Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Koha Ditore’

Gazeta Express ku Baton Haxhiu ishte kryeredaktorë deri para disa muajve, ka botuar sot pjesën e dytë të intervistës me Haxhiun. Në këtë intervistë Haxhiu flet për reagimin e Surroit ndaj librit të tij “Lufta ndryshe” por edhe marrëdhëniet personale midis këtyre të dyve. Po ju sjellim disa nga pyetjet dhe përgjigjjet.

Në reagimin e tij,për librin tuaj,Veton Surroi flet për një shkrim tuajin të vitit 1991 dhe ju vendos poshtë profesionalisht, por si u bë që më vonë jua besoi komplet drejtimin e gazetës?

Baton Haxhiu:Vetoni nuk është njeri që hyn në debate, por të prêt në momentin e caktuar, sikur një snajpersit, dhe të gjuan me cinizmin e njeriut me kapelë dhe me llullë. Një fakt ta them, mbi 60 ballina të Kohës Javore – kanë dale nga shkrimet e mia. Shkrimi i vitit 1991, ndërkaq, nuk i është dorëzuar Veton Surroit. Shkrimin e ka redaktuar Mufail Limani.

(më tepër…)

Read Full Post »

Haxhiu: Si është e mundur që një njëri të shkruajë me një gjuhë të pareformuar, me të cilën ai është atakuar? Athua se po i rri mirë kjo gjuhë e urrejtjes. Kjo gjuhë është me mëlmesa raciste e cila i drejtohet një regjioni.

Baton Haxhiu ka zgjedhur gazetën ku deri para disa muajve ishte kryeredaktor që t’i përgjigjet ish shefit dhe kolegut Veton Surroi.

Në numrin e sotëm të gazetës Express mund të lexohet pjesa e pare e intervistës dhënë gazetarit Jeton Musliu.

Më herët e kemi publikuar shkrimin e Surroit dhe tani për hire të paanësisë e ndjemë obligim që të publikojmë edhe përgjigjen e Haxhiut për shkrimin e Surroit.

Më poshtë po ribotojmë disa shkëputje nga kjo intervistë

(më tepër…)

Read Full Post »

Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich

Rikthimi aktual i Veton Surroit publicistikës si profesion primar, përmes të përditshmes së tij Koha Ditore, ma kujtoi çuditërisht, hyrjen e tij si uragan në gazetarinë kosovare përmes të përditshmes së atëhershme, Rilindja…sado që atëherë ishte ardhje e vullnetshme në publicistikë, kurse tash, pak disi “e detyrueshme”, si alternativ e mbetur.

Një polemikë e tij për Rock-un dhe rock-erët, si vlera të pazëvendësueshme kulturore të qytetërimit modern, pastaj një fjalorë krejt tjetër në tekstet e shumta dhe shumë të guximshme politike, patën freskuar edhe Rilindjen” e atëhershme shumë konservative, apo të paktën, qasjen e lexuesit të saj karshi Rilindjes.

Ajo që në mua i lidhi, ndërkaq, turrin e parë të atëhershëm të tij në publicistikë me këtë të tashmin, janë fjalët e “reja” që “sjell e promovon” në tekstet e tij, si dhe dy recensione, një atëherë e një sot.

Atëherë në gazetën Rilindja (1988), në një kolumne të shkëlqyeshme, debatonte publikisht dhe me të drejtë, me shefin e tij, më duket Beqir Hotin, rreth arsyeshmërisë së përdorimit në shtyp, “të fjalës së huaj – Diskurs”!

(më tepër…)

Read Full Post »