Përfaqësuesit e Delegacionit faktmbledhës të Komitetit Buxhetor të Parlamentit Evropian, pas qëndrimit dyditësh në Kosovë, thanë se është me rëndësi që të ketë një kontroll të shfrytëzimit të parave dhe transparencë për përfitimet që mund të ketë në të ardhmen Qeveria e Kosovës dhe institucionet në ndërtimin e vendit.
Kosovës i nevojitet një gjykatë funksionale e auditorëve, kanë bërë të qartë ata.
BE-ja ka investuar deri më tash rreth 2 miliardë euro në Kosovë ndërsa delegacioni i cili, gjatë vizitës, ka pasur takime të shumta ka vlerësuar se shumica e projekteve të bizneseve të vogla janë mjaftë inkurajuese, mirëpo siç u shprehën përfaqësuesit e këtij delegacioni, ka pasur edhe kritika se çka duhet të përmirësohet në të ardhmen.
Kryesuesi i këtij delegacioni, Herbert Bosch, tha se të gjitha përshtypjet do të paraqiten në raportin e përgatitur për këtë vizitë, në mënyrë që Parlamenti Evropian të informohet mbi çështjet e asistencës financiare nga vendet e BE-së.
“Jemi të kënaqur, kryesisht me investime të bizneseve të vogla prej të cilave njerëzit kanë arrit të përfitojnë”, tha z. Bosch.
Siç dihet problemi më i madh për Kosovën është fusha e energjetikës dhe ne kemi konstatuar se në këtë plan duhet gjetur edhe zgjidhje tjera alternative, siç është sistemi solar e tjera, u shprehën përfaqësuesit e delegacionit, mirëpo thanë edhe se dy ditë nuk mjaftojnë, për të dhënë vlerësime adekuate.
Përshtypja që kemi fituar gjatë kësaj kohë ka të bëjë kryesisht me disa mangësi, që kanë të bëjnë me keqmenaxhimin e këtyre fondeve.
Siç dihet, këtu ka qenë një varfëri e madhe gjatë viteve të kaluara, ndërsa kur flitet për asistencën e dhënë nga BE dëshirojmë të arrijmë rezultate edhe për paratë e shpenzuara.
Nga ekspertët kemi dëgjuar, se 75 përqind e parave shkon tek konsultimi, por edhe për studime të ndryshme, gjë kjo e cila duhet të shqyrtohet, apo edhe të hetohet, janë shprehur përfaqësuesit e delegacionit të BE-së.
RTK
—–
Njëra nga ata mijëra konsulent që kanë krijuar pasuri brenda një kohe të shkurtër në Kosovë është edhe vajza e kryeministrit të tanishëm në Shqipëri, Argita Berisha Malltezi. Gjatë punës disa vjeçare në Kosovë kjo juriste ka fituar aq shumë të holla sa që ka pas mundësi ekonomike që të blej 6 apartamente dhe të ketë me dhjetëra mijëra euro para cash në bankë. Por Argita nuk është e vetmja pasi ka edhe të tjerë, nga vendet perëndimore, që gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, në mëyrë të ndershme apo më pak të ndershme, kanë fituar aq shumë sa që ata edhe nëse nuk e lëkundin këmbën ndonjëherë gjatë jetës së tyre, do të kenë boll për të jetuar një jetë luksoze.
Si duket disa kur përmendin ndihmat që ka marrë Kosova nga bota e jashtme harrojnë se këto ndihma në shumicën e rasteve kanë përfunduar në xhirollogaritë e punonjësve të huaj në Kosovë dhe nuk janë shpenzuar në Kosovë por në ato vende nga kanë ardhur. Pra një pjesë shumë e madhe, sipas disa studimeve deri në 50 % e donacioneve, janë kthyer në vendin e origjinës. P.sh. Holanda i ka dhënë Kosovës një donacion prej disa milionash euro. Paratë nuk i janë dhënë ndonjë institucioni kosovar, por shteti donacionin e ka bërë përmes një organizate holandeze. Për të menaxhuar këto ndihma kjo organizatë holandeze ka dërguar në Kosovë p.sh. 5 apo 6 punëtor që kanë pasur rroga marramendëse. duke filluar nga disa mijëra euro e më shumë, por që janë rritur me shtesa të ndryshme, si shtesë sigurie, largësie, pensioni etje. Këta punëtor është dashtë të kenë zyre dhe jo ç’far do lloj zyre por ndër më të mirat. Punëtorët është dashur të kenë edhe vetura, vozitës, kafepregaditës, roja etje. Më pas këtyre u janë dashur edhe disa përkthyes. Të gjitha këto shpenzime janë paguar me paratë nga donacioni holandez. Pjesa që ka mbetur siç edhe kanë thënë ekspertët është përdorur për të paguar konsulentët, mbajt seminare (shpesh herë bile edhe në Ohër), darka pune . Kjo vlen për shumë nga donacionet dhe jo për vetëm ato nga Holanda. Holanda ishte vetëm një shembull. Qeveria e Holandës ne raportet e tyre kanë shkruajtur se kaq miliona janë përdorur për ndërtimin e demokracisë në Kosovë dhe po e shohim se ç’far demokracie kanë ndërtuar.
Punëtorët kur janë mërzitur nga Kosova apo kanë pasur boll pare në xhirollogari, janë kthyer në vendin e tyre dhe kanë shkuar menjëherë në bankë ku janë njoftuar se kanë me dhjetëra apo qindra mijëra euro në xhirollogari, pare të thata. Shumica prej këtyre kanë qenë të kënaqur, por jo të gjithë. Disa me të kthyer kanë filluar të punojnë për firma private por ndoshta edhe kanë themeluar firmat e veta. Këto firma kanë ofruar shërbime konsultuese, dhe përmes shokëve që kanë mbetur në Kosovë u kanë shitur “shërbimet” e tyre institucioneve për të cilat ata punonin.
Çka mendoni për mënyrën se si janë harxhuar paret nga jashtë?
A është faji tek ne, apo ne nuk kishim kompetenca dhe mundësi të ndërhynim në mënyrën se si menaxhoheshin këto ndihma?
A mendoni se ka qenë e nevojshme që 75 % e ndihmave/ donacioneve te përdoren për të blerë shërbime konsultuese?
A keni frikë se e njëjta do të ndodhë me ndihmat që do ti jepen Kosovës në konferencën e donatorëve?
Lasted shorter nights COURSES. People in this season
Lasted shorter nights COURSES. People in this season start