Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich
Me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit (1878-2008)!
Praeludium:
Historikisht: Kombet formojnë Shtetin por dhe Shteti formon Kombet!
Procesi historik Shtet- dhe Kombformues i shqiptarëve fillon, kur mbaron (kurorëzohet) procesi i njëjtë tek gjermanët!
Tek shqiptarët ngjizet me Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit!
Laudatio:
Histori e procesit politik për një shtet Shqiptarë për shqiptarët, prodhoi dy shtete (dy shtetësi) dhe dy identitete e entitete politike – po aq shqiptare – Shqiptarë dhe Kosovarë*!
Më 28 Nëntor 1912 – Shqipërinë e cunguar, më 17 Shkurt 2008 – Kosovën e cunguar!
Dy shtetet sado jo optimale për nga shtrirja territoriale, por me taban shqiptarë, mund ti bëjnë dëm vetëm: jo dashamirëve të shqiptarëve…!
Zeitgeist-i ynë dhe ai global:
Historia na ndau!
Po tani: të vajtojmë apo të festojmë?
Jo! Të punojmë me ritëm të përshpejtuar për integrim në BE, për mirëqenie kombëtare, politike e ekonomike të shqiptarëve gjithandej!
Procesi historik evolutiv i mendësisë së përbotshme, kulmuar me Zetigeist-in global kontemporan, e që përmblidhet shumë shkurt në sloganin, “Think Global and deal Lokal“, reflektoi-n pozitivisht edhe në historinë e shqiptarëve!
Dhe ndau në këtë frymë përgjegjësit administrative për shtetet dhe regjionet, Kombeve përkatëse – Shqiptarëve dhe Kosovarëve!
Së këndejmi, përpjekjet eventuale për Bashkim kombëtarë – janë kundër historike!
Retrograde, humbje kohe dhe energjie!
E ardhmja:
Forcimi i dy shteteve është Ky – misioni patriotik! I qytetarit-ve dhe Lidershipit!
Sot lypset kanalizimi i energjive, kreativitetit individual e kolektiv, për zhvillim e mirëqenie ekonomike, të shteteve tona përkatëse dhe çdo qytetari, shtetasi e bashkëkombësi që jeton jashtë dy shteteve tona Kombëtare!
Business plan (2008-2013):
Aktualisht: Shtetet dhe Lidershipet tona kombëtare, s’kanë për mision primarë të korrigjojnë padrejtësitë ngjarë ndaj shqiptarëve deri dje, por përgjegjësi e obligim patriotik, detyrë dhe mision human e politik, që të jenë mbrojtës nga padrejtësitë e ngjarë sot…dhe nesër, nga (në) vetë shtetet tona, por dhe jashtë tyre!
Normën (Business plan) Lidershipet Kombtare e arrijnë – vetëm me integrime të përshpejtuara në BE!
BE në gjeografinë tonë kombëtare, ky është imperativi!
*Kombi Kosovarë: Kombet nuk formësohen me dekrete politike, pra nuk janë prodhime konferencash! Por njihen dhe formësohen si “Willens-Nation” ne procese të gjata historike! Minoritarët serbë dhe tjerë në Kosovë, nëse kanë vullnet (“Wille” gjerm.) mund të “evoluojnë në Kosovarë” për aq sa shtetësia Kosovare për ata, do të evoluoj në Komb, proces ky, që si vullnet është rrumbullakuar te shqiptarët! Atëherë mund të ngjanë ajo që e thamë në krye të shkrimit, që shteti të formoj Kombin mbi-nacional (si fazë e dytë)! Në Shqipëri, shqiptarë është edhe një minoritar grek, ta zamë i Himarë-s!
Bardhyl Metaj jeton dhe vepron në Zürich. Ka qenë Shef për Relacione Publike si dhe Drejtor Ekzekutiv (CEO) në shumë media zvicerane të koncernit internacional “Bertelsmann”, të Tel-Express AG, koncernit “car4you Schweiz AG” dhe Swissprofessional Media AG (Süddeutsche Verlags Gruppe).
Lini një Përgjigje