Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Kulturë’ Category

Çiftelia në iPhone

Shumë shpejt do të keni mundësi të shkarkoni në telefonin tuaj iPhone një program/aplikacion që është një çifteli virtuale. Shikojeni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë. Aplikacioni është gati dhe po pret miratimin nga Apple, prodhuesi i iPhone.

(më tepër…)

Read Full Post »

Ansambli Akademik i Universitetit te Prishtinës kërcen valle me motive nga dasma kosovare. Koreograf është Dilaver Kryeziu.

 

Read Full Post »

Dan Bilefsky, International Herald Tribune

Pashë Keqi risjell ndërmend ditën rreth 60 vjet më parë, kur ajo vendosi të bëhej burrë. Ajo preu gërshetat e saj të gjata, dorëzoi fustanet e saj për të marrë pantallonat e gjera të të atit, e armatosi veten me një pushkë gjuetie dhe u betua që heq dorë nga martesa, fëmijët dhe seksi. Nëse do të kishte lindur në Shqipërinë e sotme, thotë 78 vjeçari i virgjër që u betua për beqari në këmbim të të drejtës për të jetuar dhe udhëhequr familjen e vet si një burrë, do tyë zgjidhte natyrën femërore.

“Po të kthehemi në kohë, ishte më mirë të bëheshe burrë, sepse më parë, një grua dhe një kafshë konsideroheshin e njëjta gjë” thotë Keqi, që ka një zë kumbues bariu, ulur me këmbët e saj të hapura si një burrë dhe duke shijuar gota të vogla rakije e duke pirë cigare. “Tani, gratë shqiptare kanë të drejta të barabarta me burrat dhe janë gjithashtu më të fuqishme. Mendoj se sot është e këndshme të jesh grua”.

Virgjëresha u bë partriarke e familjes së tyre, me të gjitha veshjet e një autoriteti mashkullor, duke u betuar për të mbetur e virgjër për pjesën tjetër të jetës së saj.

(më tepër…)

Read Full Post »

Miss Kosova, Zana Krasniqi, është renditur ne mesin e 10 më të bukurave në Miss Universe 2008 që këtë vit u mbajt në Vietnam. Sipas pikëve të mbledhura Zana zuri vendin e gjashtë. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një spektakël të bukurisë me përmasa botërore.

Fituese u shpall Miss Venezuela, Dayana Mendoza, që ishte favorite për ta fituar kurorën e më të bukurës qysh nga dita e parë.

Zana Krasniqi është një modele nga Kosova që u zbulua nga fotografi kosovar, Fadil Berisha. Pas shpalljes së pavarësisë, Berisha përdori kontaktet e tij në organizatën e Miss Universe për t’i mundësuar Kosovës të merr pjesë për herë të parë në këtë garë bukurie.

Krasniqi u zgjodh për ta përfaqësuar Kosovën në një konkurs që u mbajt në Prishtinë dhe është thënë se konkursi është mbajtur vetëm sa për sy e faqe pasi që emri i fitueses dihej paraprakisht.

Me që Vietnami nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Zanës fillimisht ju refuzua viza për në këtë shtet. Me të mësuar këtë Fadil Berisha kontaktoi autoritete shqiptare që lëshuan një pasaportë shqiptare.

Në këtë konkurs bukurie kanë marrë pjesë edhe Shqipëria me Matilda Meçini si dhe fqinji unë që nuk e njeh pavarësinë, Serbia.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, Zana dhe Miss Serbia Bojana Boric janë bërë shoqe gjatë spektaklit dhe më pas kanë qenë të pandashme. Mbetet të mësohet se si do të reagojnë mediat nacionaliste në Beograd.

Ndryshe, Zana Krasniqi është e bija e kompozitorit të mirënjohur nga Kosova, Naim Krasniqi.

Molla e Kuqe

Read Full Post »


Më 17 u shpall pavarësia e Kosovës. Po në te njëjtën ditë Kosova u bë edhe me flamur. Deri më tani ishte përdorur flamuri i Shqipërisë me shqiponjën e zezë dykrenare në sipërfaqe të kuqe.

Prej kësaj dite Kuvendi i Kosovës vendosi se Kosova do të kishte një flamur të ri që i përngjante shumë flamurit të Bashkimit Europian, njërit prej dy mbështetësve kryesor të pavarësisë së Kosovës. Flamuri i kaltër me hartën e Kosovës në mes dhe 6 yje përmbi, u përqafu shumë shpejt nga populli i Kosovës dhe menjëherë filloj të valëvitej përpara ndërtesave zyrtare.

Flamuri që u paraqit në sallën e Kuvendit të Kosovës më 17 maj, kishte një hartë të Kosovës me ngjyrën të verdhë (kosovarçe sarihtë) dhe unë por edhe gjithë të tjerët menduan se ky ishte flamuri i ardhshëm. Por kur filluam të shohim një flamur tjetër u hutuam. Në shumë raste harta e Kosovës që është pjesë e flamurit, nuk ishte më e verdhë por e artë.

Cili është flamuri zyrtar i shtetit më të ri të Europës? Këtë pyetje i kam bërë vetes disa herë dhe ende nuk kam arrit të gjejë një përgjigje të saktë.

Vendosa ti përdor ato resurse që janë në internet dhe së pari shkova te faqja në internet e kryeministrisë. Në anën e djathtë pashë stemën por edhe flamurin dhe këtu harta e Kosovës ishte e artë. Erdhe te përfundimi se flamuri zyrtar, ai i sakti, ishte ai që kishte hartën e artë. Por për të qenë krejtësisht i sigurt vendosa të kërkoj në Google edhe faqen e Kuvendit të Kosovës. U befasova. Këtu në krye të faqes ishte përdorur një stemë ku harta e Kosovës ishte e verdhë, bile e verdhë e ndezur. Deri tash e kisha parë një me hartë të artë dhe një me hartë të verdhë, kështu që e vizitova edhe faqen e presidentit dhe edhe aty stema që ishte përdorur kishte hartën e artë.

Cili flamuri është flamuri (zyrtar) i Kosovës? Kësaj pyetje do të duhet t’i përgjigjen qeveria e Kosovës, p.sh. Hajredin Kuçi që ka qenë përgjegjës për koordinimin e punës në lidhje me simbolet e shtetit të Kosovës. Le ta dinë se nuk është mirë që kanë krijuar kaq shumë konfuzion se cili është flamuri i Kosovës. Shumë po habitem se si ata vetë nuk e kanë parë se institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës po përdorin stema dhe flamuj të ndryshëm.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Kënga më e re e Nora Istrefit “Another world” është kopje e këngës “Whatever U like” kënduar nga Nicole Scherzinger, që edhe këndon sëbashku me grupin amerikan Pussycat Dolls.

Më poshtë mund të shihni të dy këngët dhe videoklipet dhe krahasaoni vetë.

Read Full Post »

Falenderojmë Besfort Hasanajn për publikimin e videos në Youtube.

Read Full Post »

Gazeta Express kishte dje një artikull për paraqitjet skenike të shumë këngëtarëve kosovare dhe ndikimin negativ që këto paraqitje kanë tek fëmijët.

Nga paslufta në Kosovë është bërë ligj i pashkruar për këngëtaret, se nëse dëshirojn të bëhesh e suksesshme duhet të zhvishesh sa më shumë që mundesh. Bile disa nga këngëtaret besojnë se ka lidhje mes cullakut dhe famës që arrihet. Sa më shumë cullak, aq më shpejt arrihet maja. Kënga dhe zëri nuk janë edhe aq të rëndësishme.

Më herët kur dikush ka ngritur zërin kundër kësaj dukurie negative, përgjigjja që ka marrë gjithmonë ka qenë se këto vajza po e modernizojnë Kosovën, po na çojnë më afër perëndimit e Evropës. Nga frika për t’u etiketuar të prapambetur shumë analist, sociolog, psikolog kanë zgjedhur që të mos flasin.

Por artikulli ne Express tregon se ka që nuk frikësohen nga etiketime të tilla dhe shprehin mendimet e tyre për këtë dukuri negative qe tani e dhjetë vite me radhë e ka vërshuar Kosovën.

“Duhet të kuptohet se edhe gjysmë-lakuriqësia nxit efekt erotik, sidomos tek fëmijët pasi që fëmija qysh në moshën shtatë vjeçare mendon për gjininë e kundërt dhe seksin. Këngëtaret e estradës nuk mendojnë aspak për këtë. Madje, ato, kështu nuk i imitojnë as yjet amerikanë të muzikës, pasi që Madonna shpeshherë ka mbajtur edhe ligjërata për edukatën seksuale para nxënësve të shkollave fillore amerikan dhe se vet ajo si këngëtare nuk lejon që video-spotet e saj të transmetohen në orët e mëngjesit nëpër televizionet amerikane”, thotë Mimoza, studente e Psikologjisë në Fakultetin Filozofisë në Prishtinë.

“Ndikojnë negativisht, si model i këndimit, vallëzimit dhe lëvizjeve të ndryshme skenike. Kjo ndikon negativisht dhe shihet edhe në koncertet e fëmijëve të shkollave kosovare, sidomos tek vajzat e shkollave fillore, të cilët imitojnë në gjeste, në veshje dhe lëvizje këngëtaret e estradës”, thotë sociologu Shemsi Krasniqi.

“Tek fëmija, sidomos pamja origjinale e këngëtarit nëpër qytet gjysmëlakuriqe ndikon keq. Kështu që një dalje e tyre në veshje normale do të ndikonte pozitivisht. Madje një dalje e tillë do të ndikonte tek këngëtari për të pasur një vlerësim më të mirë dhe më të pranueshme tek adhuruesit e tyre”, thotë psikologu Agim Selimi.

Trendi me kengetaret gjysëm të zheshura fillio në fund të viteve të 90-ta dhe pioniere e këtij trendi ishte këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismajli. Më poshtë mund ta shihni një klip nga viti 1998 ku Ismajli këndon këngën Sajzeza me grupin shqiptar nga Maqedonia “Elita 5”. Paraqitjet skenike si kjo deri në atë kohë ishin të pazakonta. Pas kësaj filluan edhe këngëtaret tjera si Bleona Qereti, Genta Ismajli, Ciljeta, Nora Istrefi etje.

Për ta parë këtë klip kliko këtu.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Po sjelli disa fragmente nga një intervistë e shkrimtarit dhe publicistit Fatos Lubonja dhënë Blendi Fevziut në emisionin Opinion gjatë muajit maj.

Në këtë intervistë shtjellohen shumë tema por unë po sjelli vetëm përgjigjet e Lubonjës në lidhje me identitetin shqiptar.

Cilat janë sipas jush mangësitë historike të romanit të Blushit?

Mangësia kryesore e romanit, në thelb, – nuk po hyjmë në detaje, – është që autori nuk di se ajo që ai e quan “shqiptarizmi”, ndjenja e të qenit shqiptar, nuk është ashtu sikurse është mësuar, (sepse edhe ai e ka mësuar këtë) nga letërsia e mëparshme, një gjë që ka ekzistuar qysh në krye të herës dhe ka qenë njëlloj vazhdimisht, por se kemi të bëjmë me një ndjenjë (kombëtare) që lind në shek. XIX.

Në 1850-ën thoni ju, duke iu referuar Veqilharxhit…

Afërsisht. I referohem një sërë lëvizjesh që lindën në atë kohë, në një kontekst më të gjerë. Dhe, kur ti vendos shqiptaristë në shekullin e XVIII, është njëlloj sikur të bësh një roman për shek. XIX dhe të vendosësh regjime komuniste, komunistë si këta të sotmit.

Nuk ka patur ndjenjë shqiptarie para shek. XIX z. Lubonja? Se ky është thelbi i pyetjes…

(më tepër…)

Read Full Post »

Hymni i Kosovës

Aty po e flet nena gjuhen shqipe
Aty shendrite Hena e Dielli -po tybe
Aty s`do te kishte vuajtje edhe gazep
Po te ishin bijt e saj te lidhur me rrespekt

Aty me te vertete flamurin e mbushen “zvezdicat”
Se u harruan Bajram Currat e Shote Galicat
Aty ku minoriteti matet me grad cellxiusi
jete te gjate sdo te kete jo qebesa flamuri si Miki Mausi

Aty edhe ku meshkujt lidhen
Me kablla te perziera
E tradhetojin gjinin tjeter te bukur
Nganjehere sa rete ne hapsira

Aty eshte Kosova ime
Qe duron stuhine e duron Deboren
Aty jetojin edhe ata
Qe gjuajn gure e mshefin doren

Sabahate Byci

Read Full Post »

Mentor Shala, Gazeta Java

Derisa e ndigjova himnin m’u rrit krenaria…tash kemi shtet mendova, kushtetutë, flamur, stemë dhe himn. E kam nji bindje t’plotë se, edhepse pa tekst, himni i Kosovës ka me i ba qytetarët e saj me u çu n’kambë në ditën e parë që kanë me e ndigjue. Ashtu qysh e pranun flamurin, stemën, kushtetutën dhe elementet tjera të shtetit, edhe ma mirë kanë me e pranu edhe himnin e shtetit të tyne. Sepse, përnime ish himn që po t’bajke me u çu e me ndejt gatitu e me shpreh respektin. E përgëzoj edhe atë djalin e Lupçit që e kish komponu edhe komisionin që kish dijtë me e përzgjedh atë propozim-himn aq reprezentues, që nuk kish qysh mos me t’pëlqy.

Si qytetar i Kosovës i falënderoj shumë edhe kompozitorin edhe komisionin që kishin ditë me na gjetë ate melodi shumë moderne dhe shumë frymëzuese.

Me nji fjalë, ishte ma i mirë se tana himnet e shteteve t’botës!

Bile për mu!

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu

Read Full Post »

Sot rreth orës 11:30, Kuvendi i Kosovës ka miratur Himnin e Republikës së Kosovës. Himni ka titullin “Evropa” dhe është kompozuar nga Mehdi Menxhiqi. Për shkak se Kosova ka dy gjuhë zyrtare dhe planit të Ahtisaarit, himni do të jetë melodi pa tekst. 72 deputet votuan pro miratimit, 15 kundër dhe 5 abstenuan.

Më poshtë mund të dëgjoni himnin e posa miratuar.

Këtu mund ta shkarkoni Himnin e Kosovës në formatin mp3

Read Full Post »

Ja dhe më në fund mbërriti në Tiranë një dyqan totalisht i dedikuar seksit. Një nga ato dyqanet me drita të kuqe, që shpesh kemi dëgjuar ose parë në ekranet e gjithë botës. Një “tempull” i gjithi i kushtuar erotizmit dhe provokacionit, një dyqan ku seksualiteti shikohet hapur në gjithë tërësinë e tij. Gjithçka që shërbehet aty, ndoshta do të skuqte jo pak shqiptarë. Por që gjithsesi janë jo të pakët ata që u duket i nevojshëm një vend i tillë. Shumë nga ata nuk do t’u kërkojnë më me siklet miqve të tyre kur shkojnë jashtë Shqipërisë, lojëra erotike, sepse tashmë ato gjenden në Shqipëri. Një dyqan, i cili nuk ofron produkte vetëm për ata që janë paksa “qejflinj” dhe kërkojnë t’i japin fantazi jetës së tyre seksuale, por dhe atyre që në intimitetin e tyre kanë probleme të cilat kërkojnë stimulues.

Sot, në një kohë kur seksi nuk është më tabu, nuk janë më të tillë edhe aksesorët që mund të përdoren në të. Sipas të zotit të dyqanit, kërkesa për të tilla instrumente që e bëjnë jetën seksuale edhe më të larmishme, ka pasur shumë më tepër sa nga çka e kishte imagjinuar. Është shumë i kënaqur që dyqani i tij, pavarësisht se mund të paragjykohet, frekuentohet shumë. “Të them të drejtën, kërkesa ka shkuar larg çdo pritmërie që kisha. Vërtet mendoja që dhe në Tiranë duhet të kishte një sexy shop, por realisht nuk e kam pritur kurrë një kërkesë kaq të madhe të shqiptarëve. Më vjen mirë për këtë, jo vetëm sepse biznesi im po shkon mirë, por dhe sepse e shikoj që ishte i nevojshëm”.

Por cilat janë preferencat erotike të shqiptarëve? Cilat janë dëshirat dhe kërkesat e tyre në një dyqan seksi? Femrat, sipas Shpëtimit, janë shumë të interesuara në kamxhikë, prangat, goglat e dashurisë, por dhe për vibratorët e shumtë që gjenden në dyqan. Me tepër preferojnë ata me materiale që ngjasojnë me mishin e njeriut, por që sigurisht janë dhe më të shtrenjtë. Një preferencë paksa e çuditshme janë dhe vibratorët dysh, që kërkohen kryesisht nga femrat lezbike. Ndërsa meshkujt, më së shumti kërkojnë pompat, të cilat aktualisht kanë mbaruar në dyqan. Gjithashtu dhe solucionet e ndryshme me shije frutash, kukullat etj.

Marrë nga Peshku Pa Ujë
Titulli është i Mollës së Kuqe

Read Full Post »

Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich

Me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit (1878-2008)!

Praeludium:

Historikisht: Kombet formojnë Shtetin por dhe Shteti formon Kombet!

Procesi historik Shtet- dhe Kombformues i shqiptarëve fillon, kur mbaron (kurorëzohet) procesi i njëjtë tek gjermanët!

Tek shqiptarët ngjizet me Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit!

Laudatio:

Histori e procesit politik për një shtet Shqiptarë për shqiptarët, prodhoi dy shtete (dy shtetësi) dhe dy identitete e entitete politike – po aq shqiptare – Shqiptarë dhe Kosovarë*!

Më 28 Nëntor 1912 – Shqipërinë e cunguar, më 17 Shkurt 2008 – Kosovën e cunguar!

Dy shtetet sado jo optimale për nga shtrirja territoriale, por me taban shqiptarë, mund ti bëjnë dëm vetëm: jo dashamirëve të shqiptarëve…!

Zeitgeist-i ynë dhe ai global:

Historia na ndau!

Po tani: të vajtojmë apo të festojmë?

Jo! Të punojmë me ritëm të përshpejtuar për integrim në BE, për mirëqenie kombëtare, politike e ekonomike të shqiptarëve gjithandej!

Procesi historik evolutiv i mendësisë së përbotshme, kulmuar me Zetigeist-in global kontemporan, e që përmblidhet shumë shkurt në sloganin, “Think Global and deal Lokal“, reflektoi-n pozitivisht edhe në historinë e shqiptarëve!

Dhe ndau në këtë frymë përgjegjësit administrative për shtetet dhe regjionet, Kombeve përkatëse – Shqiptarëve dhe Kosovarëve!

Së këndejmi, përpjekjet eventuale për Bashkim kombëtarë – janë kundër historike!

Retrograde, humbje kohe dhe energjie!

(më tepër…)

Read Full Post »

Himni i Kosovës

Më poshtë mund të dëgjoni himnin e Kosovës që do të ketë titullin “Evropa” dhe do të jetë vetëm muzikë, pa tekst.

Himni është kompozuar nga Mehdi Menxhiqi.

Ky propozim pritet të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës brenda pak ditësh.

Read Full Post »

Shkruan: Jeton Kelmendi, Bruksel

Një ditë moti, kur vlera e kishte fjalën, dija kishte respektin dhe vendin e merituar në shoqërinë tonë. Tani që kanë kaluar do kohë, e vërteta duket ndryshe. Nuk është për të qenë e vërtet, por po ndodh dhe edhe pse ka shijen e keqe, ka vetëm një emër e vërteta e sodit.

Nëse i bëjmë një vështrim sado sipërfaqësor, vendit që kishin njerëzit e dijshëm në shoqëritë e shteteve të ndryshme, na del se ata zënin hapësirën e duhur në hierarkinë e organizuar të jetës shoqërore.

Mbase dija i krijonte privilegje atij që e posedonte, qysh në fazat e para të organizimit të shoqërisë dhe ekzistimit të shteteve, ky fenomen u përcoll deri në ditët tona. Me siguri kjo i shërbeu njerëzimit për të mirë. Derisa në Greqinë antike, një njeri i dijshëm konsiderohej elitë e shoqërisë, në oborret mbretërore të shumë vendeve, njerëzit e dijshëm mbaheshin për punë të zgjedhura dhe pozita të larta. Kështu fjala bie, nëse një njeri i dijshëm në një fushë të caktuar qoftë shkencore apo artistike, ka pasur një respekt nga rrethi i tij dhe ka qenë në pozitën e merituar, çka ka reflektuar ai për atë shoqërinë. Mbase kjo nuk do shumë komente. Të tjerët do mësojnë nga ajo mençuri e personit të caktuar, prandaj derisa e ka vendin në maje të piramidës, dihet se shoqëria e ka ardhmërinë shpresëdhënëse, gjithsesi punën mbarë. Edhe në luftërat e shumta që kanë bërë popujt e ndryshëm, të dijshmit kanë qëndruar në krye të ushtrive, në krye sepse ata me dije projektonin sukseset dhe fitonin betejat. Për veprat që lanë të dijshmit në fushat e ndryshme, art kulturë dhe shkencë, etj, njerëzia mëson brez pas brezi. Edhe ne kishim të dijshëm, prej Bogdanit, Gjetgj Kastriotit, deri të Fishta dhe Kadare me shumë të tjerë, por sikur ka filluar të rrallohet respekti për të dijshmit. Mbase edhe “modernizmi” mund ta ketë si parim për të ardhmen, mirëpo vendi im duket ka filluar ta zhvilloj si shkencë.

(më tepër…)

Read Full Post »

E nderuara Gazetë « Shekulli », i nderuar zoti Drejtor Thano,

Falë dashamirësve të vëmendshëm dhe vëzhgues të kujdesshëm të shtypit, zbulova se gazeta juaj në linjë e datës 26.05.2008, në rubrikën e saj Kulturë, kish botuar artikullin « Vepra fillon ku mbaron historia », kushtuar takimit letrar ndërkombëtar të Lionit (Francë), ku merr pjesë edhe shkrimtari Fatos Kongoli.

E lexova me shumë vëmendje, në mos për faktin se vepra e z. Kongoli ngjall admirim, për faktin tjetër se në datën 23.05.2008, po në atë ditë kur artikulli i shkrimtarit botohej nga faqja elektronike e gazetës « Le Monde » – natyrisht në frëngjisht – në blogun tim http://www.albanie-albanais.com botova përkthimin – natyrisht në shqip – të këtij shkrimi nën titullin : Fatos Kongoli dhe « çarja gjeografike ».

Edhe të mos duash të vëresh, mjaftonte vetëm një grimë e asaj vëmendje që përdora gjatë leximit për t’u bindur se përveç titullit – si edhe atyre pesë-gjashtë rreshtave të para shpjeguese të aktivitetit – i gjithë teksti i ndërhyrjes së shkrimtarit Kongoli, pra përkthimi i tekstit origjinal frëngjisht, ngjan si dy pika uji me tekstin e botuar në blogun tim. Bile në këtë rast, edhe shprehja « si dy pika uji » përbën një eufemizëm të lumtur pasi në të vërtetë, bëhet fjalë për një kopjim mekanik, një prerje – ngjitje në gjuhën e programeve të përpiunimit të teksteve. Mjafton të themi se trupi i tekstit të z. Kongoli, i botuar prej « Shekullit » tuaj përbëhet prej 6676 karakteresh, ndërkohë që ai i botuar prej meje përmban 6672 karaktere… Zor, se dy përkthyes të cilët i ndajnë disa qindra kilometra distancë, të mund të prodhojnë tekste të tilla identike dhe që më tepër të përdorin të njejtat shprehje aq karakteristike si : trysninë e ndrydhjes ndëretnike, e plot të tjera si puna e tyre.

Në se shprehja kopjim ju duket e papërshtatshme, ju propozoj një shprehje tjetër : vjedhje, dhe në se kjo e fundit plagos ndërgjegjen tuaj profesionale, le të rrimë tek shprehja plaçkitje.

(më tepër…)

Read Full Post »


Përfundoi Eurovision 2008 dhe fitoi përfaqësuesi i Rusisë, Dima Bilan, me këngën “Believe in me” falë votave nga ish-republikat sovjetike.

Olta Boka me këngën “Zemrat i lamë peng” përfundoi në vendin e 17 me gjithsej 55 poena. Vendet që i dhanë më së shumti poena Shqipërisë ishin Maqedonia (12), Greqia (10) dhe Zvicra (8).

(më tepër…)

Read Full Post »

Olta Boka, vetëm 16 vjeçare, çoi Shqipërinë në finalen e Eurovision që do të mbahet të shtunën në Beograd.

Për dallim nga më herët kur kënga shqiptare këndohej e tëra apo pjesërisht në anglisht, këtë herë e gjithë kënga është kënduar në shqip, diçka që ka ngritur dyshimet tek serbët se kjo po ndodhë për shkak të pavarësisë së Kosovës. Kjo është mohuar nga përfaqësuesit shqiptar që shpjegojnë se kanë zgjedhur gjuhën shqipe pasi një përkthim në anglisht nuk i përshtatej këngës.

Gazeta Korrieri nga Tirana raporton se salla e Evrovisionit ne Beograd shpërtheu me ulërima dhe parulla antishqiptare ne momentin e prezantimit te këngës së përfaqësueses së Shqipërisë.

Nata finale e festivalit do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 21 CET. Olta Boka është rradhitur si numër 3 dhe do të këndoj këngën baladë “Zemrat i lamë peng”.

Disa shqiptar nga Kosova janë të zhgënjyer me fitoren e Olta Bokës në Festivalin e RTSH-së meqenëse fitorja e saj ishte rezultat i votimit taktik dhe të porositur që bëri këngëtari i mirënjohur dhe njëkohësisht anëtari i jurisë, Alban Skenderaj. Kjo sjellje e Skenderaj bëri që dy këngëtare pjesëmarrëse nga Kosova, që nga shumica e anëtarëve të jurisë kishin marr pikët maksimale, të renditeshin në vendin e dytë dhe jo të parë, diçka që ato e meritonin sipas disa.

Por tani kjo duhet harruar dhe luten të gjithë shqiptarët nëpër botë që të përkrahin Oltën duke votuar për këngën e saj. Votimet mund të bëhen për disa minuta, pasi të janë prezantuar të gjitha këngët.

Le të shpresojmë se Olta arrin të korr suksese dhe të përfaqësoj të gjithë shqiptarët denjësisht.

Më poshtë mund të shihni paraqitjen e Oltës në gjysmëfinalen e dytë që u mbajt dje.

Molla e Kuqe

Read Full Post »


28 Nëntori nuk do të jetë festë zyrtare për Republikën e Kosovës. Kështu parashihet në projektligjin e aprovuar nga qeveria e Kosovës. 

Ndaj këtij vendimi të Qeverisë, mënjehrë është prononcuar Lëvizja për Bashkim, duke e konsideruar këtë hap si një poshtërim dhe fyerje të ndjenjës kombëtare, si hap kundër historisë dhe ardhmërisë, si hap i radhës drejt shkombëtarizimit të popullit shqiptar reagon ashpër ndaj këtij projektligji.

Read Full Post »

Older Posts »