Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘kosova’

Kush e pati në zemër,
trokiti gotën pêr Pavarërsinë e saj.
Po a e dimë se ç’Kalvar,
Ka jetuar për t’ju qasur kësaj dite ?

Fundi i Luftës së Dytë botërore në Kosovë pati shijen e hidhur të zhgënjimit dhe të disfatës. Fillimisht për faj të divizioneve partizane të Titos që çliruan provincën – kosovarët do të thonë që e pushtuan, të cilat ndoqën sipas të gjitha rregullave të artit ushtarak adeptët shqiptarë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit si edhe guerriljet e vjetra ish-komuniste, që të gjithë besnikë të « Shqipërisë së Madhe » efemere. Ndërkohë që administrata e re vendosej në qytete dhe që instancat qeveritare përgatisnin statutin e provincës tashmë të gëlltitur, një kryengritje e vërtetë nën Shaban Polluzhën shpërtheu në fillim të vitit 1945 në zonën e Drenicës. Ndërmjet shkurtit dhe marsit 1945, luftimet bënë kërdinë mes kryengritësve dhe njësive të ushtrisë jugosllave, duke shkaktuar me mijra të vrarë mes « rrebelëve » dhe popullsisë civile (1). Megjithë bazën e saj të gjerë popullore, kryengritja i ngjante më tepër një akti të dëshpëruar të kosovarëve përballë kthimit të pashmangshëm në « ferrin serb » ndërkohë që Nëna Shqipëri tashmë nën kontrollin e komunistëve i kish braktisur në fatin e tyre të hidhur (2).

(më tepër…)

Read Full Post »

Qeveria e Kosovës mund të përballet me një sfidë, e cila do ta vërë në sprovë fuqinë dhe autoritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për ndihmën e Rusisë që së shpejti do të mbërrijë për pakicën serbe në Kosovë, pa pyetur fare institucionet e vendit.

Sipas zyrtarëve të qeverisë ruse këto ndihma do të dërgohen në koordinim me Beogradin. Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë hyrjen e ndihmave në Kosovë pa mbikëqyrjen e autoriteteve kosovre.

“Nuk ka gjasa që të hyjë diçka në Kosovë dhe të mos mbikëqyret dhe nuk gjasa që të jepet ndonjë donacion në një destinim i cili nuk është ndonjë donacion që ka të bëjë me jetën e qytetarëve. Unë shpresoj se organet kompetente do ta kryejnë punën e vet”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Read Full Post »

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e din se kur do të fillojë lëshimin e dokumenteve të reja të Republikës së Kosovës, përkundër përgatitjeve që po i bën në këtë drejtim, ndërkohë që UNMIK-u do të vazhdojë lëshimin e dokumenteve për shtetasit e Kosovës, deri në ditën e fundit të tranzicionit, fazë kjo për të cilën ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

(më tepër…)

Read Full Post »

bombardimet-e-natos.jpg

Sot, mbushen 9 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .

Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi. Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.

(më tepër…)

Read Full Post »

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar një telegram ngushllimi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ku shpreh dhimbjen e popullit të Kosovës për viktimat e tragjedisë së Gërdecit.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella për qytetarët tuaj që humbën jetën me rastin e shpërthimit të municioneve në Gërdec të Vorës.

Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ndajnë dhimbjen e madhe me familjet e të ndjerëve dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinion dhe institucionet kosovare.

Do të dëshiroja edhe njëherë që t’u përcjell ngushëllimet tona të thella të gjithë familjarëve të viktimave, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit të Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë dhe është e mobiluar tërësisht për të ofruar ndihmën e nevojshme për shtetin shqiptar dhe fton gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin solidaritetin e duhur në këtë rast. ”

 Molla e Kuqe

Read Full Post »

Albanologu Robert Elsie para disa muajve hapi faqen e internetit albanianphotography.net ku ai ka prezantuar disa koleksione me fotografi të vjetra nga trojet shqiptare. Deri më tani janë publikuar tri koleksione: kolekcioni i Maksimilian Lambercit, Franc Nopçës dhe Bajazid Dodës.

Muaj më parë Elsie edhe nxori librin ” Dritëshkronja, Fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani” që është në shqip dhe anglisht.

Në parathënien e librit Elsie shkruan: ” Dritëshkronja, kjo fjalë e bukur shqipe u përdor për herë të parë në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Me kalimin e kohës ajo u zëvendësua me fjalën ndërkombëtare fotografia. Këtu po e ringjallim një herë për të krijuar një lidhje midis fotografisë së hershme dhe Shqipërisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të fillimit të shekullit të njëzetë.”

Më poshtë po sjellim disa foto nga kolekcionet e lartpermendura.

nopcsa.jpg

nopcsa2.jpg

nopcsa4.jpg

nopcsa5.jpg
nopcsa3.jpg

(1) Nopça me veshje shqiptare
(2) Meshkuj shqiptar afër Tropojës
(3) Refugjat nga Gjakova në Shkodër, viti 1913
(4) Meshkuj shqiptar
(5) Kalaja e Prizrenit

Të gjitha fotot bërë nga Franc Nopça

Read Full Post »

Pllaka në pikën kufitare me Serbinë, Merdare

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Shërbimeve Publike Arsim Bajrami dhe zëvendësministri Rifat Blaku, sot solemnisht ka zbuluar tabelën me mbishkrimin ” Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Merdare.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës (foto)

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »