Qeveria e Republikës së Kosovës pas një raporti nga Këshilli Britanik për Akreditim që kishte për qëllim vlerësimin e institucioneve të ndryshme që ofrojnë arsim të lartë në Kosovë, ka marr vendim që të ju ndaloi universiteteve private pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2008/09.
Sipas raportit asnjë nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë nuk i përmbushin kriteret për të qenë universitet. Një përjashtim është Universiteti Amerikan në Kosovë që ka bashkëpunim me Rochester Institute of Technology në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Britanikët që kanë punuar raportin i rekomandojnë Qeverisë së Kosovës që të gjitha universitetet të akreditohen nga e para. Vendimi i qeverisë tregon se qeveritarët e kanë ndërmend që të ndjekin këtë këshillë.
Ky është vendimi i qeverisë:
1. Asnjë bartës privat i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës përveç Universitetit Amerikan në Kosovë, nuk i plotëson kriteret për t’u emërtuar si Universitet.
2. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë në Kosovë nuk i plotëson kriteret për tu licencuar për t’iu dhënë grada universitare .
3. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë të cilët kanë aplikuar nën emërtimet si: Akademi, Fakultet, Institut etj, nuk i plotësohen kushtet për akreditim dhe licencim.
4. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë të cilët kanë aplikuar për akreditim me qëllim licencimi për herë të parë nuk akreditohen e as nuk licencohen.
5. Bartësve privat të arsimit të lartë të cilët dështojnë të akreditohen për herë të dytë do tu merret licenca.
6. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë nuk i plotëson kushtet për pranimin e studentëve të rijnë në vitin akademik 2008/09.
7. Të gjithë bartësit privat të arsimit të lartë obligohen të aplikojnë rishtas për akreditim në Agjensionin Kosovar për Akreditim.
8. Nga 1 tetori 2008 procesi i akreditimit duhet të filloj në të gjitha institucionet private të nivelit fillor dhe të mesëm duke përfshirë edhe Universitetin Publik të Prishtinës.
9. Vendimi hynë menjëherë.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se vendimi i sotëm ishte i domosdoshëm për të vënë rend dhe rregull në sferën e arsimit në Kosovë.
Organizata jo-qeveritare Çohu thotë se procesi i licencimit dhe akreditimit të institucioneve të larta të arsimit privat në Kosovë është përzierë me korrupsion. Çohu akuzon gjithashtu drejtpërsëdrejti ministrin e arsimit Enver Hoxhaj për shkelje të ligjit mbi akreditimin e universiteteve private. Disa ditë më parë, Këshilli Britanik për Akreditimin lëshoi një raport që thoshte se sipas ligjit të arsimit të lartë, Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe jo ministria e arsimit është përgjegjëse për vlerësimin dhe akreditimin e universiteteve private në Kosovë.
Molla e Kuqe
MOLLA E KUQE
NEN TERZA KA QEN NJE GRU HUMANE AJO JA KA KUSHTUAR TE GJITH JETEN TE VARFRE A JO ISH SHUM E FANSHME NE GJITH TERREORIN SHQIPTAR