Presidenca e Bashkimit Evropian, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se misioni evropian nё Kosovë nuk do nisë nё afatin e përcaktuar më herët. Duke folur nё Parlamentin Evropian, ministri i Jashtёm slloven, Dimitrij Rupel, u shpreh se qëllimi i BE-sё ёshtё qё EULEX-i tё nisё me punё sa mё parё qё ёshtё e mundur dhe tё jetё i pёrfshirё nё tёrё territorin e Kosovës.
“Duket se procesi ёshtё mё i komplikuar sё qё kemi menduar fillimisht. Operacioni do të nisё tё implementohet mё vonё se ç’kemi planifikuar. Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po negociojnё atё qё po quhet, rikonfigurim tё misionit nё Kosovё”, ka thënë Rupel.
Kryeministri i Sllovenisё dhe kryesuesi i radhës me Bashkimin Evropian, Janez Jansha, insiston se, pavarësisht nga ngecjet, BE-ja do ta kryejë obligimin nё Kosovё, ashtu siç ka vendosur nё muajin dhjetor. Ai gjithashtu ka thёnё se tё gjithё nё BE duhet t’i përshtaten realitetit tё ri qё do të krijohet nё Kosovё, pas 15 qershorit.
“Komuniteti Serb nё Kosovё duhet tё njohё interesin e vet nё Misionin e EULEX-it. EULEX-i sikurse edhe UNMIK-u e KFOR-i janё atje pёr tё siguruar stabilitetin afatgjatë nё rajon dhe tё ndihmojnë tё gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri slloven Janez Jansha.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili me delegacion po qëndron nё Parlamentin Evropian, nё Bruksel, thotё se pas 15 qershorit nё Kosovё krijohet realiteti i ri, ndërsa zgjidhja mё e mire pёr vendin, sipas Krasniqit ёshtё arritja e EULEX-it.
“Bashkimi Evropian duhet tё përshpejtojë pёr t’i dhёnё kompetenca tё plota EULEX-it, qё ai tё kryejë funksionet e tij nё Kosovё”, ka thënë Krasniqi.
Ndonëse zyrtarët evropian insistojnë në sqarimin se vonesat me EULEX-in kanë vetëm karakter teknik, megjithatë aspekti politik ka kontribuar dukshëm nё këto komplikime pёr shkak tё hezitimit tё atyre vendeve evropiane, tё cilat ende nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovës, që tё marrin pjesё nё kёtё mision, pa dritën e gjelbër nga Sekretari i pёrgjithshёm i OKB-së.
Sidoqoftë, nё qarqet e Brukselit paralajmërohet se sё shpejti Baan Ki Moon do të dёrgojё, siç thuhet “sinjale pozitive” nё lidhje me EULEX-in.
Edhe nё rast se këto sinjale arrijnë sё shpejti, kjo nuk do tё thotё se EULEX-i do të jetё plotёsisht operacional deri mё 15 qershor.
RTK
Remarkable! Its truly awesome paragraph, I have got much clear idea regarding from this post.
It’s an awesome piece of writing in support of all the internet people; they will obtain benefit from it I am sure.