Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ne nje interviste ne emisionin “Top Story” ne Top Channel ka konfirmuar angazhimin e tij ne politike pas shpalljes i pafajshem nga gjykata e Hages.Haradinaj ka deklaruar se prania e tij nuk duhet te nervozoje askend, duke theksuar se nga mungesa e tij ka pasur persona qe kane perfituar politikisht.
“Askush nuk duhet te nervozohet nga prania ime. Me mire te kemi nje konkurrence dhe te ballafaqohemi ne menyre te drejte. Eshte e vertete qe gjate mungeses sime per tre vjet, konkurrentet politike i kane shfrytezuar hapesirat”, ka pohuar Haradinaj, i cili vlereson qeverine aktuale te Kosoves si te papershtatshme per situaten.
“Nuk eshte nje qeverisje e duhur per kete kohe”, ka theksuar ai. Me pas, i pyetur per reagimet e bera nga pala serbe pas shpalljes te pafajshem nga Haga, ai e ka cilesuar si dicka te natyrshme reagimin e Beogradit.
“Eshte e natyrshme qe palet armike pas luftes me arme te luftojne per opinion, per imazhin e keq te pales tjeter. Pala tjeter ka tentuar te vrase opinionisht mua dhe UCK-ne. Por une iu them atyre se Serbise dhe serbeve nuk u kam asnje borxh. Gjithashtu, qellimi yne ka qene i paster dhe lufta jone ka qene e paster”, ka thene Haradinaj, i cili ka rrefyer edhe ecurine e procesit gjyqesor, aq i perfolur per deshmitaret.
“Ekipi mbrojtes vertetoi gjate paraqitjes se akuzave se une jam i pafajshem. Persa i perkete deshmive mund te them se nje ndjenje armiqesore ekziston mes paleve, por ne kemi bere nje pune te mire si pale mbrojtese qe cdo deshmi te sillet para gjyqit”, eshte shprehur Haradinaj.
Ish-komandanti i UCK-se ka shtuar me tej se gjate qendrimit ne burgun e Hages ka pare edhe Milloshevicin, me te cilin ka shkembyer edhe batuta.
“E kam pare Milloshevicin ne 2005-en ne burgun e Hages. Ishte kenaqesi qe pash qe ai qe ka shkaktuar aq shume vuajtje te ndodhet aty. Ne nje bisede te pare, Milloshevici me pyeti “si po shkojne gjerat ne Kosove?” dhe une i thashe se evropianet po na ndihmojne te bejme nje shtet si te vetin. Ai u merzit”, ka pohuar Haradinaj.
Top Channel