Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Kulturë’ Category

Gazeta Express kishte dje një artikull për paraqitjet skenike të shumë këngëtarëve kosovare dhe ndikimin negativ që këto paraqitje kanë tek fëmijët.

Nga paslufta në Kosovë është bërë ligj i pashkruar për këngëtaret, se nëse dëshirojn të bëhesh e suksesshme duhet të zhvishesh sa më shumë që mundesh. Bile disa nga këngëtaret besojnë se ka lidhje mes cullakut dhe famës që arrihet. Sa më shumë cullak, aq më shpejt arrihet maja. Kënga dhe zëri nuk janë edhe aq të rëndësishme.

Më herët kur dikush ka ngritur zërin kundër kësaj dukurie negative, përgjigjja që ka marrë gjithmonë ka qenë se këto vajza po e modernizojnë Kosovën, po na çojnë më afër perëndimit e Evropës. Nga frika për t’u etiketuar të prapambetur shumë analist, sociolog, psikolog kanë zgjedhur që të mos flasin.

Por artikulli ne Express tregon se ka që nuk frikësohen nga etiketime të tilla dhe shprehin mendimet e tyre për këtë dukuri negative qe tani e dhjetë vite me radhë e ka vërshuar Kosovën.

“Duhet të kuptohet se edhe gjysmë-lakuriqësia nxit efekt erotik, sidomos tek fëmijët pasi që fëmija qysh në moshën shtatë vjeçare mendon për gjininë e kundërt dhe seksin. Këngëtaret e estradës nuk mendojnë aspak për këtë. Madje, ato, kështu nuk i imitojnë as yjet amerikanë të muzikës, pasi që Madonna shpeshherë ka mbajtur edhe ligjërata për edukatën seksuale para nxënësve të shkollave fillore amerikan dhe se vet ajo si këngëtare nuk lejon që video-spotet e saj të transmetohen në orët e mëngjesit nëpër televizionet amerikane”, thotë Mimoza, studente e Psikologjisë në Fakultetin Filozofisë në Prishtinë.

“Ndikojnë negativisht, si model i këndimit, vallëzimit dhe lëvizjeve të ndryshme skenike. Kjo ndikon negativisht dhe shihet edhe në koncertet e fëmijëve të shkollave kosovare, sidomos tek vajzat e shkollave fillore, të cilët imitojnë në gjeste, në veshje dhe lëvizje këngëtaret e estradës”, thotë sociologu Shemsi Krasniqi.

“Tek fëmija, sidomos pamja origjinale e këngëtarit nëpër qytet gjysmëlakuriqe ndikon keq. Kështu që një dalje e tyre në veshje normale do të ndikonte pozitivisht. Madje një dalje e tillë do të ndikonte tek këngëtari për të pasur një vlerësim më të mirë dhe më të pranueshme tek adhuruesit e tyre”, thotë psikologu Agim Selimi.

Trendi me kengetaret gjysëm të zheshura fillio në fund të viteve të 90-ta dhe pioniere e këtij trendi ishte këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismajli. Më poshtë mund ta shihni një klip nga viti 1998 ku Ismajli këndon këngën Sajzeza me grupin shqiptar nga Maqedonia “Elita 5”. Paraqitjet skenike si kjo deri në atë kohë ishin të pazakonta. Pas kësaj filluan edhe këngëtaret tjera si Bleona Qereti, Genta Ismajli, Ciljeta, Nora Istrefi etje.

Për ta parë këtë klip kliko këtu.

Molla e Kuqe

Reklama

Read Full Post »

Po sjelli disa fragmente nga një intervistë e shkrimtarit dhe publicistit Fatos Lubonja dhënë Blendi Fevziut në emisionin Opinion gjatë muajit maj.

Në këtë intervistë shtjellohen shumë tema por unë po sjelli vetëm përgjigjet e Lubonjës në lidhje me identitetin shqiptar.

Cilat janë sipas jush mangësitë historike të romanit të Blushit?

Mangësia kryesore e romanit, në thelb, – nuk po hyjmë në detaje, – është që autori nuk di se ajo që ai e quan “shqiptarizmi”, ndjenja e të qenit shqiptar, nuk është ashtu sikurse është mësuar, (sepse edhe ai e ka mësuar këtë) nga letërsia e mëparshme, një gjë që ka ekzistuar qysh në krye të herës dhe ka qenë njëlloj vazhdimisht, por se kemi të bëjmë me një ndjenjë (kombëtare) që lind në shek. XIX.

Në 1850-ën thoni ju, duke iu referuar Veqilharxhit…

Afërsisht. I referohem një sërë lëvizjesh që lindën në atë kohë, në një kontekst më të gjerë. Dhe, kur ti vendos shqiptaristë në shekullin e XVIII, është njëlloj sikur të bësh një roman për shek. XIX dhe të vendosësh regjime komuniste, komunistë si këta të sotmit.

Nuk ka patur ndjenjë shqiptarie para shek. XIX z. Lubonja? Se ky është thelbi i pyetjes…

(më tepër…)

Read Full Post »

Hymni i Kosovës

Aty po e flet nena gjuhen shqipe
Aty shendrite Hena e Dielli -po tybe
Aty s`do te kishte vuajtje edhe gazep
Po te ishin bijt e saj te lidhur me rrespekt

Aty me te vertete flamurin e mbushen “zvezdicat”
Se u harruan Bajram Currat e Shote Galicat
Aty ku minoriteti matet me grad cellxiusi
jete te gjate sdo te kete jo qebesa flamuri si Miki Mausi

Aty edhe ku meshkujt lidhen
Me kablla te perziera
E tradhetojin gjinin tjeter te bukur
Nganjehere sa rete ne hapsira

Aty eshte Kosova ime
Qe duron stuhine e duron Deboren
Aty jetojin edhe ata
Qe gjuajn gure e mshefin doren

Sabahate Byci

Read Full Post »

Mentor Shala, Gazeta Java

Derisa e ndigjova himnin m’u rrit krenaria…tash kemi shtet mendova, kushtetutë, flamur, stemë dhe himn. E kam nji bindje t’plotë se, edhepse pa tekst, himni i Kosovës ka me i ba qytetarët e saj me u çu n’kambë në ditën e parë që kanë me e ndigjue. Ashtu qysh e pranun flamurin, stemën, kushtetutën dhe elementet tjera të shtetit, edhe ma mirë kanë me e pranu edhe himnin e shtetit të tyne. Sepse, përnime ish himn që po t’bajke me u çu e me ndejt gatitu e me shpreh respektin. E përgëzoj edhe atë djalin e Lupçit që e kish komponu edhe komisionin që kish dijtë me e përzgjedh atë propozim-himn aq reprezentues, që nuk kish qysh mos me t’pëlqy.

Si qytetar i Kosovës i falënderoj shumë edhe kompozitorin edhe komisionin që kishin ditë me na gjetë ate melodi shumë moderne dhe shumë frymëzuese.

Me nji fjalë, ishte ma i mirë se tana himnet e shteteve t’botës!

Bile për mu!

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu

Read Full Post »

Sot rreth orës 11:30, Kuvendi i Kosovës ka miratur Himnin e Republikës së Kosovës. Himni ka titullin “Evropa” dhe është kompozuar nga Mehdi Menxhiqi. Për shkak se Kosova ka dy gjuhë zyrtare dhe planit të Ahtisaarit, himni do të jetë melodi pa tekst. 72 deputet votuan pro miratimit, 15 kundër dhe 5 abstenuan.

Më poshtë mund të dëgjoni himnin e posa miratuar.

Këtu mund ta shkarkoni Himnin e Kosovës në formatin mp3

Read Full Post »

Ja dhe më në fund mbërriti në Tiranë një dyqan totalisht i dedikuar seksit. Një nga ato dyqanet me drita të kuqe, që shpesh kemi dëgjuar ose parë në ekranet e gjithë botës. Një “tempull” i gjithi i kushtuar erotizmit dhe provokacionit, një dyqan ku seksualiteti shikohet hapur në gjithë tërësinë e tij. Gjithçka që shërbehet aty, ndoshta do të skuqte jo pak shqiptarë. Por që gjithsesi janë jo të pakët ata që u duket i nevojshëm një vend i tillë. Shumë nga ata nuk do t’u kërkojnë më me siklet miqve të tyre kur shkojnë jashtë Shqipërisë, lojëra erotike, sepse tashmë ato gjenden në Shqipëri. Një dyqan, i cili nuk ofron produkte vetëm për ata që janë paksa “qejflinj” dhe kërkojnë t’i japin fantazi jetës së tyre seksuale, por dhe atyre që në intimitetin e tyre kanë probleme të cilat kërkojnë stimulues.

Sot, në një kohë kur seksi nuk është më tabu, nuk janë më të tillë edhe aksesorët që mund të përdoren në të. Sipas të zotit të dyqanit, kërkesa për të tilla instrumente që e bëjnë jetën seksuale edhe më të larmishme, ka pasur shumë më tepër sa nga çka e kishte imagjinuar. Është shumë i kënaqur që dyqani i tij, pavarësisht se mund të paragjykohet, frekuentohet shumë. “Të them të drejtën, kërkesa ka shkuar larg çdo pritmërie që kisha. Vërtet mendoja që dhe në Tiranë duhet të kishte një sexy shop, por realisht nuk e kam pritur kurrë një kërkesë kaq të madhe të shqiptarëve. Më vjen mirë për këtë, jo vetëm sepse biznesi im po shkon mirë, por dhe sepse e shikoj që ishte i nevojshëm”.

Por cilat janë preferencat erotike të shqiptarëve? Cilat janë dëshirat dhe kërkesat e tyre në një dyqan seksi? Femrat, sipas Shpëtimit, janë shumë të interesuara në kamxhikë, prangat, goglat e dashurisë, por dhe për vibratorët e shumtë që gjenden në dyqan. Me tepër preferojnë ata me materiale që ngjasojnë me mishin e njeriut, por që sigurisht janë dhe më të shtrenjtë. Një preferencë paksa e çuditshme janë dhe vibratorët dysh, që kërkohen kryesisht nga femrat lezbike. Ndërsa meshkujt, më së shumti kërkojnë pompat, të cilat aktualisht kanë mbaruar në dyqan. Gjithashtu dhe solucionet e ndryshme me shije frutash, kukullat etj.

Marrë nga Peshku Pa Ujë
Titulli është i Mollës së Kuqe

Read Full Post »

Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich

Me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit (1878-2008)!

Praeludium:

Historikisht: Kombet formojnë Shtetin por dhe Shteti formon Kombet!

Procesi historik Shtet- dhe Kombformues i shqiptarëve fillon, kur mbaron (kurorëzohet) procesi i njëjtë tek gjermanët!

Tek shqiptarët ngjizet me Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit!

Laudatio:

Histori e procesit politik për një shtet Shqiptarë për shqiptarët, prodhoi dy shtete (dy shtetësi) dhe dy identitete e entitete politike – po aq shqiptare – Shqiptarë dhe Kosovarë*!

Më 28 Nëntor 1912 – Shqipërinë e cunguar, më 17 Shkurt 2008 – Kosovën e cunguar!

Dy shtetet sado jo optimale për nga shtrirja territoriale, por me taban shqiptarë, mund ti bëjnë dëm vetëm: jo dashamirëve të shqiptarëve…!

Zeitgeist-i ynë dhe ai global:

Historia na ndau!

Po tani: të vajtojmë apo të festojmë?

Jo! Të punojmë me ritëm të përshpejtuar për integrim në BE, për mirëqenie kombëtare, politike e ekonomike të shqiptarëve gjithandej!

Procesi historik evolutiv i mendësisë së përbotshme, kulmuar me Zetigeist-in global kontemporan, e që përmblidhet shumë shkurt në sloganin, “Think Global and deal Lokal“, reflektoi-n pozitivisht edhe në historinë e shqiptarëve!

Dhe ndau në këtë frymë përgjegjësit administrative për shtetet dhe regjionet, Kombeve përkatëse – Shqiptarëve dhe Kosovarëve!

Së këndejmi, përpjekjet eventuale për Bashkim kombëtarë – janë kundër historike!

Retrograde, humbje kohe dhe energjie!

(më tepër…)

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »