Miss Kosova, Zana Krasniqi, është renditur ne mesin e 10 më të bukurave në Miss Universe 2008 që këtë vit u mbajt në Vietnam. Sipas pikëve të mbledhura Zana zuri vendin e gjashtë. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një spektakël të bukurisë me përmasa botërore.
Fituese u shpall Miss Venezuela, Dayana Mendoza, që ishte favorite për ta fituar kurorën e më të bukurës qysh nga dita e parë.
Zana Krasniqi është një modele nga Kosova që u zbulua nga fotografi kosovar, Fadil Berisha. Pas shpalljes së pavarësisë, Berisha përdori kontaktet e tij në organizatën e Miss Universe për t’i mundësuar Kosovës të merr pjesë për herë të parë në këtë garë bukurie.
Krasniqi u zgjodh për ta përfaqësuar Kosovën në një konkurs që u mbajt në Prishtinë dhe është thënë se konkursi është mbajtur vetëm sa për sy e faqe pasi që emri i fitueses dihej paraprakisht.
Me që Vietnami nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Zanës fillimisht ju refuzua viza për në këtë shtet. Me të mësuar këtë Fadil Berisha kontaktoi autoritete shqiptare që lëshuan një pasaportë shqiptare.
Në këtë konkurs bukurie kanë marrë pjesë edhe Shqipëria me Matilda Meçini si dhe fqinji unë që nuk e njeh pavarësinë, Serbia.
Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, Zana dhe Miss Serbia Bojana Boric janë bërë shoqe gjatë spektaklit dhe më pas kanë qenë të pandashme. Mbetet të mësohet se si do të reagojnë mediat nacionaliste në Beograd.
Ndryshe, Zana Krasniqi është e bija e kompozitorit të mirënjohur nga Kosova, Naim Krasniqi.
Molla e Kuqe