Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘kushtetuta e kosovës’

Me një ceremoni solemne, u nënshkrua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila përcakton Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Në ceremoninë e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës morën pjesë liderët kryesorë të vendit, por edhe mysafirë të shumtë dhe përfaqësues tjerë ndërkombëtarë. Kushtetuta do t’i dërgohet Parlamentit të Kosovës për miratim, ndërsa hyn në fuqi me 15 qershor.

Këtu mund ta lexoni verzionin final të kushtetutës. Më poshtë mund të lexoni disa nga nenet:

Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe

Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Secili individ gëzon të drejtën për jetën (ndryshuar), në propozim shkruante “Secili individ që nga lindja gëzon të drejtën e jetës”.

Dënimi me vdekje është i ndaluar

Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë milje në pajtim me ligjin. (nuk është ndryshuar dhe kjo nënkupton se martesat brenda gjinisë së njejtë lejohen)

Molla e Kuqe

Read Full Post »

pavaresia1.jpg

Komisioni Kushtetues i Republikës ka bërë disa ndryshime në Dispozitat e Përgjithshme të Kushtetutës, përkatësisht në pjesën kur flet për popujt që jetojnë në Kosovë.

Në draftin e ndryshuar është vendosur edhe termi “shqiptarë”, si pasojë e vërejtjeve të shumta që u bënë në opinionin publik, pasi që në draftin e parë ky tremë nuk përmendej fare. Gjylijeta Mushkolaj, anëtare e Komisionit ka konfirmuar për Express ndryshimet e bëra në Kushtetutë.

“Po, është bërë një ndryshim në Dispozitat Themelore”, ka thënë ajo për gazetën, të premten. Termi “shqiptar” është vënë në pjesën kur thuhet se “Kosova është shoqëri shumetnike e qytetarëve të saj, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

Zonja Mushkolaj thotë se, pas ndryshimeve të bëra, nuk ka pasur ndonjë kundërshtim nga Përfaqësuesi Civil i Bashkimit Europian. Sipas saj, në parim ai pajtohet, mirëpo duhet të kalohet edhe përmes disa procedurave në mënyrë që të certifikohet drafti final i Kushtetutës së Kosovës.

Pjesë nga artikulli i gazetës Express

Read Full Post »

Kushtetuta e Kosovës do të miratohet me procedurë të veçantë në fillim të prillit.

Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, tha se në draftin final janë përfshirë vërejtje dhe sugjerime cilësore nga qytetarët. Komisioni Kushtetues është në fazën përfundimtare të plotësimit të projektkushtetutës me vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve, të institucioneve dhe të subjekteve të ndryshme, që kanë dalë në debatet e organizuara për këtë dokument.

Kryetari i këtij komisioni, Hajredin Kuçi tha se shumica e vërejtjeve dhe sugjerimeve janë pozitive dhe e kanë ngritur cilësinë e dokumentit të Kushtetutës.”Jemi në fazën e plotësimit të këtyre vërejtjeve dhe sugjerimeve, për çka do të falënderojmë të gjithë qytetarët për kontributin e tyre dhe natyrisht do t’i publikojmë vërejtjet dhe sugjerime me emër të kujt janë pranuar”, ka sqaruar Kuçi.

Projektkushtetuta do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim me një procedurë më të veçantë, pra jo siç bëhet procedimit i projektligjeve apo i çështjeve të tjera. Kuçi tha se Kushtetuta pritet të miratohet në fillim të muajit prill.

RTK

Kushtetuta e Kosovës: Abort deri ë muajin e 9-të
Kushtetuta e Kosovës lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë
Kosova nuk do të ketë ushtri të vetën
Projekt Kushtetuta e Kosovës (neni 1-9) publikuar nga “molla kuqe”
Projekt Kushtetuta e Kosovës (lidhje e jashtme)

Read Full Post »

Embrio njeriu, java e 20-të e shtatzënisë

Kushtetuta e Kosovës që pritet të miratohet brenda disa javëve nuk përmban asnjë kufizim se sa muaj pas shtatzënisë femrat munden të bëjnë abort.

Sipas nenit 25 e drejta për jetë gëzohet nga lindja dhe jo nga moment kur femra mbetet shtatzënë. Ky nen së bashku me nenin 26 e bënë të mundshëm abortin deri në muajin e nëntë pasi që foshnjat e palindura në bazë të këtyre neneve nuk do të kenë të drejt jete.

Me të lexuar për këto propozime radikale shumë organizata në botën perëndimore, posaçërisht ato katolike, kanë reaguar duke e konsideruar këtë të papranueshëm dhe kërkuar ndryshimet e nevojshme që do të kufizonin të drejtën e femrës për të abortuar foshnjën e palindur.

(më tepër…)

Read Full Post »