Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier UNMIK-u thotë se do të ruajë rreth 30 përqind të numrit të punonjësve Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë paralajmëron se brenda pak ditësh do të fillojë largimin e 70 përqind të personelit. Kjo masë është pjesë e planit për ristrukurimin e UNMIK-ut, pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.
Kombet e Bashkuara po planifikojnë të mbajnë në Kosovë rreth 30 përqind të personelit ndërkombëtar dhe vendor, apo rreth 600 zyrtarë, të cilët do të jenë pjesë e misionit të rikonfiguruar të UNMIK-ut. Afër 1400 zyrtarë të tjerë do të humbin shumë shpejt vendet e punës.
Zvogëlimi i personelit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë mund të fillojë këtë javë, ndonëse zyrtarë të UNMIK-ut nuk kanë konfirmuar ende datën e saktë.
“Nuk mund t’ua them datën e saktë, por në ditët e ardhshme ne do të fillojmë zvogëlimin e personelit ndërkombëtar dhe atij vendor, siç parashihet me planin për rikonfigurimin e UNMIK-ut”, tha për BBC-në zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko.
Ai tha se shkurtime të vendeve të punës do të ketë në Departamentin e Administratës Civile, në Zyrën për Kthim dhe Komunitete dhe në disa departamente tjera, ku UNMIK-u nuk do të ketë rol në Kosovë.
“Ideja është që të bëjmë shkurtime të vendeve të punës për më shumë se 50 përqind, përafërisht 70 përqind”, tha zoti Ivanko.
Por ende mbetet e paqartë nëse reduktimi i personelit të UNMIK-ut do të ndodhë edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
“Nuk mund të them ende asgjë për veriun, nuk kemi vendosur për këtë”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko.
Shkurtimi i 70 përqind të vendeve të punës në UNMIK është pjesë e planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili ka dhënë dritën jeshile për zvogëlimin e rolit të UNMIK-ut në Kosovë dhe vendosjen e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.
BBC Shqip
Mendoj se administrata e unmikut ka bërë dëme të mëdha në kohen e qverisjes se tyre sabotime dhe pengesa me qellim q e te shtrij pasahllekun e vet dhe sundimin duke marrë para si parazit por ne fakt ata kan bë vetem sabotime ne kosovë-
ne nji vend paqsorë siq ishte kosova ata do te rrinin me shekuj-si parazit dhe pengues duke marr shuma te mdha parashë pa e zhvilluar fare progresin enji vendi prandaj nuk jan te nevjshem ne kosovë
Ata ndejten ne ato pozita gjithnji duke penguar zhvillimine e kosoves kahjet ekonominë investimet –
ne kosovë sulltanati i unmikut nuk kishte punë
nuk i prishej qetsija as nuk e sulmonte kush –
agallaret e unmikut pashallaret dhe sulltanet filluan te krijojn hareme me femra te kosoves-
duke i kushtzuar dhe paguar me para per sherbime te ndryshme duke shfyrtzuar varfrinë dhe mjerimin e kombit
–
mendoj se sundimi i unmikut ka shkaktuar varfri dhe sabotim
ndalesa te investimeve –
dhe mendoj se unmiku esht dashur te instalohet vetem ne kufij te kosves qe ne fillim –
por kursesi te kishte kurfar kompetencash ne pushtet ne administratë –
ata do te duhej te merrreshin vetem me sigurinë qe serbet krminel te mos levizin ne hyrjet kosovë serbi –
i kjo do te ishte detyra e tyre qe ne fillim –
U bë gabim i madh qe u lejuan te merren me ligjet e me sundimin ne kosovë
ku ata pikrisht ata ishin fajtorë per sabotime dhe anarki
ne shum sfera te zhvillimit ku pikrisht ata paguan serbinë per te kthyer ne pushtet kuadra te ish shtetit jugosllav shqipfolsa vegla q e ma parë i kishin sherbyer poltikkes serbe e ata tash duhet te pastrohen nga komunate administrata
euleksi nuk duhet te ndjek rrugen e tyre te unmikut
por te koncentrohet ne sigurinë e kufijve koosvë me serbinë dhe sigurinë teritoriale te kosoves duke forcuar ushtrinë dhe policinë e kosoves
ne menyrë e ajo te jet e aft ti bej ballë serbisë dhe ushtrisë se saj –
aq ma teper euleksi nuk duhet te perzihet ne kompetencat tona .
ME RENDESI ESHT QE KOSOVA URGJENTISHT ME H YN NE NATO
SA MA PARë QE ESHT E MUNDUR
E NE BASHKIMIN EUROPIAN
KJO DIQKA JASHTZAKONISHT ESHT ME SHUM RENDESI JETIKE TE SHQIPTARVE