Për tu informuar me të rejat e fundit në lidhje me dokumentet e udhëtimit që pritet të lëshohen nga Republike e Kosovës, lexoni këtë artikull publikuar më datën 1 prill 2008: Ende nuk dihet se kur do të filloj lëshimi i dokumenteve të identifikimit- udhëtimit të Republikës së Kosovës
—–
Pasaportat e UNMIK-ut që për nëntë vjet u shërbyen kosovarëve si dokumente udhëtimi, ndonëse në vende të kufizuara, së shpejti s’do të kenë më asnjë vlerë më shumë se një kujtim i së kaluarës.
Në duart e kosovarëve, së shpejti do të vijnë pasaportat e reja, ku në të do të figurojë simboli i shtetit të Republikës së Kosovës. Për dallim nga ato të vjetrat që kishin afat përdorimi vetëm për dy vjet, pasaportat e reja do të kenë afat prej 10 vitesh. Prodhimi i dokumenteve të reja të udhëtimit do të jetë i nivelit të njëjtë me ato të shteteve të zhvilluara.
Projektligji për dokumentet e udhëtimit, i miratuar në parim, të martën në Kuvendin e Kosovës ka paraparë që dokumentet e udhëtimit lëshohen nga Ministra e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ndërkaq, mësohet se dokumentet e lëshuara në qarkullim nga ana e UNMIK-ut, do të jenë valide deri në ditën e skadimit të tyre.
Gazeta Express