Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Jeton Kelmendi’

Shkruan: Jeton Kelmendi, Bruksel

Një ditë moti, kur vlera e kishte fjalën, dija kishte respektin dhe vendin e merituar në shoqërinë tonë. Tani që kanë kaluar do kohë, e vërteta duket ndryshe. Nuk është për të qenë e vërtet, por po ndodh dhe edhe pse ka shijen e keqe, ka vetëm një emër e vërteta e sodit.

Nëse i bëjmë një vështrim sado sipërfaqësor, vendit që kishin njerëzit e dijshëm në shoqëritë e shteteve të ndryshme, na del se ata zënin hapësirën e duhur në hierarkinë e organizuar të jetës shoqërore.

Mbase dija i krijonte privilegje atij që e posedonte, qysh në fazat e para të organizimit të shoqërisë dhe ekzistimit të shteteve, ky fenomen u përcoll deri në ditët tona. Me siguri kjo i shërbeu njerëzimit për të mirë. Derisa në Greqinë antike, një njeri i dijshëm konsiderohej elitë e shoqërisë, në oborret mbretërore të shumë vendeve, njerëzit e dijshëm mbaheshin për punë të zgjedhura dhe pozita të larta. Kështu fjala bie, nëse një njeri i dijshëm në një fushë të caktuar qoftë shkencore apo artistike, ka pasur një respekt nga rrethi i tij dhe ka qenë në pozitën e merituar, çka ka reflektuar ai për atë shoqërinë. Mbase kjo nuk do shumë komente. Të tjerët do mësojnë nga ajo mençuri e personit të caktuar, prandaj derisa e ka vendin në maje të piramidës, dihet se shoqëria e ka ardhmërinë shpresëdhënëse, gjithsesi punën mbarë. Edhe në luftërat e shumta që kanë bërë popujt e ndryshëm, të dijshmit kanë qëndruar në krye të ushtrive, në krye sepse ata me dije projektonin sukseset dhe fitonin betejat. Për veprat që lanë të dijshmit në fushat e ndryshme, art kulturë dhe shkencë, etj, njerëzia mëson brez pas brezi. Edhe ne kishim të dijshëm, prej Bogdanit, Gjetgj Kastriotit, deri të Fishta dhe Kadare me shumë të tjerë, por sikur ka filluar të rrallohet respekti për të dijshmit. Mbase edhe “modernizmi” mund ta ketë si parim për të ardhmen, mirëpo vendi im duket ka filluar ta zhvilloj si shkencë.

(më tepër…)

Read Full Post »