Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Carla del Ponte’

Nekibe Kelmendi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë:

Lidhur me këtë çështje, unë jam prononcuar njëherë dhe i kam mohuar të gjitha të dhënat që janë shkruar në librin e zonjës Carla Del Ponte, sa i përket Kosovës.

Edhe tani nuk e ndryshoj atë mendim. Mendoj se ato që ka shkruar ajo në librin e saj, janë fabrikime.

Për ç’qëllime i ka bërë, a i ka bërë për leverdi materiale, a i ka bërë për leverdi politike, për t’i ndihmuar Serbisë në pengimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera, une nuk e di. E di ajo vetë dhe duhet ta pyesni atë.

Përndryshe, ato të dhëna nuk qëndrojnë fare.

(më tepër…)

Read Full Post »

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i dërgoi letër ministres së Jashtme të Zvicrës,Micheline Calmy-Rei, lidhur me pretendimin e ish-kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte, se në Shqipëri ka pasur kampe ku mbaheshin ushtarë serbë.

Zonja Del Ponte, sipas deputetit Minxhozi, pretendon në librin e saj “Gjuetia”, se në rajonin e Matit në Shqipëri, zonë në të cilën ai është zgjedhur për në Kuvend, janë mbajtur të izoluar dhe janë përdorur për transplantime organesh disa qindra ushtarë serbë apo civilë gjatë luftës në Kosovë, në 1999. Zoti Minxhozi shkruan se ky është pohim i rëndë, i pabazuar në fakte dhe denigrues për banorët e zonës së Matit, për imazhin e Shqipërisë dhe rolin që ajo ka luajtur gjatë konfliktit, duke pritur rreth një milion banorë të shpërngulur me forcë nga Kosova, për shkak të represionit dhe pastrimit etnik serb. Deputeti Minxhozi shton se episodi me librin e Del Pontes nuk i ndihmon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ndërsa shpreh bindjen se vizioni i qeverisë së Bernës nuk përkon aspak me aludimet e ish-kryeprokurores së Hagës.

RTK

Read Full Post »

Kuvendi i Republikës së Kosovës, brenda dy jave, do të përcaktohet nëse do të dënojë vetëm me deklaratë politike ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, apo do të nisë një aktpadi në gjyq kundër saj për, siç thuhet, “shpifjet që ajo i ka bërë në adresë të UÇK-së”, në librin e saj “Gjahu: Unë dhe kriminelët e luftës”.

Me herët edhe deputeti i zonës së Matit në Kuvendin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka bërë të ditur se do të ngre padi kundër Del Pontes.

Telegrafi, Molla e Kuqe

 

Read Full Post »

Prokurori i Matit qe shoqeroi hetuesit e Hages ne fshatin Gurre per te cilin ish-prokurorja e Hages akuzon se kryheshin transplante ndaj serbeve, tregon sesi investigimi deshtoi pasi nuk u gjet asnje prove qe tregonte dhe elementin me te vogel te nje deshmie te tille.MAT-Vazhdon investigimi i Tv News24 per akuzat e renda te Karla Del Pontes per nje te ashtuquajtur burg te UCK-se ku u merreshin organet serbeve. Pas deshmive te te zoteve te shtepise te asaj qe Del Ponte e quan “shtepia e verdhe”, per here te pare flet prokurori i Matit, Arben Dyla qe shoqeroi hetuesit e huaj ardhur aty ne pranvere te 2004.

(më tepër…)

Read Full Post »

Akuzat e ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, janë të “papërgjegjshme dhe jodinjitoze”, tha ish bashkëpunëtorja e saj e afërt, Florence Hartmann.

Ajo më tutje i tha gazetës zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte “prezantuar gjëra mbi të cilat ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin faktet”.

Ndërkohë as Prokurorët e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, tha sot zëdhënësja Olga Kavran.

“Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime preliminare dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “përkundër këtyre përpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provojë akuzat e tilla dhe nuk ka bazë për vazhdim të mëtejmë sa i përket juridiksionit tonë”, ka thënë Kavran.

RTK

Read Full Post »

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) , Behxhet Shala, thotë se organizata e tij do të ngrenë padi për shpifje ndaj Carla Del Pontes.

Në librin e saj të fundit Del Ponte shkruan se ajo ka pasur të dhëna për trafik të organeve fill pas mbarimit të luftës së Kosovës. Sipas këtyre të dhënave shqiptar nga Kosova nën dijeninë e UÇK-së kishin rrëmbyer serb në Kosovë që më pas ishin transportuar për në Shqipëri. Atje këtyre serbëve u ishin marr organet që më pas janë shitur në shtete të ndryshme të botës.

Shala është i pakënaqur me mënyrën se si qeveria e Kosovës ka trajtuar këto akuza dhe kërkon që përpos KMLDNJ-ës edhe qeveria të ngre padi për shpifje ndaj Del Pontes. Kësaj kërkesa i bashkohet edhe partia opozitare AAK.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë se qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të merret me këto akuza apo ti përgjigjet letrës së Human Rights Watch kur kërkohet nga institucionet kosovare që të kryhet hetim që ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës.

Dje Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Nekibe Kelmendi u shpreh se akuzat për trafik organesh janë fabrikime të bëra nga Del Ponte apo vetë Serbia. Kelmendi por edhe aktivistja serbe e të drejtave të njeriut, Natasa Kandic, thonë se ato kanë takuar Del Ponte disa herë por ajo kurrë nuk ka përmendur atë ç’far shkruan në librin e saj.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi i ka hedhur poshtë akuzat e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte.

“Këto janë fabrikime të pastra nga Del Ponte, apo vetë Serbia”, tha Kelmendi. “Kam pasur katër takime private me Carla Del Ponten dhe ajo asnjëherë nuk i ka ngritur këto akuza”.

Ministria që drejtohet nga Kelmendi ishte në listën e institucioneve që kanë marrë kërkesën për hetime nga Human Rights Watch.

Del Ponte, në librin e saj shkruan se 100-300 njerëz, shumica civilë serbë janë dërguar me kamiona nga Kosova në Burrel të Shqipërisë në qershor të 1999 nga ku një pjesë janë përdorur për trafik organesh.
Sipas Del Pontes anëtarë të lartë të ish Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës ishin në dijeni të trafikut të organeve.

Radio Evropa e Lirë
Ministria e Drejtësisë (foto)

Read Full Post »

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka vendosur të ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – unë dhe kriminelët e luftës” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykatës për krime të luftes në ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës libri i Del Pontes, që tani është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, përmban deklarata që një zyrtar i shtetit zviceran nuk ka të drejtë ti thotë publikisht.

Në shtypin serb, shumë javë para se të dilte libri, ka pasur shumë shkrime sipas të cilave Del Ponte në librin e saj shkruan se ka pasur të dhëna për trafik të organeve gjatë luftës në Kosovë. Sipas këtyre informatave UCK kishte masakruar 300 serb nga Kosova dhe më pas u kishte marr organet që ishin shitur në Perëndim.

Ahmet Isufi, ish komandant i UCK-së dhe tani nën kryetar i AAK-së, ka mohur një gjë të tillë dhe i ka quajtur këto akuza politike, kurse një zëdhënës i TMK-së ka thënë se Del Ponte po gënjen.

Sipas medieve, autoritetet i kanë kërkuar Del Ponte që të kthehet sa më shpejtë që është e mundur në Buenos Aires dhe të vazhdoj punën e saj si ambasadore e Zvicrës.

Të drejtat e librit që është në italisht i mban shtëpia botuese italiane, Feltrinelli. Në anglisht, libri pritet të del në fillim të vitit 2009.

Molla e Kuqe ka pasur disa artikuj në lidhje me këtë ceshtje. Keta artikuj mund ti gjeni këtu (shypeni)

Molla e Kuqe

 

Read Full Post »