Adi Krasta për emisionin “Njerëz të një shteti të ri”, për një muaj paguhet më shumë se Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari së bashku. Paga e tij sillet prej 6 mijë deri në 8 mijë euro në muaj. Edhe paga e Krastës edhe e Presidentit Sejdiu paguhen nga buxheti i Kosovës.
Njëri prej moderatorëve më të mirë shqiptarë, është duke vazhduar ciklin e emisioneve më të dobëta dhe më të shtrenjta që janë realizuar ndonjëherë në Radio Televizionin e Kosovës. Meqë këto ditë aq shumë është folur për pagat e Presidentit dhe të Kryeministrit të Kosovës, ia vlen të thuhet se Krasta për një muaj të vetëm është paguar më shumë se sa Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari tok. Ose, Krasta i vetëm paguhet se gjysma e ministrave së bashku. Lajmi i vetëm që eventualisht mund ta prodhojë “shoë” i Krastës, i titulluar “Njerëzit e shtetit të ri”, është çmimi me të cilin RTK ka vendosur ta paguajë këtë moderator.
Gazeta Express ka mësuar prej burimeve të saja se për një emision Krasta paguhet më shumë se 2 mijë euro, ose rreth 8 mijë euro në muaj. Këtë e ka mohuar drejtori Televizionit, Liridon Cahani, sipas të cilit, moderatori i importuar nga Shqipëria paguhet për një emision “vetëm” 1600 euro. Kjo i bie që Krasta për një muaj nga RTK ka marrë rreth 6 mijë euro. Kjo shifër kalon të gjitha pagat që ndonjëherë është paguar ndonjë gazetar i Kosovës, apo moderator.
Express ka kërkuar prej RTK-së që ta shohë kontratën e lidhur me Krastën, por kjo gjë nuk është mundësuar me pretekstin se kontratat e tilla nuk bëhen publike. Radio Televizioni i Kosovës, si organ publik, do të duhej ta kishte të obliguar që t’i bënte publike të gjitha të dhënat për të hyrat dhe të dalat e veta, pra edhe këtë kontratë.
Përndryshe në vende të ndryshme të botës, edhe televizionet komerciale, i bëjnë publike, të shumtën e herave, kontratat me shoëmen-et e televizioneve të tyre. Përndryshe, emisioni që Krasta po realizon në Kosovë, nuk është as hija e atyre që ky shoëman i ka realizuar gjatë punës së tij në televizionet shqiptare.
Emisioni i tij është krejtësisht joatraktiv, jocilësor, joinovativ dhe njëqelizor. Anipse bëhet fjalë për një emision me titull “Njerëz të një shteti të ri”, aty defilojnë edhe njerëz të “shtetit të vjetër”, nga Shqipëria. Për shembull kemi pasur rastin të fascinohemi me prezencën e njëfarë Arbana Osmani dhe Arbër Qepani, që nuk kanë ndonjë lidhje të ngushtë me shtetin e ri, sepse ata janë pjesëtarë të shtetit shqiptar. E vetmja lidhje e këtyre dy personave me Kosovën është se miku i tyre, Adi Krasta, po merr para nga shteti i ri. Ata janë pjesë e stafit që kishte realizuar emisionin “Big Brother”, një shoë të cilit i është bërë një propagandë e madhe.
Edhe shikuesit më të shkujdesur të këtij emisioni, kanë pasur mundësinë të vërejnë se Krasta në disa intervista të tij është shfaqur me rroba të njëjta. Dyshohet se ai i ka realizuar dy – tri intervista brenda një dite. Kaq sa i përket seriozitetit dhe djersës që Krasta ka derdhur për realizimin e emisionit.
Deri më tani janë transmetuar emisionet me të ftuarit si Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Melihate Tërmkolli, Arbana Osmani, Arbër Qepani dhe Muharrem Nitaj.
Po presim që Krasta të na befasojë ditëve në vijim.
Gazeta Express
dhelpna dhe dragoja plake dragoja u bente se ishte i smuar njerzit shkojshin ta viztojnin dragojine plak kush arrte ta shinte dragune ai i ngrente nje dite erdhi dhelpna ai dragoji plak i tha eja se une kame deshire ti pre musafirt dhelpna tha sdo te ma hedhesh ksaje here mua si ke ngrene njerzit tjere
ku kemi lere ne qevend kemi lere ku na bojen dere ne shqipri po njeri vetecili do te jete do vend te ti. ku ju duket balta me e embel se mjalta ne shiperiku rroneme nje shpres ku kerkone te vdes ne shqiperi.perse te punojm dhe te lakmojme per vendine e tije
per qka eduam addhene se aty linda atu po jetoje me familjen time aty flitet gjua shqipe aty kam shok dhe shoqe atu ku shkoje addhene se harroje aty kame vllezrite motrate aty kame nene kosovene time te dashure aty qeline lulet e pranveres sote e pere jete kosovene time te dashure kurre se harroje kurre perjete mekete e perfundoje
O e krositin te gjith Kosoven sepse qdo njeri qe nuk eshte kosovar te ne po ka vler paramendo me shku ne gazetaret apo moderatoret kosovar me kerku pun ne Shqiperi e pamundur te hysh ne studiot e tyre e lere me te kesh privilegjet sikur i ofrojm ne ne Kosoven tone te dashur per popullin normal sepse po ta donin kreret sikurse ne normal se nuk do sillemi ne rrugeve e dreqi i e i biri te vij te na mesoj neve ketu,paramendo kam pas nje redaktor i cili kurr s’ka dit me shkru tash eshte boss ne Kosove mjeret ne
o serbi ki met shkurum per shqiptar o shtrig
pak i kane dhene adi krastes cka me be qe s’kem njerz ma te mequm de..jo migjen kelmendit u duft me ia dhane kete emision me ba hahaha. ncncn marre per neve qe bajm kesi ndarje kaq heret Kosove -Shqiperi, qka ka lidhje qe e ka be Krasta kete emision, bile shume pak e kane pagu, se asht gjeni.. edhe shume te mira i ka pase intervistat, tjeter cka eshte me ia pase inatin, tjeter qe duhet me ia dhene hakun ,kaloni mire
Qenke fare kot ti, truthARE.
E po c’na paske llomotitur kotnasikoti!
1. Ne fakt kur RTK dhe shteti i Vjeter Kosovar, dha 200 mije euro per spektaklin e Ardit GJebrese – kenga magjike ne Kosove, sikur nuk u be shume buje, tani per 1600 euro per emision flitet me mllef, ky njeriu ketu qe shkruan duket qe e ka me Krasten jo me RTK,,,
Adit i ofrohet dicka, dhe ai eshte i lire ta pranoje ose jo… per me teper , aq i afte sa eshte KRASTA pak e kane paguar,
nuk lame njeri pa marre ne goje. e pa share,,,
Prezantues te nivelit te Krastes tek Rai ( televizion shteteror italian) , paguhen nga 500 mije euro,,
ketu del nje pacavure( gomar) si puna e ketij qe shkruan dhe e besojne te gjithe
2, Krasten e kane rrahur jo prej gestikulacioneve, por sepse ne emisionin e tij, u tha nje e vertete e madhe per Sali Berishen, qe “Maloku kur hyp ne kale, nuk zbret po nuk e vrave, dhe kete e ka thene Z> Namik Hoti, atehere, ne 95
keshtu ti HASAN, mos flit kur nuk di asgje,
Turp!
Këtu diqka nuk shkon. Agim Zatriqi nuk i’a jep veq ashtu dikujt një emision. Ai ka zhvatur nga kjo diqka por do e marrim veshë më vonë. Dy ditë na i mori kur i vidiq baba, ish komunist ashtu si edhe Agimi vet por i cili siq tregojnë luftetarët partizanë , hypte mbi trupat e shqiptarve të vrarê dhe mbante fjalim , me demek kërcnonte.
Sigurisht se ka pas nevojë se janë të vegjël nga trupi por, si e durojmë ne një matrapaz te till ta drejtoj at qe e quajm televizion publik?!
z.Krasta me realizimin e emisoneve ka rënë nën nivelin e tij, edhe kjo le të jetë një mësim për të.
Le ti kujtohet se në fillim të karriere se tij ka hënger dajak per gjeste e gjestikulaturë jo fort te pershtatshme.
I gjori harron se kur vrapon shumë pas pareve harron cilsinë.
Unë shpresoj se kosovarët mbushen mendë, sëpari shohin kujt i japin voten, se dyti nuk durojnë shumë se tani ka ikur koha kur ne emer te patriotizmit durohen hajnat, budallenjtë, e matrapazet.
M’la pa mend Expressi! Ata shquhen per tituj te mire, e kesaj rradhe ia kishin huqur. E krasit RTK??? Ncuk! E krasit Kosoven se! RTK eshte televizion publik, paret merren nga buxheti i Kosoves prandaj rrjedhimisht Krasta po i krasit paret tona. Duhet me ja nxane deren RTK-se ne!
Po te ishte RTK televizion privat, mund te qendronte titulli i Expressit. Por, nuk eshte!
A kishte me qene e mundur qe asnje shqiptar i Shqiperise mos me u punesu ne Kosove deri sa ka kosovare qe sillen rrugeve me MA dhe me PhD?
Kjo ashte e pabesueshme! Tregu i lire nenkupton qe te gjithe te kene te drejten e punesimit, por ajo nuk do te thote qe Kosovaret te jene ata qe me se paku u jepet mundesia per punesim. Te shohim se sa kosovare jane te punesuar ne Shqiperi, Macedoni, Serbi etj.
Une mendoj qe eshte koha e fundit qe ne te kthjellemi dhe te mendojme qe te krijojme shtet dhe tu japim mundesi kosovareve qe bashke me shtetin te krijojne edhe identitetin e tyre te ri. Pa gabime nuk mesohet, dhe do duhej ti bartim pasojat e shteteformimit.