Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘EU’

Isa Mulaj

Transicioni i shoqëruar me shpërbërjën e ish-Jugosllavisë rezultoj me hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike divergjente nga shtetet e reja. Tregu i përbashkët Jugosllav ishte çintegruar dhe në vend të tij u shfaqen shumë pengesa në shkëmbimet tregatare. Nga një ekonomi që për dy dekada deri në fillim të viteve ’80-ta kishte pasur bilanc pozitiv në tregtinë e jashtme, gjatë transicionit për në ekonominë e tregut në kuptimin e plotë (ish-Jugosllavia ka qenë ekonomi gjysmë e tregut) shtetet e reja, me përjashtim të Sllovenisë, ende kanë deficit të lartë tregtar.

Sipas statistikave zyrtare, eksporti i Kosovës gjithmonë ka qenë shumë më i vogël se importi. Në vitin 1987, afër 2/3 e bruto prodhimit material (kështu quhej atëherë) të Kosovës ishte tregtuar në tregun lokal dhe më pak se 1/4 në njësitë tjera federative të ish-Jugosllavisë. Vetëm 12% e tregtisë së përgjithshme llogaritej si eksport në shtetet e jashtme ose mbulesë e importit me eksport. Nëse kësaj i shtohet edhe eksporti brenda ish-Jugosllavisë, eksporti i Kosovës ka qenë ndërmjet 35% dhe 36% e importit të përgjithshëm. Dy dekada me vonë ose në fund të vitit 2007, ky tregues siç e raporton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është vetëm 6,4%. Kjo mbulesë tejet e vogël duket si përmirësim nga vitet paraprake kur kishte qenë 5,7% më 2006 dhe 4,1% më 2005.

(më tepër…)

Reklama

Read Full Post »

Logoja e gazetës Intarnational Herald Tribune
Shtypi amerikan dhe analistë të zhvillimeve në Ballkan dhe Serbi i vlerësojnë zgjedhjet e sotme serbe si një test për orientimin e vetë Serbisë ndaj Evropës, si dhe rolin e pavendosur të Evropës karshi Kosovës dhe Serbisë. Dështimi i BE-së për një politikë unike ndaj Kosovës dhe Serbisë, qoftë në të kaluarën, qoftë tani, i ka kontribuar ngritjes së nacionalistëve serbë.

Për zgjedhjet në Serbi thuhet se gjuha e përdorur dhe pozat e marra nga garuesit për pushtet kanë elemente të taktikës së frikës me qëllim të ruajtjes së pushtetit që më tepër i ngjajnë metodave të ish diktatorit Millosheviq.

Në këtë kuadër partia e Koshtunicës me qëllim të mobilizimit të mbështetjes po ngrit tensionet si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, duke i vënë votuesit para zgjedhjes : do të jenë tradhtarë apo patriotë.

(më tepër…)

Read Full Post »