Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘Mitrovicë’

Nacionalistet serbe kanë ngritur sot parlamentin serb në qytetin e ndarë të Mitrovicës në shenjë sfide të hapur ndaj shtetit të pavarur të Kosovës.

Parlamenti serb do të luftojë kundër krijimit të një tjetër shteti shqiptar në Ballkan ka thënë për agjensinë e lajmeve “Reuters” lideri i nacionalistëve serbë Marko Jaksic.

Gjithsesi parlamenti serb në Mitrovicë nuk do të ketë asnjë fuqi legjislative dhe ekzekutive, por reflekton ndarjen e thellë që ka ende në Kosovë mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe që pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt.

Ndërkaq kanë ardhur menjëherë reagimet e para për këtë veprim të serbëve në Mitrovicë, kështu presidenti kosovar Fatmir Sejdiu e ka cilësuar destabilizues parlamentin serb, por megjithatë i ka bërë një apel shqiptarëve për të ruajtur qetësinë. “Ruani qetësinë dhe mos reagoni ndaj provokimeve”, ka qenë apeli i presidnetit Sejdiu. Edhe shefi i ri UNMIK-ut italiani Lamberto Zanier ka reaguar duke u shprehur se parlamenti serb në Kosovë do të ketë vetëm një rol simbolik. Serbët zgjodhën sot për të ngritur paralmentin e tyre pikërisht për të përkujtuar betejën për Kosovën në 28 qershor të 1389 kundër osmanëve. Ndërkaq UMNIK dhe policia kosovare kanë shtuar kontrollet në Mitrovicë për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Ndërkohë, përfaqësuesi i listës serbe për Kosovë, Oliver Ivanoviq, një veprim të tillë e quan të parëndësishëm sepse formohet nga partitë opozitare, ajo radikale serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë, për qëllime të një grupi të vogël njerëzish.

“Ata do të tentojnë të gjejnë mënyrën për ndërtimin e një institucioni i cili do të kundërshtojë koalicionin e ri në Beograd. Qeveria pro evropiane në Beograd është po ashtu e ndjeshme përballë çështjes së Kosovës dhe se është e qartë se ata do të tentojnë të veprojnë si forcë opozitare, e cila do të jetë absolutisht e parëndësishme”, ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviqi mendon se nuk duhet të merren hapa të tillë, sepse një institucion i tillë nuk do të jetë partner as i Bashkësisë Ndërkombëtare, as i institucioneve kosovare e as për qeverinë e re të koalicionit në Beograd. Ai thekson se një Kuvend i tillë do të formohet vetëm për interesat e një grupi të vogël njerëzish sa për të marrë funksione.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka thënë se formimi i strukturave paralele në Mitrovicë është një akt ilegal, me të cilin forcohen strukturat paralele serbe.

“Parlamenti serb është ilegal. Ai është një pjesë e një realiteti virtual, diçka që ne nuk e marrim seriozisht”, ka thënë Ivanko, duke shtuar se deklarata e këtij kuvendi, e cila hedh poshtë pavarësinë e Kosovës, nuk ndihmon në pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Do të ishte më e dobishme që serbët e Kosovës të mundohen që të përfshihen sa më shumë në punën e institucioneve të Kosovës, në vend se të formojnë struktura të reja paralele”, tha Ivanko. (Balkanweb, RTK, Evropa e Lirë)

Read Full Post »

Fatkeqësisht, për shqiptarët që jetojnë në Mitrovicën veriore , jeta atje të detyron të mbështetësh vetëm në mëshirën e Zotit.

Të jetosh në veriun e Mitrovicës do të thotë të bashkëjetosh me trysninë dhe ankthin
Trysni për ti braktisur pronat e tua , që për ty do të thotë , fëmijëria , kontributi , puna , ëndrra dhe jeta jote. Dhe në ankth nga ngacmimet apo sulmet e mundshme nga komuniteti serb që jeton në veri.

Në këto raste , kërkimi dhe ofrimi i ndihmës është thuajse e pamundur . Të pamundur ta bëjnë ata të cilët janë të destinuar të ta ofrojnë këtë ndihmë. Sepse në rastet kur ndihma është shumë e nevojshme , forcat e KFOR-it , o do jenë shumë larg , dhe deri sa ato të arrijnë ti “i lave duart”, ose shkurt e shqip ta thonë se përgjegjësia e sigurisë i takon shërbimit policorë.

(më tepër…)

Read Full Post »

U ndalua ndarja

Sipas gazetës Koha Ditore policia ndërkombëtare ndërhyri dje në Mitrovicë për të ndaluar ndarjen e Kosovës.

Koha Ditore citon burime sipas të cilave kishte plane që ndarja formale e Kosovës të ndodhte ditën e djeshme dhe kufiri i Kosovë me Serbinë të vendosej tek ura mbi lumin Ibër.

Sot në një konferencë për shtyp në Prishtinë, UNMIK-u dhe KFOR-i njoftuan se në ndërtesën e Gjykatë Komunale në Mitrovicë përveç atyre që pretendonin se ishin punëtor në këtë gjykatë deri në vitin 1999 , kishte edhe njësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Policia e Serbisë është nën komandën e kësaj ministrie që ka shkurtesën MUP, tek shqiptarët e njohur si organizuese e masakrave më çnjerëzore gjatë luftë së Kosovës.

Të gjithë në Prishtinë, edhe ndërkombëtarët por edhe vendoret, pajtohen se përgjegjës për dhunën e djeshme janë autoritetet e Beogradit.

Read Full Post »