Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Himarë’

Himara do te jete memece edhe sivjet.  Vizitoret nuk do te mund te informohen per plazhet, kishat e vjetra dhe monumentet e kultures.

Edhe kete vere, ne rruget qe te cojne per ne Himare do te jene vendosur vetem pak tabela rrugore, qe tregojne kthesat e rrezikshme dhe qendrat e banuara, si dhe parullat qe deftejne luften politike qe behet mes shqiptareve dhe grekeve ne kete zone. Ne fakt, ne Himare u instalua ne vjeshten e vitit te shkuar gjithe sinjalistika kulturore-turistike. Ne afersi te cdo plazhi, te cdo kishe te vjeter, keshtjelle apo siti arkeologjik, u vendosen tabela udherrefyese ne shqip dhe ne anglisht, me qellim qe t’u sherbenin turisteve vendas dhe te huaj. Por, pa mbaruar mire instalimi i sinjalistikes, Bashkia e Himares vendosi t’i shkule gjithe tabelat e vendosura nga Llogaraja deri ne Borsh.

Qe te ishin te denja per te qendruar ne rruget qe kalojne neper Himare, keto tabela na duhet te ishin shkruar edhe ne greqisht, ndaj bashkia veproi shpejt, edhe pse vendimi per vendosjen e tabelave ishte marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve (DPRRSH), qe eshte enti pronar i rrugeve kombetare.

Top Channel

Reklama

Read Full Post »