Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘FSK’

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës 

Në kushtetutën që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës gjatë këtij muaji dhe që bazohet në planin e Martti Ahtisaari nuk parashihet që Kosova të ketë ushtrinë vet, por vetëm një force sigurie.

Neni 126 i projekt-kushtetutës që tani është e hapur për konsultime publike rregullon funksionimin e asaj që pas miratimit të kushtetutës do të ketë emrin “Forca e Sigurisë e Kosovës”.

Sipas këtij neni kjo force që do të shërbej si force kombëtare e sigurisë që ka për detyrë të mbroj qytetarët e Kosovës në raste krizash, largim të mjeteve shpërthyese dhe të ofroj mbrojtje civile.

Detyrat e përmendura në këtë nen janë të njëjtat detyra që deri më tani kanë pasur Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Shumë kanë pritur që detyrat e TMK-së me krijimin e shtetit do të rriteshin dhe afroheshin detyrave që i kanë ushtritë e mirëfillta në shtet e pavarura por si duket TMK (FSK) do të duhet të pres edhe disa vite, ndoshta edhe dhjetëvjeçare për tu shëndruar në një ushtri të mirëfilltë.

Komandanti i FSK-së parashihet të emërohet nga Presidenti i Kosovës në bazë të rekomandimit nga Qeveria.

Fqinjët por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë frikë se një Kosovë e pavarur do të sjell probleme në vendet ballkanike ku shqiptarët janë minoritet. Kjo është reflektuar në planin e Ahtisaarit që pamundëson krijimin e një ushtrie të Kosovës. Kjo ushtri do të mundësonte mbrojtjen e territorit të Kosovës nga veti populli i Kosovës dhe jo nga paqeruajtësit ndërkombëtar.

Hartuesit e kushtetutës kanë thënë se pjesët e kushtetutës që bazohen në planin e Ahtisaarit vështirë që mund të ndryshohen kurse pjesët tjera janë të ndryshueshme por ndryshimet duhet të jenë të pranueshme nga p.sh. EULEX para se të miratohen.

Ky është artikulli i dytë nga një seri artikujsh që “molla kuqe” do të ju sjell lexuesve të saj në ditët në vijim për ti informuar me përmbajtjen e projekt-Kushtetutës së Kosovës që pritet të miratohet gjatë muajit mars.

Kushtetuta e Kosovës lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë
Projekt Kushtetuta e Kosovës (neni 1-9) publikuar nga “molla kuqe”
Projekt Kushtetuta e Kosovës (lidhje e jashtme)

TMK(foto)

Read Full Post »