Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Diasporë’ Category

Një territor i cili ka deri në 300 ditë diell në vit, një teritor ku katër stinët e vitit janë të dallueshme me karakteristikat e tyre të veçanta klimaterike, një teritor me shumëllojshmëri të konfiguracionit gjeografik, që nga riviera e deri tek malet e mbuluara me borë, një teritor me një shumëllojshmëri të florës me më shumë se 3300 specie, një teritor me një mundësi kultivimi të të gjitha varieteteve të drithërave, pemëve e perimeve. Do të duheshin edhe disa ditë diell më shumë që në trojet shqiptare të kultivohej edhe bananja. Një teritor me një shumëllojshmëri të resurseve minerare, rreth 54 lloje mineraresh nga më të rrallat, me cilësi dhe bollëk dhe të kërkuara në gjithë botën. Një vend me pasuri të jashtzakonshme burimesh ujore natyrale dhe minerale. Një vend në udhkryq të botës së vjetër, ku janë kyçur dhe kyçen rrugët dhe interesat gjeostrategjike e gjeopolitike të të tri kontinenteve të botës së vjetër dhe shtetgrupeve të interesave gjeopilotike e gjeostrategjike edhe nga kontinentet tjera.

Për të mos u zgjatur në këtë lëmi, besoj që mjafton për fillimin e asaj që kam ndërmend të provoj të shtjelloj në këtë artikull të shkurtër.

Duke i pasur parasyshë kushtet klimaterike, pasuritë dhe shumëllojshmërinë e të mirave materiale, që këtij vendi ia ka dhënë dhuratë nëna natyrë, nuk ka se si që edhe rraca njerëzore e këtyre trevave të mos jetë lloj i veçantë dhe të mos zgjoj interesimin e të tjerëve për rigjenerimin e rracave të cilat çdo ditë e më tepër po e humbin vitalitetin e tyre dhe po shkojnë nga një pleqëri e pakthim kombesh deri në krizë shuarje të ndonjërit prej tyre. Mu për këtë, e në anën tjetër edhe ato që përmenda më lartë,besoj që qendrat e vendosjes, nuk janë të interesuara për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të ballkanit, kështu që dje, sot dhe në të ardhmen, gjithënjë do të lëjnë hapur çështjen shqiptare që kur ka nevojë ndonjëri prej popujve, në krizë pleqërie, për të rivitalizuar rracën dhe kombin e vetë, apo ca sish, do të riaktivizonin çështjen shqiptare dhe do të hapnin dyertë në heshtje, në emër humanizmit dhe të strehimit të atyre fatkeqëve që do të rrezikoheshin nga fqinjët shovinist të nxitur dhe të sëmurë qëllimisht nga një shqiptarofobi që nga mesjeta e hershme.

(më tepër…)

Reklama

Read Full Post »

Shkruan: Jeton Kelmendi, Bruksel

Një ditë moti, kur vlera e kishte fjalën, dija kishte respektin dhe vendin e merituar në shoqërinë tonë. Tani që kanë kaluar do kohë, e vërteta duket ndryshe. Nuk është për të qenë e vërtet, por po ndodh dhe edhe pse ka shijen e keqe, ka vetëm një emër e vërteta e sodit.

Nëse i bëjmë një vështrim sado sipërfaqësor, vendit që kishin njerëzit e dijshëm në shoqëritë e shteteve të ndryshme, na del se ata zënin hapësirën e duhur në hierarkinë e organizuar të jetës shoqërore.

Mbase dija i krijonte privilegje atij që e posedonte, qysh në fazat e para të organizimit të shoqërisë dhe ekzistimit të shteteve, ky fenomen u përcoll deri në ditët tona. Me siguri kjo i shërbeu njerëzimit për të mirë. Derisa në Greqinë antike, një njeri i dijshëm konsiderohej elitë e shoqërisë, në oborret mbretërore të shumë vendeve, njerëzit e dijshëm mbaheshin për punë të zgjedhura dhe pozita të larta. Kështu fjala bie, nëse një njeri i dijshëm në një fushë të caktuar qoftë shkencore apo artistike, ka pasur një respekt nga rrethi i tij dhe ka qenë në pozitën e merituar, çka ka reflektuar ai për atë shoqërinë. Mbase kjo nuk do shumë komente. Të tjerët do mësojnë nga ajo mençuri e personit të caktuar, prandaj derisa e ka vendin në maje të piramidës, dihet se shoqëria e ka ardhmërinë shpresëdhënëse, gjithsesi punën mbarë. Edhe në luftërat e shumta që kanë bërë popujt e ndryshëm, të dijshmit kanë qëndruar në krye të ushtrive, në krye sepse ata me dije projektonin sukseset dhe fitonin betejat. Për veprat që lanë të dijshmit në fushat e ndryshme, art kulturë dhe shkencë, etj, njerëzia mëson brez pas brezi. Edhe ne kishim të dijshëm, prej Bogdanit, Gjetgj Kastriotit, deri të Fishta dhe Kadare me shumë të tjerë, por sikur ka filluar të rrallohet respekti për të dijshmit. Mbase edhe “modernizmi” mund ta ketë si parim për të ardhmen, mirëpo vendi im duket ka filluar ta zhvilloj si shkencë.

(më tepër…)

Read Full Post »

Shkruan. Bardhyl Metaj, Zürich

Më ngjanë shumë rrallë, që të mos e lexoj javoren “Der Spiegel”.
Jam abonues dhe lexues i rregullt i saj, që nga viti i largët 1990, e kam si një lektyrë obligative javore, qoftë për shkak të spektrit të gjerë të temave botërore që trajton, apo edhe për shkak të profesionalitetit në trajtimin e tyre, që e ka gjithherë.

Artikullin e saj të fundit mbi Kosovën, u detyrova ta ri-lexoj ndërkaq, më shumë se një herë…

Shkas i parë u bë një shoqe e imja nga Prishtina, e cila sapo e kishte lexuar të përkthyer në Koha Ditore, në një e-mail të saj që ma drejtonte për këtë artikull, me gjasë që të zbrazej diku e te dikush, shfrynte plot mllef kundër portretit të Kosovës në Der Spiegel, por edhe realitetit në Kosovë.

Për herë të tretë, artikullin mbi Kosovën, tashmë të ri-titulluar “Republika Bastarde e Kosovës!”, e lexova ndërkaq, kur analisti dhe publicisti i Kosovës, z. Shkëlzen Maliqi, në Editorialin e gazetës Express, 3 Maj 2008, shfryente me shumë lehtësi, kualifikime të paqëndrueshme dhe gjuante në drejtim të javores gjermane, si me një “saçmaricë” të huazuar, një arsenal kualifikimesh, të cilat si të tilla dhe si përgjithësime, assesi nuk qëndrojnë…

(më tepër…)

Read Full Post »

Pesë deputetë më pak, do t’i kushtojë partive shqiptarëve shpërndarja e shqiptarëve nëpër botë, me theks të veçantë në shtetet e Evropës perëndimore, ku ekspertët vlerësojnë se është më e lehtë të ndërtohet infrastruktura e votimit (për dallim nga shtetet skandinave dhe tejoqeanike, ku mërgata shqiptare, gjithashtu është në numër të konsiderueshëm). Paritë shqiptare, s’kanë asnjë iluzione se më 1 qershor, mund të përsëritet ’92-shi kur masovikisht, në mënyrë të organizuar, mërgimtarët shqiptarë erdhën të votojnë në zgjedhjet e para pluraliste.

Dy partive më të mëdha të bllokut politik shqiptar, u ka mbetur të pajtohen që në start me këtë “humbje” , për të cilën që në PDSH thonë se “është e balancuar etnikisht, me disfavore të vogla për shqiptarët”, kurse në BDI se “megjithatë, është humbje”.

“Nëse do të votohej edhe në shtetet e Evropës perëndimore, aty ku teknikisht është më e lehtë të realizohet votimi për qytetarët nga Maqedonia dhe ku, në bazë të përkatësisë etnike përqindja e shqiptarëve është më e lartë, shqiptarët do të nxirrnin katër-pesë deputetë më tepër”, pohon Naser Zyberi, eksperti për çështje juridike. Kjo, nënvizon ai, është një konstatim i supozuar, pasi nuk dihet se cila mund të jetë jehona e daljes në zgjedhje. Mund të nxjerrin edhe më tepër, nëse pjesëmarrja është e lartë dhe nëse përfshihet edhe pjesa e mbetur e diasporës. Vetëm në Evropën perëndimore, sipas disa para llogaritjeve, numri i votuesve shqiptarë është mbi 100 mijë, kurse numri i përgjithshëm i potencialit votues të diasporës, mendohet të arrije 150 mijë-shin.

(më tepër…)

Read Full Post »

Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich

Rikthimi aktual i Veton Surroit publicistikës si profesion primar, përmes të përditshmes së tij Koha Ditore, ma kujtoi çuditërisht, hyrjen e tij si uragan në gazetarinë kosovare përmes të përditshmes së atëhershme, Rilindja…sado që atëherë ishte ardhje e vullnetshme në publicistikë, kurse tash, pak disi “e detyrueshme”, si alternativ e mbetur.

Një polemikë e tij për Rock-un dhe rock-erët, si vlera të pazëvendësueshme kulturore të qytetërimit modern, pastaj një fjalorë krejt tjetër në tekstet e shumta dhe shumë të guximshme politike, patën freskuar edhe Rilindjen” e atëhershme shumë konservative, apo të paktën, qasjen e lexuesit të saj karshi Rilindjes.

Ajo që në mua i lidhi, ndërkaq, turrin e parë të atëhershëm të tij në publicistikë me këtë të tashmin, janë fjalët e “reja” që “sjell e promovon” në tekstet e tij, si dhe dy recensione, një atëherë e një sot.

Atëherë në gazetën Rilindja (1988), në një kolumne të shkëlqyeshme, debatonte publikisht dhe me të drejtë, me shefin e tij, më duket Beqir Hotin, rreth arsyeshmërisë së përdorimit në shtyp, “të fjalës së huaj – Diskurs”!

(më tepër…)

Read Full Post »

Këtë javë Qeveria e Kosovës publikoi programin për punën e saj gjatë viteve sa qeveria e Thaçit do të jetë në pushtet, deri në 2011.

Programi i plotë prej 27 faqesh mund të shkarkohet nga faqja jonë

Programi i Qeverise se Kosoves (pdf)

Këtu po e sjell vetëm një shkëputje që ka të bëjë me diasporën e Kosovës. Faqja jonë lexohet shumë nga diaspora kosovare që tani numëron mbi 500 000 dhe mendoj se bashkatdhetarëve nëpër botë që kanë dhënë dhe bërë shumë për Kosovën para dhe pas lufte, ju intereson të dinë se c’far do të bëjë kjo qeveri për ta. Kjo është qeveria e parë në Kosovën e pavarur dhe si shumë të tjerë edhe ata që tani banojnë dhe punojnë jashtë janë të interesuar të dinë se ç’far kujdesi do të tregoj Kosova e pavarur për shtetasit e saj që deri më tani duke mos pasur ku të drejtohen është dashur të ju drejtohen ambasadave serbe ku kanë hasur një përbuzje të theksuar.

Më poshtë mund të lexoni se c’far do të bëjë qeveria për diasporën kosovare: 

Republika e Kosovës ka një diasporë të fortë dhe numerikisht të madhe. Diaspora, mërgata, kosovarët jashtë vendit nuk janë shfrytëzuar institucionalisht – në formë të organizuar në të mirë të zhvillimit të shtetit të Kosovës. Kosovarët jashtë vendit presin që Qeveria e Kosovës të bëjë për ta atë që nuk është bërë asnjëherë deri me tash. Për një përkujdesje më të mirë dhe të qëndrueshme duhen larguar pengesat e shumta, ato të vogla dhe ata të mëdha. Detyrë primare e Qeverisë në përballje me sfidat drejt largimit të këtyre pengesave është krijimi i autoritetit të qëndrueshëm qeveritar, që do të merret me problemet e diasporës, gjithmonë në mbështetje të ligjit, mundësisht në përafrim me legjislacionin e BE-së.

Veprimet që qeveria e Kosovës do t’i ndërmarrë përfshijnë:

• Hartimi i projektligjit për diasporën dhe harmonizimi i plotë i tij me ligjet tjera të Republikës së Kosovës si dhe, zbatimi i tij,
• Krijimi i ambasadave, konsullatave, shoqatave për mbrojtjen e kosovarëve jashtë vendit,
• Përpjekjet diplomatike të Qeverisë Kosovare për mbrojtjen e kosovarëve jashtë vendit,
• Ngritja dhe bashkimi i komunitetit kosovar jashtë vendit,
• Krijimi i lehtësirave për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit,
• Ruajtja dhe kultivimi i identitetit kulturor,
• Grumbullimi i të dhënave për Diasporën kosovare (si p.sh. vendndodhja e tyre, lidhjet e tyre me Kosovën, përgatitjet e tyre profesionale, bizneset e tyre),
• E drejta e votës,
• Informimi i kosovarëve jashtë vendit,
• Ngritja e kapaciteteve njerëzore profesionale.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Kam zgjedhur të përdor vetëm inicialet e emrit të personit në fjalë pasi që ky artikull është/ mund të bëhet barrë për atë dhe rrethin e tij (Molla e Kuqe)

B. S. (31) nga një fshat i Vushtrrisë, ka marrë vendimin përfundimtar. Ai ka vendosur të shesë njërën nga veshkat e tij. B. S. beson se nuk ka më asnjë rrugë tjetër për të shpëtuar nga gjendja e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet familja e tij.

“Këtë e kam vendosur. Nuk është e lehtë. Ai që ofron 160 mijë euro, duke përfshirë edhe shpenzimet mjekësore, e ka të sigurt veshkën time”, thotë B. S. për Express.

Ai, gruaja e tij dhe vajza E. S., 15-muajshe, jetojnë si të mundën. Tash kanë dy javë që janë vendosur në Prishtinë, në lagjen “Kolovicë”, në një shtëpi të vjetër njëdhomëshe.

(më tepër…)

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »