Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Hagë’

Rrëqethen lubotenasit kur dëgjojnë nga goja e prokurorit të Hagës se ish ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski shpallet i pafajshëm.

Në momentin kur shpallej gjykimi i dy të akuzuarve, Boshkovskit dhe Tarçullovskit, “Lajm” ndiqte seancën e Tribunalit të Hagës në familjen e Qani Jasharit, të cilit në masakrën e 12 gushtit të vitit 2001 iu vranë djemtë Kadriu dhe Bajrami.

Të gjithë janë bërë sy e veshë dhe presin…Shtangia që zgjatë disa sekonda, ndërpritet me ndezjen e cigares dhe thithjen e thellë të tymit. Mosbesim në momentin kur Boshkovski u shpall i pafajshëm. Nuk u besonin dot veshëve të tyre.

“Si është e mundur? Ç’është ky skandal që po ndodh sërish? Çfarë gjyqi është ky që e shpall të pafajshëm këtë njeri që na dogji dhe masakroi”, shprehet i revoltuar Afeti vëllai i dy djemve të vrarë.

I dëshpëruar, Afeti thotë se më s’ka mbet jetë në Luboten. “Kur edhe Haga vendosi kështu, atëherë çfarë mund të presim prej maqedonasve”, thotë ai.

(më tepër…)

Read Full Post »

Dje në Prishtinë nga pjesëtar të Shërbimit Policor të Kosovës është arrestuar gazetari i mirënjohur Baton Haxhiu pas një urdhri nga gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi e vendosur në qytetin holandez, Hagë. Haxhiu po dje ka udhëtuar për në Hagë me aeroplanin e vijës së rregullt.

Gjykata e Hagës ka vendosur të ngre aktpadi kundër gazetarit Baton Haxhiu për shkak se ky i fundit gjatë vitit 2007 publikoi një artikull në gazetën Express që përmbante emrin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë që do të dëshmonte/kishte dëshmuar kundër Ramush Haradinaj.

Artikulli nuk ishte shkruajtur nga Haxhiu. Në vendin ku duhej të shkruante emri i gazetarit shkruante “Express”.

Në të vërtet emri i dëshmitarit u zbulua nga ish-zëvendëskryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Steven Schook gjatë një takimi që ky kishte me disa politikan kosovar.

Me te mësuar emrin e dëshmitarit dhe vendndodhjen e tije, në një shtet perëndimor, ish ministri i kulturës i Kosovës, Astrit Haraqija, i dërgoi një porosi dëshmitarit përmes bashkëpunëtorit të tij Bajrush Morina, ku lutej që të mos dëshmonte kundër Ramush Haradinaj në Hagë.

Por takimi midis dëshmitarit të mbrojtur dhe Bajrush Morinës u përgjua nga policia e vendit ku banonte dëshmitari dhe kaseta me inxhizime iu dërgua gjykatës në Hagë.

Pak javë më parë gjykata e Hagës publikoi edhe aktpadinë kundër Astrit Haraqisë dhe Bajrush Morinës. Pas paraqitjes së parë para trupit gjykues këta janë lënë të lirë deri sa të filloj gjykimi kundër tyre.

Baton Haxhiu, që gjatë kohës kur u publikua artikulli në fjalë ishte drejtor i gazetës Express, do të paraqitet sot para trupit gjykues.

Prokuroria e gjykatës në Hagë janë të zhgënjyer pas shpalljes të pafajshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe tani po bëjnë çmos që të kenë sukses me ankesën që ata e kanë paralajmëruar kundër vendimit të gjykatës. Prokuroria fajin për shpalljen e Haradinaj të pafajshëm ia lë mosparaqitjes së disa dëshmitarëve në gjyqin kundër Haradinaj.

—–

Sot (21 maj) Haxhiu është paraqitur për herë të parë para gjyaktësve dhe e ka deklaruar veten të pafajshëm. Avokatët kanë kërkuar lirim të përkohshëm të Haxhiut. Kjo kërkes është duke u shqyrtuar.

—–

Gazeta Express 21 maj 2008: Disa javë pasi është botuar ky artikull, ish drejtori i gazetës Express ka dhënë sqarimet e tij edhe në Zyrën e Prokurorëve të këtij institucioni ndërkombëtar në Prishtinë, ndërkohë që tash të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe në Hagë.

Pritet që Baton Haxhiu të japë sqarime për mënyrën se si ka arritur të marrë informacionin rreth akuzës së ngritur ndaj ish ministrit Astrit Haraqija dhe këshilltarit e redaktorit të gazetës “Bota Sot”, Bajrush Morina dhe për arsyen e publikimit të emrit të dëshmitarit të mbrojtur të prokurorisë në procesin gjyqësor “Ramush Haradinaj dhe të tjerët”.

 

Read Full Post »

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) , Behxhet Shala, thotë se organizata e tij do të ngrenë padi për shpifje ndaj Carla Del Pontes.

Në librin e saj të fundit Del Ponte shkruan se ajo ka pasur të dhëna për trafik të organeve fill pas mbarimit të luftës së Kosovës. Sipas këtyre të dhënave shqiptar nga Kosova nën dijeninë e UÇK-së kishin rrëmbyer serb në Kosovë që më pas ishin transportuar për në Shqipëri. Atje këtyre serbëve u ishin marr organet që më pas janë shitur në shtete të ndryshme të botës.

Shala është i pakënaqur me mënyrën se si qeveria e Kosovës ka trajtuar këto akuza dhe kërkon që përpos KMLDNJ-ës edhe qeveria të ngre padi për shpifje ndaj Del Pontes. Kësaj kërkesa i bashkohet edhe partia opozitare AAK.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë se qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të merret me këto akuza apo ti përgjigjet letrës së Human Rights Watch kur kërkohet nga institucionet kosovare që të kryhet hetim që ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës.

Dje Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Nekibe Kelmendi u shpreh se akuzat për trafik organesh janë fabrikime të bëra nga Del Ponte apo vetë Serbia. Kelmendi por edhe aktivistja serbe e të drejtave të njeriut, Natasa Kandic, thonë se ato kanë takuar Del Ponte disa herë por ajo kurrë nuk ka përmendur atë ç’far shkruan në librin e saj.

Molla e Kuqe

Read Full Post »