Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘kuvendi i kosovës’

Sot rreth orës 11:30, Kuvendi i Kosovës ka miratur Himnin e Republikës së Kosovës. Himni ka titullin “Evropa” dhe është kompozuar nga Mehdi Menxhiqi. Për shkak se Kosova ka dy gjuhë zyrtare dhe planit të Ahtisaarit, himni do të jetë melodi pa tekst. 72 deputet votuan pro miratimit, 15 kundër dhe 5 abstenuan.

Më poshtë mund të dëgjoni himnin e posa miratuar.

Këtu mund ta shkarkoni Himnin e Kosovës në formatin mp3

Advertisements

Read Full Post »

Kuvendi i Republikës së Kosovës, brenda dy jave, do të përcaktohet nëse do të dënojë vetëm me deklaratë politike ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, apo do të nisë një aktpadi në gjyq kundër saj për, siç thuhet, “shpifjet që ajo i ka bërë në adresë të UÇK-së”, në librin e saj “Gjahu: Unë dhe kriminelët e luftës”.

Me herët edhe deputeti i zonës së Matit në Kuvendin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka bërë të ditur se do të ngre padi kundër Del Pontes.

Telegrafi, Molla e Kuqe

 

Read Full Post »

Kushtetuta e Kosovës do të miratohet me procedurë të veçantë në fillim të prillit.

Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, tha se në draftin final janë përfshirë vërejtje dhe sugjerime cilësore nga qytetarët. Komisioni Kushtetues është në fazën përfundimtare të plotësimit të projektkushtetutës me vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve, të institucioneve dhe të subjekteve të ndryshme, që kanë dalë në debatet e organizuara për këtë dokument.

Kryetari i këtij komisioni, Hajredin Kuçi tha se shumica e vërejtjeve dhe sugjerimeve janë pozitive dhe e kanë ngritur cilësinë e dokumentit të Kushtetutës.”Jemi në fazën e plotësimit të këtyre vërejtjeve dhe sugjerimeve, për çka do të falënderojmë të gjithë qytetarët për kontributin e tyre dhe natyrisht do t’i publikojmë vërejtjet dhe sugjerime me emër të kujt janë pranuar”, ka sqaruar Kuçi.

Projektkushtetuta do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim me një procedurë më të veçantë, pra jo siç bëhet procedimit i projektligjeve apo i çështjeve të tjera. Kuçi tha se Kushtetuta pritet të miratohet në fillim të muajit prill.

RTK

Kushtetuta e Kosovës: Abort deri ë muajin e 9-të
Kushtetuta e Kosovës lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë
Kosova nuk do të ketë ushtri të vetën
Projekt Kushtetuta e Kosovës (neni 1-9) publikuar nga “molla kuqe”
Projekt Kushtetuta e Kosovës (lidhje e jashtme)

Read Full Post »

Ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të Presidentit dhe Kryeministrit ka marrë vendim që nesër ta shpallë konkursin për himnin e shtetit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Kuvendit ku është caktuar rendi i ditës për seancën e të premtes.

“Ne kemi një kërkesë nga Presidenti dhe Kryeministri për të shpallë konkursin, por me përkrahjen e komisionit për simbolet sot duhet t’i definojmë disa çështje dhe nesër Kryesia e Kuvendit do të marrë vendim për ta shpallë konkursin për himn”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ndërkaq për ligjet që dalin nga pakoja e Ahtisarit të cilat qeveria e Kosovës i ka miratuar mbledhjen e fundit, kryeparlamentari Krasniqi u shpreh se nëse ato arrijnë në Kuvendi brenda ditës, mund të miratohen në procedur të përshpejtuar të mërkurën dhe të enjten.

“Ligjet që dalin nga pakoja e Ahtisarit nëse vijnë nesër, ato do të shkojnë në procedura të përshpejtuara siç i kemi miratuar më herët”, tha Kraniqi. Ai tha se ligjet e pakos së Ahtisarit nuk hyjnë në fuqi pas shkuarjes së UNMIK ut, por ato hyjnë në fuqi pas miratimit të Kushtetutës së ardhshme të Kosovës që pritet të miratohet brenda muajit.

Në seancën e radhës që do të mbahet të premten, deputetët do të shqyrtojnë dhe miratojnë plotësimin e komisionit të medieve me dy anëtarë, pastaj miratimin e komisionit për regjistrimin e popullsisë, regjistrimin e banesave, emërimin e drejtorit të Bankës së Qendrore të Kosovës si dhe rekomandimi Komisionit për Buxhet dhe Financa për raportin e organit rregullativ të prokurimit publik, rekomandimin e e Komisoinit për Buxhet dhe Financa për ndarjen e mjeteve për financimin e partive politike të përfaqësuara në Kuvend etj.

QIK

Read Full Post »