Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Lufta e Kosovës’

Nekibe Kelmendi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë:

Lidhur me këtë çështje, unë jam prononcuar njëherë dhe i kam mohuar të gjitha të dhënat që janë shkruar në librin e zonjës Carla Del Ponte, sa i përket Kosovës.

Edhe tani nuk e ndryshoj atë mendim. Mendoj se ato që ka shkruar ajo në librin e saj, janë fabrikime.

Për ç’qëllime i ka bërë, a i ka bërë për leverdi materiale, a i ka bërë për leverdi politike, për t’i ndihmuar Serbisë në pengimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera, une nuk e di. E di ajo vetë dhe duhet ta pyesni atë.

Përndryshe, ato të dhëna nuk qëndrojnë fare.

(më tepër…)

Read Full Post »

Hajdin Islami, profesor dhe gazetar nga Vushtrria

Edhe komuna e Vushtrrisë si shumë pjesë të tjera të Kosovës doli nga lufta me dëme të shumta njerëzore dhe materiale.

Pas luftës detyrim kryesor ishte sanimi dhe zbutja e këtyre pasojave të mëdha. Mirëpo falë angazhimit të Institucioneve komunale të Vushtrrisë u arritën rezultate të konsiderueshme në të gjitha aspektet çoftë në ndërtim të objekteve të banimit, infrastrukturës rrugore, shkollore,rrjetit elektrik etj.

E gjithë kjo punë e madhe u bë falë edhe një menaxhimi dhe angazhimi të mirëfilltë të Kryetarit të atëhershëm të Komunës së Vushtrrisë z. Muharrem Shabani, i cili ka pasur një rolë të rëndësishëm në gjetjen e donatorëve të ndryshëm në ndërtimin e shumë objekteve të interesit publik në Komunën e Vushtrrisë gjë që edhe ndryshuan pozitivisht kushtet e jetesës së qytetarëve.

(më tepër…)

Read Full Post »

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i dërgoi letër ministres së Jashtme të Zvicrës,Micheline Calmy-Rei, lidhur me pretendimin e ish-kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte, se në Shqipëri ka pasur kampe ku mbaheshin ushtarë serbë.

Zonja Del Ponte, sipas deputetit Minxhozi, pretendon në librin e saj “Gjuetia”, se në rajonin e Matit në Shqipëri, zonë në të cilën ai është zgjedhur për në Kuvend, janë mbajtur të izoluar dhe janë përdorur për transplantime organesh disa qindra ushtarë serbë apo civilë gjatë luftës në Kosovë, në 1999. Zoti Minxhozi shkruan se ky është pohim i rëndë, i pabazuar në fakte dhe denigrues për banorët e zonës së Matit, për imazhin e Shqipërisë dhe rolin që ajo ka luajtur gjatë konfliktit, duke pritur rreth një milion banorë të shpërngulur me forcë nga Kosova, për shkak të represionit dhe pastrimit etnik serb. Deputeti Minxhozi shton se episodi me librin e Del Pontes nuk i ndihmon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ndërsa shpreh bindjen se vizioni i qeverisë së Bernës nuk përkon aspak me aludimet e ish-kryeprokurores së Hagës.

RTK

Read Full Post »

Gazeta Express ku Baton Haxhiu ishte kryeredaktorë deri para disa muajve, ka botuar sot pjesën e dytë të intervistës me Haxhiun. Në këtë intervistë Haxhiu flet për reagimin e Surroit ndaj librit të tij “Lufta ndryshe” por edhe marrëdhëniet personale midis këtyre të dyve. Po ju sjellim disa nga pyetjet dhe përgjigjjet.

Në reagimin e tij,për librin tuaj,Veton Surroi flet për një shkrim tuajin të vitit 1991 dhe ju vendos poshtë profesionalisht, por si u bë që më vonë jua besoi komplet drejtimin e gazetës?

Baton Haxhiu:Vetoni nuk është njeri që hyn në debate, por të prêt në momentin e caktuar, sikur një snajpersit, dhe të gjuan me cinizmin e njeriut me kapelë dhe me llullë. Një fakt ta them, mbi 60 ballina të Kohës Javore – kanë dale nga shkrimet e mia. Shkrimi i vitit 1991, ndërkaq, nuk i është dorëzuar Veton Surroit. Shkrimin e ka redaktuar Mufail Limani.

(më tepër…)

Read Full Post »

Akuzat e ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, janë të “papërgjegjshme dhe jodinjitoze”, tha ish bashkëpunëtorja e saj e afërt, Florence Hartmann.

Ajo më tutje i tha gazetës zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte “prezantuar gjëra mbi të cilat ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin faktet”.

Ndërkohë as Prokurorët e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, tha sot zëdhënësja Olga Kavran.

“Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime preliminare dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “përkundër këtyre përpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provojë akuzat e tilla dhe nuk ka bazë për vazhdim të mëtejmë sa i përket juridiksionit tonë”, ka thënë Kavran.

RTK

Read Full Post »