Romanca mes një të riu shqiptarë nga fshati Semenisht i Shkupit dhe një vajze maqedonase nga fshati Zelenikovë është shndërruar në tragjedi kur në të është përzier policia maqedonase. Njëzet e një vjeçari Murat Mustafovski është plagosur nga njësiti special “Alfa” rreth orës 12 e 30 minuta.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Zelenikovës në rrugën mes Draçevës dhe Zelenikovës, në fshatin Meshnicë. Sipas banorëve të fshatit konflikti ka nis që një vit më parë, kur Mustafovski ka marrë me të ikme një vajzë maqedonase.
Të enjten babai i Mustafovskit e ka dërguar në ambulancë, nusen e re për kontroll pasi ajo ka qenë shtatzënë. Vëllai i saj e ka rrahur të atin e Muratit, në ndërkohë që bashkë me babain e tij ka shkuar në shtëpinë e Muratit për të rrahur edhe Muratin dhe për të marrë motrën. Por ajo ngjashëm si me herët e tjera nuk ka pranuar që të kthehet tek familja e saj, pasi që e do këtë djalë. “Vetëm e vdekur mund të kthehem në shtëpi”, i ka thënë të atit dhe të vëllait nusja e Muratit.
Në ndërkohë, vëllai i nuses ka lajmëruar policinë që ta ndalojnë Muratin. Sipas policisë, “Alfat” kanë shtënë mbi Murat Mustafovskin, pasi ai nuk ka dash që të identifikohet. “Njësitet ishin të detyruar që të qëllojnë me armë, pasi ai nuk ka pranuar të legjitimohet dhe se ka tentuar që të qëllojë ndaj policisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, duke shtuar se rastin në policinë e Draçevës e ka paraqitur vëllai i nuses. Ndërsa kryetari i Komunës së Zelenikovës, Borçe Gievski thotë se kur mbërritur në vendngjarje terreni ka qenë pastruar. “Nga sa mora vesh unë është gjuajtur nga ‘Alfat’. Nuk dija kë të pyesja, ndaj dhe nuk kam shumë informata të sakta”, tha për “Lajm”, kryetari Gievski, duke shtuar se këto janë punë mes policisë dhe djalit shqiptar të lënduar.
Sipas banorëve, familja e nuses që një vit nuk e lë rehat familjen e djalit. “Katër – pesë herë ata kanë dash që ta vrasin Murati, pasi kanë edhe pistoleta, edhe kallashë. Rasti është paraqitur në polici disa herë, por policia nuk ka intervenuar asnjëherë. Tani që ata e paraqitën rastin, ‘Alfat’ erdhën dhe plagosën Muratin”, thotë një i afërm i Mustafovskit.
Lajm Maqedoni
o kush mos ja merr qiken po veq qiva maqedonve edhe lejva nder se qata e kan merak ato jo me va marr qija edhe leja nshpi
o hallall tkoft o shoq se kejt qikat duhet mjav mar maqedonve.