Dje në Prishtinë nga pjesëtar të Shërbimit Policor të Kosovës është arrestuar gazetari i mirënjohur Baton Haxhiu pas një urdhri nga gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi e vendosur në qytetin holandez, Hagë. Haxhiu po dje ka udhëtuar për në Hagë me aeroplanin e vijës së rregullt.
Gjykata e Hagës ka vendosur të ngre aktpadi kundër gazetarit Baton Haxhiu për shkak se ky i fundit gjatë vitit 2007 publikoi një artikull në gazetën Express që përmbante emrin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë që do të dëshmonte/kishte dëshmuar kundër Ramush Haradinaj.
Artikulli nuk ishte shkruajtur nga Haxhiu. Në vendin ku duhej të shkruante emri i gazetarit shkruante “Express”.
Në të vërtet emri i dëshmitarit u zbulua nga ish-zëvendëskryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Steven Schook gjatë një takimi që ky kishte me disa politikan kosovar.
Me te mësuar emrin e dëshmitarit dhe vendndodhjen e tije, në një shtet perëndimor, ish ministri i kulturës i Kosovës, Astrit Haraqija, i dërgoi një porosi dëshmitarit përmes bashkëpunëtorit të tij Bajrush Morina, ku lutej që të mos dëshmonte kundër Ramush Haradinaj në Hagë.
Por takimi midis dëshmitarit të mbrojtur dhe Bajrush Morinës u përgjua nga policia e vendit ku banonte dëshmitari dhe kaseta me inxhizime iu dërgua gjykatës në Hagë.
Pak javë më parë gjykata e Hagës publikoi edhe aktpadinë kundër Astrit Haraqisë dhe Bajrush Morinës. Pas paraqitjes së parë para trupit gjykues këta janë lënë të lirë deri sa të filloj gjykimi kundër tyre.
Baton Haxhiu, që gjatë kohës kur u publikua artikulli në fjalë ishte drejtor i gazetës Express, do të paraqitet sot para trupit gjykues.
Prokuroria e gjykatës në Hagë janë të zhgënjyer pas shpalljes të pafajshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe tani po bëjnë çmos që të kenë sukses me ankesën që ata e kanë paralajmëruar kundër vendimit të gjykatës. Prokuroria fajin për shpalljen e Haradinaj të pafajshëm ia lë mosparaqitjes së disa dëshmitarëve në gjyqin kundër Haradinaj.
—–
Sot (21 maj) Haxhiu është paraqitur për herë të parë para gjyaktësve dhe e ka deklaruar veten të pafajshëm. Avokatët kanë kërkuar lirim të përkohshëm të Haxhiut. Kjo kërkes është duke u shqyrtuar.
—–
Gazeta Express 21 maj 2008: Disa javë pasi është botuar ky artikull, ish drejtori i gazetës Express ka dhënë sqarimet e tij edhe në Zyrën e Prokurorëve të këtij institucioni ndërkombëtar në Prishtinë, ndërkohë që tash të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe në Hagë.
Pritet që Baton Haxhiu të japë sqarime për mënyrën se si ka arritur të marrë informacionin rreth akuzës së ngritur ndaj ish ministrit Astrit Haraqija dhe këshilltarit e redaktorit të gazetës “Bota Sot”, Bajrush Morina dhe për arsyen e publikimit të emrit të dëshmitarit të mbrojtur të prokurorisë në procesin gjyqësor “Ramush Haradinaj dhe të tjerët”.
Lini një Përgjigje