Enver Robelli, Koha Ditore
Gazetarë apo tregtarë? Në Kosovë po kopjohet modeli më i fëlliqur i gazetarisë – ai i Tiranës.
A duhet ti besohet një gazetari, i cili nëpër rrugët e Tiranës defilon me “Porche Cayenne”, fundjavën e kalon diku në vilën e tij në bregdetin shqiptar dhe përherë është i gatshëm që me ton dashamirës t’i promovoj politikanët në pushtet, duke zhvilluar me ta intervista pa asnjë pyetje kritike? Fakti që ky lloj gazetari krekoset me “Porche Cayenne” në njërin ndër vendet më të varfra të Evropës nuk ka fare të bëjë me zilinë sociale ndaj tij; përkundrazi: vozitja me “Porche Cayenne” është shenjë e mjaftueshme dalluese e korruptimit dhe të detyron të mendosh se ku pseudogazetar nuk ka mision publicistik, por ka zgjedhur gazetarinë si fushë tregtie për t’u pasuruar me metoda të fëlliqura. Në këtë rrugë ky oj gazetari është i gatshëm që në çdo kohë t’u lyej mustaqet me mjaltë politikanëve, të jetë përherë në pozitën e sahanlëpirësit, t’i shantazhoj qeveritarët në vendimmarrje derisa të fitoj ndonjë privilegj dhe, pastaj, t’i lavdëroj deri në qiell. Ky lloj bastardimi i gazetarit është në anën e pushtetarëve, deri në atë moment kur e vëren se në zgjedhjet e ardhshme do të fitoj opozita. Këtu e tutje ky tip gazetari idiot i vardiset opozitarëve si një kurvë, sepse e di se ata nesër do të jenë në pushtet. Shumica e politikanëve shqiptarë janë përherë të gatshëm të lozin këtë lojë me gazetarët e korruptuar, sepse kështu e kanë më lehtë të jenë të pranishëm në ekranet televizive dhe në gazeta. Shqipëria deri më tani ishte ndër vendet e rralla në Evropë, ku një pushtetar i lartë mund t’i telefononte një gazetari të ashtuquajtur prominent dhe t’i thoshte: “Dua të inkuadrohem drejtpërdrejt në emisionin tënd për të dhënë një mesazh për opinion”.
Për fatkeqësinë e Kosovës modeli i çoroditur i gazetarisë së Shqipërisë ka filluar ngaherë të kopjohet dhe në disa fletushka të Prishtinës. Gazetarë deri dje krejtësisht anonim, kacagjela të pështirë, hiqen si autoritete të publicistikës, shesin mend në veten e parë dhe – mbi të gjitha – shtyhen me bërryla se cili më së shumti do të dëshmohet në rolin e çanaklëpirësit në tezgën e pushtetarëve. Për këtë shërbim me përulësi të paparë ky soj gazetarëve të Prishtinës, shpërblehet prej autoriteteve. Dikur këto shpërblime janë dhënë edhe në formën e qofteve, ndonjë gotë me raki ose verë. Tash dhuratat janë shtuar, për shembull me hapësira banimi, troje, shtëpia, vetura, para të gatshme, me trajtim të privilegjuar, me gallata e darka, muhabete për jetën e natës, pushimet në plazhe etje.
Për këtë devijim nuk mund të akuzohen në radhë të parë pushtetarët. Ata vetëm kanë gjetur një kamarillë gazetarësh, të cilët janë të gatshëm të shkelin mbi etikën mediale, të djegin kredibilitetin profesional dhe të korruptohen deri në fyt. Në Kosovë me vite ekziston modeli i botuesit-gazetarit, i cili për çdo ditë shet mend me shkarravina dhe luan rolin e publicistit të pavarur. Në të njëjtën kohë ky kalemxhi luan edhe rolin e politikanit, bashkëpunon me partitë e krimit të organizuar dhe grabit pasurinë publike. Tani po krijohet modeli tjetër: ai i gazetarit që si orientim dhe i shembull që duhet imituar e sheh gazetarin e vetëshpallur elitar në Tiranë, i cili në ekran e ekspozon orën e tij “Rolex” si simbol shkëlqimtar i korruptimit. Duket që për këtë model të keq të gazetarisë ka filluar të shqetësohet edhe Shkëlzen Maliqi. Në një koment ai tërthorazi e paralajmëroi kryeministrin se nëse lakmon korruptimin e medieve, atëherë kjo do t’i kthehet atij si bumerang. Shqetësimi i Maliqit duket i pavend. Është në natyrën e çdo pushtetari që të ndikoj në media. Do të ishte e udhës që publicistët në Prishtinë të bëhen më shumë merak pse disa gazetarë fletushkash me lehtësi të padurueshme po bëhen shërbëtor të pushtetarëve. Reagimi publik duhet të drejtohet më shumë në demaskimin e këtyre gazetarëve, të cilët në skenën mediale janë futur si kuaj Troje.
Për ti rezistuar kësaj murtaje publike nuk mjaftojnë shoqata qesharake gazetarësh, të cilat reagojnë vetëm kur sulmohet ndonjë gazetar. Ata publicistë e gazetarë që ende nuk e kanë shitur dinjitetin profesional dhe gazetarinë vazhdojnë ta shohin si instrument që i shërben publikut për të kontrolluar punën e pushtetit, duhet ta mbrojnë hapur, pa ngurrim dhe pa frikë ndershmërinë e profesionit. Ndryshe ekziston rreziku që gazetarët sahanlëpirës të marrin në zotërim debatin publik me zhurmën e tyre primitive. Kapitali më i madh që kanë gazetarët është besueshmëria e tyre. Është shume e qarte se jo pak gazetarë fletushkash në Prishtinë këtë besueshmëri e kanë humbur ngaherë, vullnetarisht – dhe duke notuar nëpër moçalin e korrupsionit e kanë diskredituar edhe profesionin e gazetarit. Kështu ky lloj gazetarësh te pushtetarët ka krijuar përshtypjen se, në fund të fundit, krejt punëtoret media janë të korruptueshëm – ngjashëm si politikanët. Domethënë se janë një lloj, vetëm në taborë rastësisht të ndryshëm. Kjo përshtypje nuk guxon të bëhet realitet i durueshëm i Kosovës. Mjafton shembulli tmerrues i Shqipërisë.
ooooooooooo molla esht jettttt bukuria abri
Shkupjani
hmmm gazetar???jetoj ce dy dekada ne ne nje shtet perendimor dhe prej se kam filluar te dij dicka kjo gjith me k munduar me kto “gazetar” shqiptar,ne shqiperi thurnin levdata partis dhe xhaxhit,ne kosvos bashkim-vllezerimit ne maqedoni komiteteteve dhe jo kot thuhet se komunizmi krijoi nje njeri apo me mir me then nje shqiptar plangprishes nje shqiptaer servil nje shqiptar egoist pra krijoi nje shqiptar te gjithefarshem,por mos te zgjas shum dua te them se kto jan pasoja nga e kaluara e dreq komunizmit se na la te vobekt ne cdo apekt ku nuk zgjidhet menyra se si te fitohohet por ku esht ajo per te fituar,pra ket e hasim edhe te disa gazetar te rinj ce ne mes te qytetit degjohet duke fol ne tel oooo filan ku po ma jep nje pic ndesh me te cit ne gazet,mekat mekat dhe prap mekat…
me rrespekt i juaji
o enver robelli te pergezoj per guximin tuaj profesional e intelektual por jo vetem gazetaret por edhe hogjallaret e priftat e popullit ton sot jjan te implikuar ne aktivitete kriminale.esht fat i keq qe ka pak zera ne trojet shqiptare qe e shohin realitetin dhe e gjykojn drejt si ti.uroj sukses e shendet
Pa marrë para sysh se me ka vozitet gazetari e si e ka jeten luksoze apo qfare e ka –
gazetaria ka kriteret dhe etiken e vet-
poshtersia e ndyrë ësht te egoizmi dhe pervetsimi i njeriut ndergjegje e mykur quhet kjo ku gazetari knaqet me kushtet e veta jetsore gazetarë te tillë duhet perjashtuar nga qdo pjesmarrje etikë dhe gazetari-
dhe ironia e cinizmi absurdi i ksaj na del se ne kohët qe po jetojmë ne kemi skllaveri moderne sundim diktaturë cenzure dominim i kamufluar ku bashibozuket eveshurë mirë me kravata e demagogji te ushtruar mbulojnë problemet e verteta te kombit shkelin mbi gjithqka normative dhe me egon e tyre se bashku me ata gazatarë vegla te burokracisë perbejnë klanin e zi te sabotimeve dhe taktikave moanovruese per te mbuluar gjurmet etyre me llafe kozmetike demagogjike te mos themi shkurt e shqip me fall modern te stilizuar por qe perben poshtersi dhe mos pergjegjsi ndaj etikes dhe probleme te jetes te civilizimit e te nji kombi –
Skllaveria e ushtruar e praktikuar mbi popullin e mjerë qe duket moderne embuluar me llafe te vizlluara po mbulohet me maska kozmetike demagogjike me interviste pom,poze
qe ne fakt jan vetem allishvereshe llafesh lojra fjalesh –
dhe cenzura –
ku dominimin po e ka i forti i pozicionuari dhe i privilegjuari-
po ashtu edhe kontrollin e mediat po i ka kasta e privilegjuar –
mbulohet e verteta me kozmetika lajkatare nuk ju jepet shansi njerzve te progresit as per te analizuar as per tu amkuar as per te nxjerrë ne
siperfaqe probleme te caktuara te kombit e te shoqerisë qe jan te shumta –
te cilat jan shum aktuale por ju jepet sharlatanve fjala mediokerve sabotatorve klaneve te caktuara cenzuristve pashallarve modern qifligarve feudalve gjithqka po ben paraja klani familjarizmi krahinarizmi bajraktarizmi intereat e caktuara –
ju jepet vlerë ju kushtohet rendesi parazitve pengueesve kozmetikve –
por problemet e verteta te shoqerisë mbulohen me nje perde cenzure perde e kamufluar me demagogji
eshte shum bukr vetem vazhdoni keshtu
jiutughjiyu
ghkiohmbjkb
trotta,
Tashti, gazetari qe merr ne thumb pseudogazetaret nuk mund te veproje me ndryshe se kaq. Nuk eshte puna e Enverit qe te jete me specifik e te denoncoje me emra sahanlepiresit. E tija, si profesionist, eshte te beje publike mangesite ne gazetarine kosovare, çalimet e saja. Per kaq, mire e kishte shkrimin! Po thua qe kur flitet ne pergjithesi nuk preken gazetaret qe jane kritikuar, e me pas po shton se edhe vete sahanlepiresit mund te jene pajtuar me ate qe shkroi Enveri. Keto te dyja e perjashtojne njera tjetren!A po e sheh, pra? Me e bukura eshte qe ata, edhe pa iu permendur emri, e gjejne veten brenda shkrimit edhe e kuptojne qe qenkan te tille. Pastaj, pyetjet gazetareske jane pergjigjur pergjate tere shkrimit. Cka-gazetaria kosovare eshte nje deshtim! Kush-sahanlepiresit! Ku-ne Kosove! Kur-ne te tashmen! Pse-per shkak te korruptimit te gazetareve nga qarqe te ndryshme!
Po thua qe shkrimi i shkruar ne kete stil nuk i ben sherbim publikut! E une pikerisht ketu e kuptoj çeshtjen ndryshe. Gazetari u ka bere sherbimin duke u treguar me gisht, e publiku ka sy e veshe (edhe mend ne koke) qe te dije kush po lepin sahanat e kujt. Per me marre vesh, vec duhet me e percjell punen e mediave.
Nc nc — po, eshte shume me rendesi te shkruhet per kete dukuri, mirepo nese shkruhet keshtu, ne stilin ‘kush e merr vesh, e merr vesh,’ atehere kurrfare sherbimi nuk i behet publikut.
Duhet me qene shume specifik e me pase mbeshtetje faktike, mu per shkak se eshte shume me rendesi te kritikohet ky lloj gazetarie. Nese flet ne pergjithesi, sado i ashper te jesh, nuk i prek hic ata gazetare qe po i kritikon.
Garant edhe vete ‘sahanlepiresit’ kur e kane lexuar shkrimin e Robellit, jane pajtuar me te, anipse vete jane ne shenjester te kritikes.
Ne kete menyre, pyetjet kyce te gazetarise profesionale, kush, ku, kur, pse, dhe si, mbesin te papergjegjura, por poashtu i mohohet e drejta e reagimit te te akuzuarve.
Shkrimi eshte fort i mire dhe nuk ka nevoje per emra! Ata qe percjellin punen e mediave, i marrin me mend emrat. E po te dilnin emrat, shkrimi zgjatet shume, na merr shume kohe me e lexu, kerkon vazhdime. Pastaj, mund te zgjohemi e ta marrim vesh edhe qe Enverin e kane ngrene arushat gjate nates! Mire eshte edhe keshtu, sa per fillim. Ne vend te emrave brenda shkrimit, me mire kerkoni te shtohen emrat qe shkruajne per kete lloj hartim-shkollash gazetarie ku temat i japin hmmm…!
Gazetaret guximtare e te pakurruptuar duhet ti luftojne me te njejten trimeri gazetaret jo te tille. Tek ky shkrim nuk pashe emra.
Te lumt or i dashuri (anipse nuk po te njoh)! shok Enver Robelli-se njerzit me emer te madh sikur Ju kan zemren dhe Intelegjencen e madhe-Ju pershendes une Sabahatja nga Gjermanija me plot zemer!(Tel:01776870989)
P.s.
Eshte fatkeqesi shume e madhe qe nenen Kosove bijt e saje besa edhe vashat e kan lene pas doresh te strukur ne qyshen Ballkanike ende te veshur me leckat e rrobave sllaviste-si psh: Lidhjet postare-telegrafike-telefonike dergimi postar nga Diaspora-regjistrimi ligjore postar Rrepublikan i Kosoves (qe po mungon) edhe gadi te gjitha lamit e jetes shumicen e rasteve ende po funkcionoin neprmjet te “Kurves plake e shkines hore”-serbise -anipse Kosova na eshte bere Rrepublike dhe e ka fituar flamurin i cili me shqelmin e te gjithe nacioneve ne Kosove Shqiponjen Kuq e Zi na e plagosi edhe na hoqi prej Historise sone Kosovare por jo edhe prej asaje Shqiptare sa te eshte Nenmadhja Shqiperi gjalle-gjersa siq keni shkruar edhe Ju i nderuari shok Enver-gazetaret(t’shumten e rasteve gazetari e blere me para ne dore!!!!) tane -perkrahin dhe afirmojin te vete ashtuquajturit “shkrimtare- poete -kengetare te pikur nga qielli” vetem e vetem per ti mbajtur gjalle idealet e tyre korruptive,pa shikuar e vlersuar fare kualitetin e Intelegjences te nje individuumi icili deshem e nuk deshem ne -ai po behet dikushi!?!-e jo qe ne per inate nuk e duam kete -por nuk duam per hater te Nenes Kosove te gjores qe ne emer te te ashtuquajtures Demokraci ne cdo lami jetesore vlera po i humbe-e mos t’na mbetet vetem-anipse vetem e kemi lene shekuj me rradhe-POR SI SOT KURRE ME PARE!?!
Edhe njehere pershendetje shoku Enver dhe Ju deshiroi Jete te lumtur!
Sabahate Byci-Poete qe 30 vjet nga Gjakova-Gjermani.
Mirë, e për kend e ka fjalën konkretisht? Kish qene mire e fer ndaj lexuesit me dhene disa shembuj, e jo me i ra perreth, si eshte gjithashtu shpesh zakon ne gazetarine kosovare.