Lëshimi i pasaportave të reja, që do të kenë emblemën e Republikës së Kosovës, do të filloi së shpejti. Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme në Kosove që është përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit.
Ligji për dokumentet e udhëtimit u miratua më 20 shkurt të këtij viti por nuk hyri në fuqi deri sa nuk ishte në fuqi kushtetuta e re e Kosovës. Me të hyrë në fuqi Kushtetuta e Kosovës më 15 qershor, edhe ky ligj është në fuqi dhe nuk asnjë pengesë ligjore për të filluar lëshimin e dokumenteve të reja për shtetasit e Kosovës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qytetarët e Kosovës do të mund të pajisen me pasaportat e reja më së herëti nga data 18 korrik.
Mësohet se pasaportat e reja janë duke u shtypur jashtë vendit dhe do të jenë gjysmë biometrik, diçka që e bënë më të vështirë falsifikimin tyre.
Duke u bazuar në ligjin për dokumentet, do të prodhohen katër lloje të pasaportave: pasaporta diplomatike, pasaporta zyrtare, pasaporta e zakonshme dhe dokumenti që lejon udhëtimin individual në rast të humbjes së pasaportës deri në nxjerrjen e saj.
Ndryshe nga më herët kur pasaportat ishin të vlefshme vetëm dy vite, pasaportat e reja me mbishkrimin Republika e Kosovës do të jenë të vlefshme 10 vjet.
Shumë bashkatdhetar në botën e jashtme janë të interesuar të pajisen me pasaportat e reja gjatë atyre javëve sa qëndrojnë në Kosovë, por si duket kjo do të jetë e vështirë për shkak se bashkatdhetarët do të duhet të ju drejtohen të njëjtave sportele sikurse vendasit. Me që ky është fillimi i lëshimit të dokumenteve, pritet të ketë radhë të gjata para zyrave ku do të kërkohet për pasaportë. Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar se a është ndërmarr ndonjë masë për të lehtësuar pajisjen me pasaportë për bashkatdhetarët.
Pasaportat e reja do të mund të përdoren për udhëtime në vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Deri më tani Shqipëria është e vetmja nga fqinjët që e rrethojnë Kosovë , që ka njohur pavarësinë. Akoma nuk dihet se a do të ketë probleme për të udhëtuar për në Maqedoni me dokumentet e reja. Serbia që kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës nuk do të njohë pasaportat e lëshuar nga Republika e Kosovës.
Ligj e bënë të mundshme lëshimin e pasaportave edhe jashtë Kosovës nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës që fillimisht do të hapen në shumë pak shtete: ShBA, Gjermani, Shqipëri, Belgjikë, Francë, Turqi, Itali, Britani të madhe dhe Zvicër. Ende nuk është bërë e ditur se kur do t’i hapin dyert këto përfaqësi.
Keqpërdorimi i pasaportës do të dënohet me gjoba nga 50 dhe deri në 1 000 euro, varësisht nga lloji i keqpërdorimit.
Ligji për dokumentet e udhëtimit
Nëse keni pyetje, kontaktoni Ministrinë për Punë të Brendhsme në këtë numër telefoni: + 381 38 200 19 088
Po e shohim se shumë lexues të faqes sonë janë të interesuar të dinë më shumë për pasaportat e reja dhe ne do të mundohemi që në ditën e ardhshme të ju njoftojmë me të rejat e fundit për këto pasaporta.
Molla e Kuqe
iu pershendes juve massterave te kesaj faqeje..
desha te iu pyes se a ka mundesi me na i dhane ADRESAT E SAKTA te mbasadave ne shtetet e ndryshme te evropes si : zvicer, gjermani, austri etj..
pershendetje -desha te pyes se kur do te pajisemi me pasaporta te kosove ketu tek ne ne zvicer.ju faliminderit mundeni te me shkruani ne emeil dhe nese po ju lutem adresn flm
perwshendetije jam ni imigrant ne itali por deshata di se kur dhe persa koh mund ti nxijerr dokomentet e reja ju falemenderoij per mirkuptim
na tregoni kur mundem te pajisem me pasaporten e republikes se kosoves si dhe lejen e njoftimit patent te shoferit etjer e posedoj dokumentat te unmikut vetem me ka skadu ne dhjetor 2007 dhe asht deshira qe po kemi deshir qe mu pajis me dokumentacion te shtetit te kosoves a mund te aplikohem tash apo do ta hapni ni ambasad ne zvicer na tregoni mos nguroni saktsisht ju faleminderit pres i mail in.