Falenderojmë Besfort Hasanajn për publikimin e videos në Youtube.
Posts Tagged ‘Adelina Ismajli’
Kolazh muzikor: Adelina, Sabriu, Sinani dhe Shkumbini
Posted in Argëtim, Kulturë, tagged Adelina Ismajli, Sabri Fejzullahu, Shkumbin Kryeziu, Sinan Vllasaliu on E shtunë, 28. Qershor 2008| 1 Comment »
Tre persona shpallen në kërkim për vrasjen e Triumf Rizës
Posted in Drejtësi, tagged Adelina Ismajli, Enver Sekiraqa, SHPK, Triumf Riza on E mërkurë, 18. Qershor 2008| 39 Comments »
Shërbimi Policor i Kosovës, gati një vit pas vrasjes së Triumf Rizës, ka shpallur në kërkim tre persona që sipas policisë ishin të përfshirë në vrasjen e kolegut të tyre Riza. Në mesin e të kërkuarve është edhe Enver Sekiraqa.
Enver Sekiraqa dhe Triumf Riza ishin në konflikt me njëri tjetrin. Eshtë thënë se ky konflikt buronte nga lidhjet e dashurisë që këngëtarja Adelina Ismajli kishte së pari me Sekiraqën dhe më pas me Rizën.
Në komunikatën e lëshuar për shtyp nga SHPK-ja thuhet se kundër Enver Sekiraqa së bashku me Rrahim dhe Ilir Avdullahun, zyra e prokurorisë speciale në Prishtinë ka marr aktvendim për zhvillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 të KPPK, të kryer në bashkëveprim, ndërsa për të dyshimtin Enver Sekiraqa edhe për dy vepra penale të dhunimit nga neni 193 të KPPK-ës, dy vepra penale të detyrimit nga neni 267 të KPPK-ës dhe për një vepër penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 të KPPK-ës.
Fletarresti është shpërndarë edhe përmes Interpolit
Triumf Riza u vra me 30 gusht të vitit të kaluar në qendër të Prishtinë. Ditë më vonë policia arrestoi kryesin e vrasjes. Gjyqi kundër autorit dhe disa të tjerëve që ishin të përfshirë në këtë vrasje po vazhdon në Prishtinë.
Të shumëkërkuarit në Kosovë marrin azil në Mitrovicën veriore