Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Ballkan’ Category

Këto spote ku reklamohet turizmi shqiptar, po transmetohen nga kanali televiziv CNN.


(më tepër…)

Reklama

Read Full Post »

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka vendosur të ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – unë dhe kriminelët e luftës” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykatës për krime të luftes në ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës libri i Del Pontes, që tani është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, përmban deklarata që një zyrtar i shtetit zviceran nuk ka të drejtë ti thotë publikisht.

Në shtypin serb, shumë javë para se të dilte libri, ka pasur shumë shkrime sipas të cilave Del Ponte në librin e saj shkruan se ka pasur të dhëna për trafik të organeve gjatë luftës në Kosovë. Sipas këtyre informatave UCK kishte masakruar 300 serb nga Kosova dhe më pas u kishte marr organet që ishin shitur në Perëndim.

Ahmet Isufi, ish komandant i UCK-së dhe tani nën kryetar i AAK-së, ka mohur një gjë të tillë dhe i ka quajtur këto akuza politike, kurse një zëdhënës i TMK-së ka thënë se Del Ponte po gënjen.

Sipas medieve, autoritetet i kanë kërkuar Del Ponte që të kthehet sa më shpejtë që është e mundur në Buenos Aires dhe të vazhdoj punën e saj si ambasadore e Zvicrës.

Të drejtat e librit që është në italisht i mban shtëpia botuese italiane, Feltrinelli. Në anglisht, libri pritet të del në fillim të vitit 2009.

Molla e Kuqe ka pasur disa artikuj në lidhje me këtë ceshtje. Keta artikuj mund ti gjeni këtu (shypeni)

Molla e Kuqe

 

Read Full Post »

Ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili dje u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës sot pasdite arriti në Aeroportin Prishtina, ku u prit nga udhëheqja e AAK-së, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike të vendit dhe qytetarë të shumtë. Në të dalë nga aeroporti Haradinaj deklaroi se ndjehet shumë mirë në mesin e popullit të Kosovës dhe u nis në shtëpi, tek familja e tij. Lirimin e Ramush Haradinajt e kanë mirëpritur bashkëluftëtarët e tij, qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Dje Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës, e cila bashkë me të ka akuzuar edhe dy pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, “për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit”.

Tribunali ka hedhur poshtë këto akuza në të tri rastet dhe ka shkarkuar nga të gjitha akuzat edhe Balajn, por ka dënuar me gjashtë vjet burgim Lahi Brahimajn, për shkeljen e zakoneve të luftës.

Deri sa gazetat shqiptare shkruajnë për festimet anembanë Kosovës me rastin e lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga gjykatë për krime lufte në Hagë, ku rëndonin akuzat për krime mizore lufte kundër shqiptarëve, serbëve dhe romëve, gazetat serbe, nga ato liberale deri në ato nacionaliste, sjellin opinionet e shumë serbëve që konsiderojnë lirimin e Haradinajt dhe shpalljen e tijë të pafajshëm si “marrëzi”.

Gazeta Blic shkruan: “Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës dhe anëtarë i njërës nga familjeve më me ndikim në Kosovë që ka lidhje të forta kriminale, u shpall i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës…Prokuroria nuk kishte mundësi të sillte para gjyqit 10 dëshmitar. Nëntë nga këta janë vrarë kurse Ramiz Muriqi pasi që ishte plagosur refuzoi të dilte para gjykatësve dhe të dëshmonte”

Akuzat e mediave serbe janë mohuar nga përfaqësuesja e Tribunalit të Hagës në Serbi që ka thënë këto akuza janë të pavërteta.

Read Full Post »

Ç’të bësh kur të hedhin në fytyrë akuza të pabesueshme, groteske, por megjithatë të tilla që të njollosin dinjitetin, të shkatërrojnë imazhin ose të rrënojnë reputacionin?Këtë pyetje i bëja vetes kur lexoja një artikull të B92, ku thuhet, ndër të tjera, se një Shqipëri paskan ekzistuar, gjatë vitit 1999, klinika klandestine për t’u vjelë organe serbëve të kapur prej UÇK-së. Artikulli i referohet librit “Gjahu” të kryeprokurores së Hagës Carla del Ponte, i cili do të botohet në Itali më 3 prill të këtij viti, dhe ku autorja përmend disa informata që i kanë mbërritur zyrës së saj, sipas të cilave në verë të vitit 1999 rreth 300 serbë dhe të tjerë joshqiptarë të Kosovës janë çuar në Shqipëri të Veriut ku janë mbajtur fillimisht në kampe refugjatësh në Kukës dhe në Tropojë, për t’u çuar pastaj diku në afërsi të Burrelit, ku u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për t’ua marrë organet, para se të asgjësoheshin.

Lexojeni shkrimin tek Xha Xhai

Read Full Post »

Marrosja e zonjës Del Ponte

Kemi shkruar shumë për librin e del Pontes këto ditët e fundit. Më poshtë po ju sjellim një shkrim të Adri Nurellari publikuar tek gazeta Panorama.

Në 3 prill të këtij viti pritet të dalë në treg prej shtëpisë botuese “Feltrinelli” libri i Carla Del Pontes “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës” (La caccia – Io e i criminali di Guerra). Zonja Del Ponte nuk i shpëtoi dot tundimit për të ngelur e famshme dhe për të vazhduar që të qëndrojë në qendër të vëmendjes kësaj radhe duke shitur e firmosur një libër shumë të debatueshëm. Tashmë janë bërë publike prej saj pjesë të këtij libri dhe ajo që më së shumti ka tronditur opinionin publik, është akuza se prej disa burimeve të “besueshme” Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka marrë peng mbi 300 serbë të Kosovës dhe i ka transportuar me makina nëpërmjet Kukësit e Tropojës në Burrel, në një shtëpi të verdhë diku tek 20 kilometra në jug. Në Burrel janë futur nëpër disa laboratorë, ku para se këta serbë të vriteshin iu janë marrë organet e trupit dhe nëpërmjet Rinasit janë trafikuar në vende perëndimore. Skenar ky që Stephan King apo Alfred Hitchcock do e kishin pasur zili, por që për këdo që e njeh Shqipërinë, Kosovën dhe rrethanat e asaj kohe përbën padyshim një fyerje të inteligjencës.

(më tepër…)

Read Full Post »

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën e tij flet për çështjen e flamurit shqiptar, valëvitja e të cilit nëpër institucionet shtetërore pak kohësh u ndalua me ligj, ai flet për shqipen, jo si gjuhë e dytë, por si gjuhë zyrtare, pasi shqiptarët atje janë 25 për qind. Në këtë intervistë ai flet për çështjen e Shqipërisë së madhe dhe për aspiratat e Maqedonisë për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit.Rrugës për në Tetovë, nga kufiri deri këtu kemi kaluar nëpër fshatra, nëpër qyteza shqiptare dhe kemi pare shumë flamuj shqiptar. Një realitet që në fakt nuk e kemi parë kaq shpesh në 7 vitet e fundit.

(më tepër…)

Read Full Post »

Inspektori i Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) në Manastir Gjoko Strezovski, në mënyrë shtazarake e ka rrahur Esat Asllanin, drejtorin e ndërmarrjes “Lindidrim” nga Ohri, vetëm pse në çantën e tij ka gjetur një portret të kryeheroit shqiptarë Adem Jashari.

Rasti makabër ka ndodhur para tre ditëve, natën mes të enjtes dhe të premtes në stacionin policorë në Ohër, kurse nga keqtrajtimi policorë Asllani ka marrë frakturë të hundës.

(më tepër…)

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »