Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Dritan Hoxha’

Gazeta Rilindja Demokratike ka vizituar familjen e Entela H. që vdiq së bashku me pronarin e Top Media, Dritan Hoxha, në një aksident automobilistik javën e kaluar. Sipas nënës së Entelës edhe pse vajza e saj kishte punuar për Top Albania Radio dhe Top Channel për më se dhjetë vite, të pakt ishin ata gazetar nga këto mediume që zgjodhën të ngushëllonin familjen e ish-koleges së tyre. Në fakt sipas familjarëve vetëm Arbana Osmani ka vizituar familjen dhe shprehur ngushëllime për vdekjen e Entelës.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku mes tjerash shkruan:

Mëngjesin e datës 23 Maj 2008, vdiqën në një aksident presidenti i “Top Medias”, Dritan Hoxha, dhe punonjësja e “Top Medias”, 28-vjeçarja Entela H. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë u shprehu të dy familjeve ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin njerëzor më të lartë. Sërish, Partia Demokratike u shpreh familjeve të të dy viktimave ngushëllimet më të thella. Sipas John Dane, vdekja e çdo njeriu të pakëson, sepse i përket njerëzimit.

(më tepër…)

Advertisements

Read Full Post »

Marjeta Zaçe, Zëvendësministre e Punës, Çështjeve sociale dhe Shanseve të barabarta të dielën që e lam pas ngushëlloi familjen e vajzës 28-vjeçare që humbi jetën së bashku me drejtorin e Top Media, Dritan Hoxha, në një aksident automobilistik në sheshin Bajram Curri në Tiranë.

Marjeta Zaçe i tha Televizionit Shqiptar (TVSH):

Ne çdo ditë luftojmë për të qenë një shoqëri e lirë dhe e hapur dhe nuk jemi një shoqëri me askënd. Vlerësojmë jetën e çdo individi, pavarësisht nga gjinia. Kjo është një humbje e madhe tragjike dhe padyshim edhe ne na vjen keq dhe duam që ajo të vlerësohet si çdo individ tjetër që jeton në ketë shoqëri. Një humbje e madhe, një humbje e madhe tragjike për çdo prind që do të humbte fëmijën në këtë moshë.

Molla e Kuqe

Read Full Post »

ferrari1.JPGPronari i Top Medias, Dritan Hoxha, themelues i ‘Top Albania Radio’, ‘Top Channel’ dhe ‘DigitAlb’, humbi jetën pas një aksidenti automobilistik në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Aksidenti tragjik ndodhi në orën 01.50 minuta në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, përballë studiove aktuale të ‘Top Channel’, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Makina tip ‘Ferrari’ ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të Hoxhës, mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka përshkuar një hapësirë mbi 97 metra, nga ku është përplasur me një rrap 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës.

Bashkë me Hoxhën humbi jetën edhe 28-vjeçarja Entela Hysko.

Nga përplasja e madhe makina është ndarë në dy pjesë, duke u shkatërruar tërësisht, ndërsa 40-vjeçari Hoxha ka mundur të mbijetojë vetëm pak minuta pas aksidentit, por pa mundur të mbërrijë me shpresa jete në Spitalin Ushtarak, edhe pse forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje me shpejtësi, duke i nxjerrë viktimat nga makina.

Reagime nga Kosova dhe Maqedonia

Hashim Thaçi

Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë ‘Top Media‘, Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern. Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të qeverisë së Kosovës, dhe në emrin tim

Menduh Thaçi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes tragjike të djalit, bashkëshortit dhe babait tuaj. Më lejoni t‘Ju shpreh Juve dhe stafit të “Top Media”-s ngushëllimet e mia të sinqerta e të partisë që përfaqësoj. Vlerësoj se me vdekjen e parakohshme të Dritanit, familja ka humbur njeriun më të shtrenjtë, ndërsa hapësira mediatike ka humbur kreatorin e informacionit modern. Dritan Hoxha krijoi dhe ndërtoi shtëpinë e madhe moderne informative për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Dritani do të kujtohet gjithmonë nga shqiptarët e Maqedonisë si njeriu që përmes “Top Media”-s solli në këto hapësira vlerat e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve. Sinqerisht mendoj se humbja tragjike e jetës së themeluesit të “Top Media”-s është humbje e madhe për frymën bashkëkohore mediatike, teknologjinë perëndimore dhe dixhitale.

(më tepër…)

Read Full Post »