbane, KOHA, të Veton Surroit, paska pas vështirësi komunikimi dhe kuptimi me kolegët
Urbanë…!
Se përkthyes dhe njëfarë intermediatori kulturor e gjuhësor mes Surroit e Redaksisë në njërën anë, dhe B.Haxhiut e Drenicës në anën tjetër, paska qenë dhe me gjasë qenka edhe sot, Dukagjin Gorani, shoku i Hashim Thaçit…! Ngase, si thuhet nga Surroi, Haxhiu atëherë drenicakqe, paska thënë “Nukaka” për, nuk qenka!
Aty shpalohej gjithashtu se kur po lexonte librin në fjalë, Surroit i paskësh ra ndërmend edhe redaktimi i parë i një teksti të Baton Haxhiut mbi demonstratën në Beograd (1991), ku Baton Drenicaku, kishte qenë ndër të rallët gazetarë shqiptarë, të ndodhur atëherë në Beograd. Dhe po aty, se Batoni s`dinte të shkruante dhe nga katër faqe tekst makine, Surroi, mezi kishte nxjerrë nja 20 reshta, të vlefshëm për botim.
Në vazhdim të tekstit V.Surroi me shumë korrektësi, mbresëlënëse për mua, nuk heziton që ta pranojë edhe barrën e bashkëfajësisë, “…për mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të!”
Por mëkatet e B. Haxhiut shkojnë edhe më tutje…!
Pak më tutje në recensionin e Surroit del se “Nukaka” ka qenë dikur mëkat i B. Haxhiut se ishte Drenicak dhe se s`ditke të flasë e shkruaj, e megjithatë Surroi e pat emëruar për Kryeredaktor të gazetës së tij, Koha Ditore!? Sipas Surroit, në librin “Lufta ndryshe”, Baton Haxhiu duke përshkruajtur pjesë të historive të Rambujesë, ka bërë një gabim qenësor!
Ai, meqë s`ka qenë vetë aty, “natyrisht” se është dashur që t’i referohet mendësisë, për-jetimeve e kujtimeve të Surroit (ta zëmë), dhe të ja futë përmbi e përfund gjithë librit të tij, melmesat që ja ka dhanë për gjithë-jetën
Surroi.
Ky mu duk thelbi! D.m.th. çunaku i atëhershëm i Drenicës, paska tradhtuar! Paska instalue Batoni, Software të ri! E syze të reja!
A don ti e Baton Haxhiu ju paska kthyer rrënjëve të tij Drenicake, dhe paska zgjedhë me gjasë, që me ndihmën e inter-mediatorit kulturor e gjuhësor, në relacionin Drenicë – Kosovë, z. Dukagjin Gorani, shokut të atëhershëm, e këshilltarit e inter-mediatorit të sotëm të Kreminstrit Hashim Thaçit, ta përshkruaj historinë e një periudhe shumë të ndjeshme të Kosovës! Të prodhojë një Histori ndryshe!
Batoni sipas Surroit, duhet që menjëherë të kthehet në “Surroizëm”, e të përdorë ato melmesat, që janë të njohura për të gjithë, nga Idili i tyre i “suksesshme”, kur shkruanin historinë kontemporane atëherë, ta zëmë për Dr.Ibrahim Rugovën.
Për Dukagjin Goranin, ndërkaq, sado që nuk thuhet kund ndonjë gjë për mëkatet eventuale, përveç asaj se për-kthente dhe se ishte shoku i vjetër i Thaqit, megjithatë mbetej përshtypja, si paralajmërim, se ai qysh atëherë, përdorte, dy palë syze…dhe se…hmm?
Disi mu krijua përshtypja, kujtoni fillimet, se edhe Vetoni kur kishte shefa, po edhe Batoni, funksiononin disi ma pa probleme…ma sinkron…Ah, dever dynja…
Por sidoqoftë, në ndërkohë, pas leximit të Veton Surroit për Baton Haxhiun, harrova gajlen e kurreshtjes për librin “Lufta ndryshe”!
Tash e kamë gajle a thua prej kujt po e mësojnë gjeneratat e reja sot dhe ato që do të vijnë, historinë luftës së Kosovës për Pavarësi, jo ndryshe-ndryshe, por si ka qenë,…
Pa super-mëlmesa të egomanëve, qofshin ato mëlmesa të Veton Surroit e Baton Haxhiut…apo të ndonjë
aparatçiku tjetër, politikash të shumta konjukturale në Kosovë.
Se cili prej tyre – Baton Haxhiu apo Veton Surroi – është “Nukaka” e cili është “Kaka”, në këtë dritë, po më duket e krejt e parëndësishme.
Racizëm ndaj Drenicës – Reagon Haxhiu ndaj shkrimit të Surroit
Cili është “Nukaka” e cili “Kaka”: Baton Haxhiu apo Veton Surroi?
Na mashtroi Surroi – Pjesa e dytë nga reagimi i Haxhiut
Surroi komenton ish bashkëpunëtorin Haxhiu dhe librin e tij “Lufta ndryshe”
Baton Haxhiu gazetari i poshter dhe i pa lexueshmi qe nuk ka njohuri as per fe e as per kombe, njeriu i cili debaton me Hoxhen Shefqet dhe ku folen per Adem Jasharin, o zotri Baton nga truri je beton ke kujdes se cka folen se inshalla e perjetofsh per te keq ne familjen tende.
Vetoni apo Batoni
Une mendoj qe ketu kemi te bejm me dy Njerz te nje Profesioni , “dy Kolumnist”
nganjehere i degjoj njerzit kur flasin per aftesite e tyre Profesionale , une deshiroj te ju pyes te gjithve diqka , qka dallojn keta nga Mijera Intelektual qe sot Fatmirsisht ka Kosova
tung shfule a e morre qat mesazh a
ntga un e kam gjet
me ni
vend
tung verrtiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
qaooooooooo
e njoh batonin si student se gjenerat e kam pasur aj asht duduk po njoftsi te madhe ka pas at koh vinte ne fakulltet me dure ne xhepa e na shitke callem kaq.
nuk edi a ju kujtohet kur e shpalli veten Baton Haxhiu i vrar ne kohen e luftes ne Kosove ? aty filloj ti del tymi i spihunazhave te tij e per me ja largu Kosovarve dyshmin qe eshte agjent i UDB e shpalli veten sikur te vrar :) se keshtu e donte puna e asaj kohes ky eshte PIS TEPER I MADH ky Thaqi,Nano,kan pas me 10 tra takime te fshehura ne Athin me Miloshevicin por dote vije dita kur dota kuptojn Kosovart e gjor qe kush ka mbetur ti udheheq nje gja di te ju them qe KUJDES SHUM NGA KETA TIPA KETA JAN DORA MA E REZIKSHME E KOMBIT SHQIPTAR percjellin me vemendje lidhet e tyre sikur Kosove ashtu edhe ne Shqiperi ja disa shembuj per ju dhe analizoni pastaj vet ,Pse ne kohen e Rugoves u vrisnin te gjithe Kosovart ma te mire ? e prej qe eshte Thaqi ne qeverisje nuk vriten ma ? pse ishte aq i rezikuar Rugova ne ate kohe dhe njerzit e tij ? pse Ramushi ishte ne hage e Thaqi jo ? pse Sali Berisha eshte i rezikuar prej Nanos e Edi Rames ? pse Enver Hoxha ishte mik i ngusht i Tites dhe nuk i honger kur per Kosoven? pse keta qe i ceka ma nalt jan njerz qe me shpirt e dojn Enver Hoxhen kur dihet shume mire qe Enveri ishte armiku ma i madh i Kosovarve? e ishte mik i shpritit me Serbin e Serbt ? vetem boni nje analiz dhe dote bindeni ne TINZARLLEQET E KETYRE QE CEKA MA NALT TE JENI SHUME TE BINDUR QE KETA JAN SPIHUN TINAZAR TE SERBIS
kur eshte ba edhe Batoni te flet per diqka mozomakeq une e njof Batonin qe ne vitet 86,90 ky eshte nje SPIHUN shum i ndyer i UDB-se me kujtohet kur filloj te shkruaj ne revisten e asaj kohe qe quhej jet e re ky shkonte ne konvikte te studentve luante rolin demek po interesohet te dij hallet e studentve dhe sa kuptojke kush eshte student patrijot u burgoske pas nje jave ai student me kujtohet shume mire ky pis SPIHUN I NDYER rinte gjith diten te barakat e studenve qe ishin karshi konviktit numer 1 dhe pergjonte cdo levizje te studentve dikur filloj te miret demek me koha ditore gazeten ku edhe aty gjeti mbeshtetje te UDB-S tek Veton Suroi ,dikur u lidh me UDBASHT tjer me Hshim Thaqin e Xhavit Halitaj mjer Kosova qe nuk i njeh kta sikur une qe i njof Batoni edhe Hashimi jan njerzit ma SPIHUNA te Kosoves nuk dote shkon shume kohe do bindeni ne fjalt e mija BATONI ESHTE TEPER I REZIKSHMEM NUK KA ASNJE PIK GJAKU TE SHQIPTARIT ky le qe eshte i lidhur ne Kosove me UDB por edhe ne Shqiperi me Nanon edhe Edi Ramen keta jan nje lidhje shum e fort e UDB-s Baton Haxhiun e investon Serbia qe prej viteve 86-sht haram i qoft toka e KOSOVES QE E SHKEL KY QEN I PA BES
Bardhyli e paska shkri krejt, por edhe Arianiti nuk ia paska lene gje mangut! Batoni eshte nje injorant i pagdhendur te cilit i mungon dija e njohuria por e nxit shtytja e budallafte per t’i futur hundet gjithkund. Plus nuk e njeh ndjenjen- “marre, nuk di”. Si krejt sharlatanat! E Vetoni, ai njeriu me pedigre familjare? Kur i mbyll syte, per Zotin me duket se po e shoh portretin e tij varur prane shkalleve qe ngjisin ne kat. Vetoni me drejtimin hijerende drejtuar nga vezhguesi eventual, me barkun e fryre paksa e llullen e mbushur ne goje. Pedigre! Njeriu me rraje qytetari, ai qe ka per mision te udheheqe kombin e zdeshur e te pisur drejt gdhendjes e qytetarise! Hapeni dritaren, aman, se na mbyti prepotenca!Nje nenshkrim familjar i pahedhur ne Deklaraten e Pavaresise! Mbiemri i vetem me pedigre per te na perfaqesuar ne punet e jashtme! Nc nc!
UNE KAM NJE COMENTE QE ME PELQEN SHUME BARDHYL METAJ :D ahah MFALNI KUR E PASH PHOTON E BARDHYLIT U HUTOVA HAROVA COMENTIN E POLITIKANVE :D
Pershendetje te gjithve qe keni kontribuare, me fakte dhe te dhena per dy personalitetet. Surroi dhe Haxhiu .!
Per shume te rinje ,nder ta edhe vete une qe kame, qene kurioz, te dine me shume per historin e ngritjes se Surroit dhe deri dikund edhe te Haxhiut ,tani me do te munde te marin shume informata lidhje me ate se edhe cilat jane te metat e ketyre dy publicsteve .
Ne promovimin e librit, isha edhe une prezent jo qe Batoni me dergoi ftes po nga kureshtja ime per librin shkova dhe aty pata mundesin ta mare librin gratis ., nder personalitetet qe arrita ti shohf ishte edhe Krymeinistri Thaci ,dhe lideri i partise AKR Pacolli,dhe shume publiciste ishte edhe Blendi Fevziu nga Shqiperia dhe Mehemt Kraja .dhe te tjere mirpo nuk arrita ta shohf Veton Surroin menjeher kuptova dicka ose Surroi ishte jashte vendit ose kishte te bente dicka mes Batonit DHE Surroit qe nuk shkonin mire mes vete.
Mbasi ndegjuam fjalet miradie nga Blendi dhe Kraja dhen Librit te Batonit ne murum edhe nga nje pije dhe u kthyem per ne shtepi bashke me nje mik timin meqenese neve duhej te udhetojm nga Prishtina ne Vushtrri ,une voztiija veturen time ndersa miku im qe ulej aty afer ne veture filloj te i lexoj disa pjese te librit, me ze nder tjerat me interesoj ,”Vdekja Ime” ku nder te tjerat ne liber thoshte qe Batoni kishte shkuar te troket ne nje der ku aty ishte paraqiture nje njeri dhe i kishte thene se Batoni ka vdekur . une menjehre e pyata mikun i cili citojke nga libri qe te shiqon mire dhe te me tregon mos po e shehf edhe emrin e personit i cili i thote Batonit qe ka vdekur.! jo me kethen miku prandaj nuk me pritet ta leshoj timoni nga dora dhe te ulem ne shtepi te lexoj me tutje.
dersa lexoj librin e Batonit, me kujtohen tingujt e nje kenge te Minatorit kenga ‘PSE SHKOVE TI’ duke mos ju lodhure ata qe e kan ndegju kete kenge e dine cfar teksti permban anadaj edhe ne librin e Batonit nga njehere me duket vetja (shka( … prandej edhe une para se te shkruan Surroi ”reagimin” e tije kam pasur goxha qejf te ndegjoi se pari nga ai dhe pastaj nga kritiket tjere qe te i vije ne funde ketij shkimi duhet te pranoje se nuk jam i knaqure me librin dhe as i knaqure me ate se ne cfare niveli kan rene sidomos zotri BATONI me shkrime reagim ndryshe duke mos u kursyer edhe aspak per te treguar se cfar te metash na paska Surroi ,dhe duke e luajtur rolin e viktimes me Kuazi shpetimtarin e gazetarise Kosovare.
me shume herave tjera .
Ti Mira qenke per oda te katundit po as aty nuk e paske vendin se nuk ke koqe e nuk te lojne as mas dere me nejte .
Nje fjale e urte popullore thote: Kungulli mbi uje nuk shkone gjithmone, keshtu qe keta te dy e kane treguar veten me ne fund se kush jane d. m th. mos ki cka i bon kalit e msho samarit , eu eu…. po te ulte bre…. e Bardhi besa jau ka tregu rrugen nese e dijne ata , pa te keqen e tyne …. veq jau ka ngreh veshin kapak …. se populli veq i ka tregu Vetonit ku e ka vendin, maaas dere /// e ky batoni hala po perpelitet i shkreti…. edhe nej dite edhe nej dite hahhaha.
Dalngadal “lakrorit po i hiqen petët”, ata që i kanë mbivlersuar të dy të lartëpermendurit po e kuptojnë se kanë rënë në grackën mediale të sajuar në mungesë të vlerave.
Ata qe e lexojnë me kujdes “intervisten e porositur” nga vet Baton Haxhiu në Express, ku deri dje ishte si drejtor, mes rreshtash e shpesh edhe ashiqare mundë të shohin se Batonit ju rrit mendja si shumë dhe si duket ai e disa quna tjerë filluan ti kerkojnë hise Vetonit nga kompania KOHA dhe kompanitë tjera që po krijoheshin.
Vetoni duke e njohur mirë nuk mund ta lejontë një “rrol të tillë” për shërbetorin e deridjeshëm.
Batoni ashiqare përpiqet që luftën e tij me Vetonin t’ua lërë ta bëjnë të tjerët Shkelzenat, Zenunat, Ylberat dhe shkon edhe më largë, u a lëkund edhe eshtrat të vdekurve kur gati sa nuk qirret për përkrahje të Maksut Shehu dhe Hotit (të dyve u flente shumë Tita në zemër).
Por, Zenuni shumë mirë i tregon në një reagim në faqet e Expressit diku në fund të gazetës. Flm por nese ke b…. dili perpara vet Vetonit.
Maksut Shehu ka vdekë e ai Hoti nuk e di a është gjallë s’ka rëndesi, por as ai sigurisht se nuk do ti ndihmonte fare në këtë mes.
Shkelzeni doli “qyqar” ashtu si edhe është.
Në artikullin e botuar në Express me titull “shteti bastard” ku tërthorazi fajson “Kohen ditore” dhe Veton Surroin se paskan ribotuar një artikull të modifikuar nga “Der Spiegel” ku gazetari gjerman bazuar në biseden me Shkelzen Maliqin e nxjerrë Kosovën si një shtet bastard të cilin u dashka ta rrisë Evropa.
Shkelzeni i mjerë ankohet se është nxjerrë nga kontesti mendimi i tij, ku gazetari dhe gazeta me orientime anti kosovare për qëllime të veta e kanë keqëinterpretuar mendimin “analitikë” të tij.
Nuk më vjen keqë fare pse ky “analistë” është shfrytëzuar dhe hedhur si i pavlerë nga “Der Spiegel”, më vjenë keqë se si kjo gazetë edhe shumë të tjera i marrin “mendimet gjenioze” të një grupi analistësh dhe i plasojnë si mendësi kosovare. Krejtë kjo për ti përmbushur polikat redaktuese të tyre.
Nga analistët, experatët për lami nga më të ndryshmet kryesishtë komunikimi, menagjimi, ekzekutivi, marrdhënie me publikun, filozofi, sociologjie dhe fusha tjera “jo prodhuese” lexo “BADIHAVISTIKË” më vjen të vjell.
E keqja është se ata janë bërë aq shumë sa që po të kishim kaq farmerë Kosova jam i bindur do ta siguronte buken e vet pa pas nevojë për të eksportuar produkte të tilla primare nga Serbia apo edhe më largë.
“Të ashtuquajturit analistë” do duhej ta dinë se fjala publike ka peshë, ato çka ne e ata i dijmë, por ata na i “perkthejnë prap” janë vetëm për perdorim të brendëshem, për ti shitur gazetat, për muhabet në kafe, dhe për ti u shitur “pallavra” grave të veta dhe të paditurve që i shikojnë “analistët” sikur të ishin “I gjithëdijshmi-Babavoglushi” personazh në filma vizatimorë.
Populli ka thënë “mos e pyet se tregon vetë”, unë besoj se Vetoni, Shkelzeni, Batoni e Co do ti shplojnë letrat e njëri tjetrit e bashkë me to edhe të vetat, ata që ende nuk i njohin e kanë rastin për ti njohur.
Batoni si burrë pa unë pas “goditjes cinike” që merr, më kot shfajsohet se ky është rrefimi i tij, secili duhet ta ketë rrefimin e vet e tj. Rrefimi i tij kur publikohet si libër që meton të jetë publicistiko-historikë do ti nënshtrohet vlersimit, analizave dhe do ti shoshiten fjalët e faktet, për fatin e tij jo të gjithë akteret kanë vdekur.
Kjo nuk është krejt, më kot meton Batoni se i ka treguar të gjitha të palarat e veta dhe ua ka liruar vendin të tjerëve,ai ka ende për të thënë e treguar si për veten poashtu edhe për të tjerët rreth tij.
Arianit,
Te lumte se e paske bere nje analize te shkelqyeshme.
Te gjitha pohimet tua jane
te verteta.
Pershendetje
une mendoje qe Vetoni e ka ka then te verteten.
me pershkrimin e Arianitin per Batonin pajtohem plotesisht se ai vertet eshte nje servil i pa pare.
zanna, flm se qene vajz shum e menqun, nje intelektual nuk e perdor nje gjuh te till dhe nuk e perqesh nje regjion permes nje personi
tung
Sinqerisht em ka zgjenjy Vetoni e kom mar per nje person shum te edukum edhe shum te matun .. gjuha cinike qe ka perdor ne raport me Baton Haxhiun mu em ka iritu .. une nuk ja mbaj anen askujt po me thon shkurt e shqip .. Veton Surroi ktu ka ra shume poshte per te vetmen arsye se ka perqesh edhe u rrok ne imt’sina per t’cilat as qe kisha mujt me imagjinu qe ai si njeri intelektual qe osht mundet me u kap…
Vleroi lart reagimin e Baton Haxhiut dhan gazetes Express edhe ishalla e ka lexu veton surroi
tung
Te vertetat e Vetonit dhe Batonit
Ka kohe qe nuk eshte hapur ndonje debat kaq i nevojshem dhe qe nuk i ben asfare demi Kosoves. Nese i shohim debatet qe i hapin njerezit e sojit te N. Spahiut, H. Matoshit e te tjereve per identitetin Kosovar, simbolet e gjera tjera simbolike fitohet pershtypja se ne Kosovaret gjithqka e kemi ne rregull vetem edhe simbolikat kane mbetur pa u ndrequr. Ne kohen kur nuk kemi debate per probleme ekonomike ne merremi me ate qe e dime me se miri, trillet dhe konstruksionet.
E, megjithate debati qe doli pas botimit te librit te B. Haxhiut e ka nje te mire. Ata te dy e njohin shume mire njeri tjetrin dhe kane qka te ofrojne per publikun. Veqmas rreth figures se V. Surroit i cili ende nga disa fetishizohet si njeri qe mund ta ndreq Kosoven por qe populli i mjere nuk po e pranon.
Une e kam nje mendim shume te qarte per Batonin, te cilin mendim jam i sigurte se do ta ruaj sot e 50 vjet. Ai eshte nje sinonim i njerezve qe nuk dijne bash asgje e megjithate jane kudo. Ata qe e njohin nga koha e studimeve e kujtojne vetem si nje student qe endej korridoreve te Rektoratit dhe madje rektori serb i asaj kohe (Balosheviqi nese nuk gaboj) si qun te urte e ofron ne redaksine e gazetes Bota e Re. Se Veton Surroi ka pas problem ta redaktoi shkrimin e Tij e besoj plotesisht, Batoni as sot pas 20 viteve nuk dine te shkruaj e paramendoni se ne i shohim vetem shkrimet e tij te redaktuara. E megjithate kjo nuk e ka penguar qe ai te jete gjithmone e gjithkund, afer F. Aganit, B. Bukoshit, H. Thaqit, V. Surroit e tani ka monopol ne TV shqiptare si analist. Mjere Shqiperia kend e ka pike reference per zhvillimet ne Kosove. Dhe gjate gjithe kesaj kohe Vetoni ka mbetur kompleksi i Batonit dhe vetem pershkrimi nga ana e Vetonit per Batonin si nje “nukaka” ia hapi zemren dhe nzorri xhevahiret qe nje rreth i ngushte vetem i ka pas te ditur. Jam 100% i sigurte se po te kishte vazhduar Jugosllavia sot emri i Baton Haxhiut do te lexohej pas atij te F. Hoxhes, S. Hasanit etj.
E sa per Vetonin e kam me lehte te shkruaj. Eshte ne natyren e Tij t’ia fus njerezve me te cilet i ka rene te punoj ose madje vetem te prezentoj ne nje mbledhje te perbashket. Ai i ka perqeshur te gjithe nga Rugova, Thaqi, Kosumi e shume te tjere. Kur dikush me pak njohuri per Vetonin me ka lutur t’ia pershkruaj personalitetin jam pergjigjur shkurt ” E ka nje te keqe te madhe, gjithmone bashkepunon me njerez te nivelit profesionalisht me te ulte se Ai, me servil qe ja mbajne qanten dhe entuziazmohen pse kane nderin te rrine me te si soji i Baton Haxhiut, D. Goranit, Y.Hyses etj.
Nuk kam kaluar absolutisht asnje dite aktivitet politik afer Rugoves por nje nga virtytet e Tij me larta ka qene fakti qe nuk ja ka “rras” kurre tipave te tille.
I lumtë këtij zotëri Bardhyl Metajt!
E paska qëndis…!
Dhe ja paska punue portretet dyve, edhe Batonit edhe Vetonit!
Gara mes tyre mesiguri vazhdon…: por diçka mas këtij komenti po dihet:
– Nëse vetëm njeri është “Nukaka”, sipas Surroit, atëher tashmë, është më se e sigurt, se dytë janë “Kaka”!
Dhe se melmesave të tyre, Ju ka kaluar afati…!
Haziri, të lumtë për komentin aq interesant. Ka kohë që nuk kam lexuar një koment të tillë ku gjërat thuhen ashtu si janë e jo reth e rrotull.
Pyetje me vendë. Cila do të jetë përgjegjia nuk gabohesh.
Megjithatë unë të dy epitetet do ja atriboja pa fije frige se po hyj “në hak” Batonit.
Karrieren e Batonit e kam përcjelluar që nga fillimi,kur unë isha “brucosh” e ai endej fakulteteve si “apsolvent”. E kuptoj mllefin e Vetonit dhe zhgenjimin e tij në radhë të parë në Batonin por edhe në vetëveten për mosarritjen që ta gdhendë Batonin sipas kutit Surroist.
Do ta ngushlloja Vetonin, se megjithë atë si mësues të mos ndihet i dëshpruar sepse së paku në mjekerr dhe nuhatje, etje për pushtet dhe “famë” nxënësi ja ka tejkaluar.
Por sikurse edhe mësuesi që patë rrëshqitur në fillim të karrieres me idetë e JUL-it edhe Batoni ka rrëshqitur edhe më thellë me kliken e Millosheviqit.
Kjo përbaltje e hershme e Veton Surroit edhe sot e kësaj dite po i hakmerret, ai kurrë nuk do ta ketë besimin e pjesës dërmuese shqiptare, popullsia me prejardhje rurale zor ti besojë atij ndonjëherë.
Për hirë të së vertetës duhet thënë se sot Kosova nuk ka njeri më adekuat për ministër të jashtëm se Surroi, por ai megjithatë nuk e mori këtë postë, qoftë për shkak të frigës në qarqeve udhëheqëse se ai si “intelegjentë e dinakë” që është do tua grabiste “show”-n e tyre, qoftë për shkak të mosbesimit në lojalitetin dhe nënshtrimin e tij, sepse ai mëgjithëatë ka unin, ka parime dhe mbi të gjitha ka para, parndaj do të ishte e pamunduar të shantazhohej. Pushtetarët e sotëm kurrsësi nuk deshen të mbesin pengë i burrërisë së Veton Surroit, edhe pse këtu nuk përjashtoj edhe ndikimin e rrymës së LDK-së.
Sa për Batonin, kësaj here edhe pse përpiqet me i nxjerrë, “dajtë” e “tezet” të afërme me” tezet” e Thaqit , përpiqet njëfar mënyre të dal “shokë i shokut të shokut” pastaj “përpiqet ta nxjerr vetën si “escort girl” të diplomatëve të huaj krejtë kjo në shpresë të një kocke nga shokët e shokëve.
Do të doja që Thaqit të mos i turbullohet mendja nga Gorani dhe të bie në gracken e këtyre apetiteve të Batonit.
Thaqi duhet të dijë se nuk ka nevojë shumë as për Goranin. Sot, aq shumë ka Kosova përkthyes sa që padyshim do ta gjente një Goran të ri.
Populli e ka pranuar Thaqin ashtu si ishte “fshatar me mani të oo-së”, ai nuk duhët të bëjë përpjekje për hyrjen në rrethe “false” qytetare e elitare. Vet lufta e tij i ka siguruar vendin në eliten e historisë.