Ky reportazh është shkruajtur nga Sophie Middlemiss për të përjavshmen britanike “The Observer”. Artikulli u botua më datën 22 qershor 2008.
Pse pikërisht tash?
Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.
Të dielën e kaluar është miratuar kushtetuta e Kosovës, ndërsa himni kombëtar që thuhet se është i titulluar “Evropa”, është luajtur nga Filarmonia e Kosovës.
E ngritur mbi të metat e saj, me mbishkrim të ndritur dhe verandë me bar artificial, Hotel Grandi është ende vendtakimi kryesor në kryeqytet. Hotel Afa, i këndshëm dhe i nivelit mesatar ka pasur një ide frymëzuese duke ofruar zbritje prej 20 për qind për qytetarët e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës (duke përfshirë edhe Britaninë). Përvojën më të mirë për fjetje do ta keni në një shtëpi familjare të një ish-profesori në universitet; Guesthouse Velani. Është e panjollë, mikpritëse dhe e lirë, ku nata kushton 13 euro.
Nga replika e Statujës së Lirisë deri te Pallati i Ngathët për Rini dhe Sport (tani një qendër tregtare), historia e ngjeshur e Kosovës është e shkruar përmes peizazhit urban të Prishtinës. Por, flamuri i ri kaltëreverdhë tani valëvitet gjithkund pranë shqiponjës kuqezi të Shqipërisë dhe nënshkrimet në ‘Newborn’ që gjallërojnë qendrën e qytetit, janë një simbol i fortë i rilindjes.
Është vështirë të shmanget logoja e KB-së, por këto ditë ndikimi më i fuqishëm i prezencës ndërkombëtare është ngritja kulturore dhe ekonomike në vendet siç është lagjja Dardania. Menjëherë afër zyrave qendrore të OSBE-së janë
një varg i kafeneve me karrige prej thuprash dhe me çadra dielli që thirren Kafet e Vogla, një vend i freskët për të kaluar kohë në pasditet e verës. Ndërsa, baret siç është Bamboo grumbullohen në një kënd tjetër, prej ku fillon Qyteza Pejton. Muzeu I Kosovës, me një ngjyrë të verdhë të hapur, ka një koleksion permanent të shkëlqyeshëm të artefakteve arkeologjike; në katin e saj më të lartë, seksioni i luftës sjell në shtëpi freskimin e ngjarjeve që mund të duken të largëta në kryeqytetin e sotëm.
Zbulojeni shtëpinë e vogël muze të Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të Kosovës dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës. Sjelljet e çuditshme të këtij profesori me shall, i cili kishte dhënë gurë të çmueshëm si dhuratë për mysafirët ndërkombëtarë- janë të ruajtura me dashuri. Afër statujës së Skënderbeut, fotografitë e zverdhura të njerëzve të zhdukur ende rrethojnë ndërtesën e Parlamentit; matanë rrugës në pjesën e vjetër të qytetit, stolitë e argjendit dhe kostumet janë në ekspozitë në muzeun etnografik “Emin Gjiku”, një shtëpi e bukur dhe e ruajtur otomane.
Pushimi i kafesë
Në qendër të Prishtinës, makiato është pjesa më e domosdoshme në çdo kohë të ditës, kështu që shijojeni mëngjesin me kifle në furrën Odyssea ose sallatën e drekës në Metro. Freskimi në mbrëmje bëhet në Strip Depot, ku stripat komikë mbushin brendësinë.
Vështrimi i fqinjëve
Në qendër të Prishtinës, vendkalimi kryesor është bulevardi Nëna Tereze. Në çarshinë e vjetër, në rrugët e meremetuara, shtrihen përreth xhamitë e periudhës otomane. Afër rrethinës së Velanisë shtrihet Kodra e Martirëve, aty ku Rugova është i varrosur.
Tregu me pakicë
Mos e lëshoni Gingerin që është në afërsi të Pejtonit, shpellën e Aladinit, një shtëpi arti ku ka DVD të volitshme. Në tezgat e rrugëve ka koleksione të gjësendeve me markën “Republika e Kosovës”, por për diçka më pak të parashikueshme, kërkoni shkrepëset e vogla me një bateri të vogël, e cilat pasqyron fytyrën e Tony Blairit.
Zgjedhje për apetit?
Lokali De Rada, vendi i preferuar i kryeministrit Hashim Thaçi, e quan veten si vend i ‘elitës Prishtinase’; pasqyrat e murit duken të kenë këndvështrimin për vrojtimin e njerëzve. Chic Te Komiteti, ka një seri të shkëlqyeshme të verërave vendore për të shoqëruar drekën e lehtë. Pjatat tradicionale me ajkë në enë qeramike, janë të gatuara me shumë shije në vendin e quajtur Pishat, por për një shije shpërthyese të mëlmesave të freskëta dhe mishit që piqet në skarë është te Tiffany.
Daljet e natës
Prishtina krenohet me veten për numrin e madh të bareve dhe klubeve madhështore. Kosova ka popullatën më të re në Evropë dhe ata duken se mblidhen në kryeqytet për çdo fundjavë. Pijeni një koktej veror në kopshtin e restorantit Legere ose dëgjoni muzikë të gjallë në Zanzibar dhe Jazz Club 212.
Në enklavën serbe në Gracanicë mund të shkohet për 10 minuta vozitje me taksi. Manastiri madhështor i shekullit XII mbahet nga murgeshat. Me një shikim të afërt, do të fillojnë të dalin në shesh detajet e afreskeve bizantine, të cilat mbulojnë çdo centimetër të mureve.
Një ecje e shkurtër prej fshatit, janë mbetjet gjysmë të gërmuara e të pambrojtura të qytetit romak të Ulpianës.
Fotografitë: Molla e Kuqe, Flickr lolow, Andreas Welh, Flickr AMWranes
Lini një Përgjigje