Barack Obama, kandidat për president i Partisë Demokratike të SHBA-ve, ka reaguar ashpër kundër një balline në të përmuajshmen amerikane “The New Yorker”.
Obama që këto ditë po e shëtitë Amerikën për së gjati dhe gjëri duke kërkuar votat e amerikanëve për të si president në zgjedhjet presidenciale që do te mbahen në nëntor, e konsideron si të pashije dhe ofenduese karikaturën që është publikuar nga revista satirike “The New Yorker”.
Në karikaturë Obama paraqitet si mysliman, kurse gruaja e tij si ekstremiste myslimane.
Që kur Obama e bëri publike se dëshiron të kandidoj për president, në Amerikë është përfolur se Barack Obama mund të jetë mysliman. Kjo për faktin se njëri nga mbiemrat e Obamës është Hussain dhe se i ati i tij ishte mysliman nga Kenia. E ëma e Obamës qës është amerikane, u nda nga i ati kur ai ishte vetëm dy vjet dhe më pas u martua me një indonezian, edhe ky mysliman.
Obama disa herë ka përgënjeshtruar zërat se ai është mysliman dhe pohon se është i krishterë i devotshëm, por kjo nuk ka hequr krejtësisht dyshimin tek disa konservativ.
Këto të pavërteta apo gjysmë të vërteta po përdoren nga organizate ta ndryshme që janë konservative apo pro-republikane që të nxijnë imazhin e Obamës dhe ta bëjnë të pamundur fitoren e tij në zgjedhjet e nëntorit.
Në ShBA nga shatori i 2001, urrejtja ndaj myslimanëve është rritur ndjeshëm dhe analistët besojnë se këto ballina ndikojnë negativisht në përkrahjen për Obamën.
David Remick, botues i “The New Yorker” e arsyeton botimin e karikaturës kështu:
“E respektoj pikëpamjen e secilit, qoftë ajo e fushatës së Obamas apo e njerëzve që ankohen lidhur me këtë, ose e njerëzve që e mbështesin këtë. E gjithë ajo që mund të them është se ne synuam atë që është edhe titull i faqes së parë ‘Politika e frikës’. Është për politikën e frikës, nuk është sulm ndaj Obamas, është e kundërta. Është një sulm ndaj atyre që do të manipulojnë dhe gënjejnë për Obaman”
Ndërsa rivali i Obamës, republikani John McCain, që padyshim përfiton nga kjo karikaturë thotë:
“Unë posa e pashë këtë fotografi në televizion. Mendoj se është krejtësisht e pavend dhe sinqerisht e kuptoj nëse senatori Obama dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë atë ofenduese”
Molla e Kuqe
hahahhahhahhahahahahahahhahahahahahahhahahahahahahhahahahahahahhahahhahhahahahahhahahahhahhahahahahahahhahahahahh
aha
une nuk kam emer
hehehhehehhehehehehheh
po ju a keni emer hehehehehhehehehehhehehehehehhehehhehehehehehehhehehehehehhehehehehehehhehehehhehehehehehhehehehheheh