Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Hashim Thaçi’

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) shqyrtoi incidentin parlamentar në mes të zv.ministrit të Tregtisë dhe Industrisë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Naser Osmanit, dhe z. Fatmir Limaj, ministër i Post-Telekomunikacionit e deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kryesia e LDK-së vlerëson se vendim-shkarkimi i zv.ministrit Osmani nga ana e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi, është veprim i ngutshëm dhe shkelje e Marrëveshjes së partneritetit qeverisës.

Kryesia e LDK-së kërkon që krerët e marrëveshjes së koalicionit të takohen në kohën më të shpejtë të mundshme për ta shqyrtuar këtë rast.

Deri atëherë kryesia e trajton çështjen të pazgjidhur.

Ndërsa presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht edhe kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë: “Natyrisht se kryeministri ka vepruar mbi bazë të dispozitave kushtetues dhe të asaj pjese që është rregullore mbi organizimin e Qeverisë. Ne do të komunikojmë edhe më tej, në mënyrën më të mirë të mundshme që qeverisja në Kosovë të jetë efektive dhe e suksesshme dhe pa pasur momente që mund të krijojnë disonanca të caktuara ”

LDK + PDK
Probleme brenda LDK-së

Read Full Post »

Pas presionit të vazhdueshëm të familjes së tij është vetëdorëzuar në polici personi që sulmoi shtëpinë e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Sipas burimeve bëhet e ditur se i vetëdorëzuarri F. S. ka deklaruar në polici se ka sulmuar për të grabitur. Duke shprehur se është përdorues i drogës, i vetëdorëzuari ka marrë përgjegjësinë e sulmit me armë ndaj kryeministrit kosovar.

SHPK-ja ka njoftuar sot, përmes një komunikate për opinion, se mbrëmë rreth orës 23:15 është sulmuar me armë zjarri shtëpia e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Policia po ashtu ka njoftuar se asnjëri nga anëtarët e familjes Thaçi nuk është lënduar gjatë përpjekjes për sulm të armatosur në shtëpinë e kryeministrit.

Në kumtesën e policisë thuhet se mbrëmë rreth orës 23:15 Shërbimi Policor i Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbëria (ish Dragodan).

Pas reagimit të policisë në vendin e ngjarjes, fillimisht jemi njoftuar se nga ana e sigurimit të shtëpisë së kryeministrit Hashim Thaçi, është vërejtur së paku një person i dyshuar në tarracën e katit të dytë të shtëpisë, në përpjekje për tu futur brenda, thuhet në kumtesë

Pas paralajmërimit nga ana e sigurimit ka ardhur deri të shkëmbimzjarri nga armët, ndërsa pas kësaj sulmuesit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia thekson në kumtesë se, sipas shikimit preliminar të vendit të ngjarjes, dyshohet që njëri nga të dyshimtit është plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Në kohën e sulmit, kryeministri Thaçi nuk gjendej në shtëpi, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, të cilët ishin brenda në shtëpi, nuk kanë pësuar lëndime.

Në rast janë përgjigjur të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe janë duke punuar me qëllim të ndriçimit të rastit, thuhet në kumtesën për opinion të lëshuar sot nga Zyra për informim pranë SHPK-së, Komanda Kryesore e Policisë Prishtinë.

Reagimi i Thaçit

Kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë për media, tha se sulmet nuk mund ta ndalin Kosovën në rrugën e saj si shtet i pavarur, në ndërtimin e rendit kushtetues.

Thaçi u ka thënë gazetarëve se nuk dëshiron të paragjykojë asgjë për adresën e sulmit të mbrëmshëm në shtëpinë e tij, si dhe për motivet, duke ua lënë këtë çështje në përgjegjësi organeve kompetente që ta zbardhin.

“Mbrëmë është sulmuar familja ime. Si çdo prind dhe bashkëshort, jam i lumtur që familja ime është shëndosh dhe e sigurt”

(më tepër…)

Read Full Post »