Feeds:
Postime
Komente

Posts Tagged ‘OKB’

Periudha e tranzicionit në Kosovë po përcillet me paqartësi juridike, ku institucionet e Kosovës, UNMIK-u, EULEX-i e ICO-ja funksionojnë në bazë të dokumenteve të ndryshme juridike. Juristët kosovarë tërheqin vërejtjen se kjo do t’i shkaktojë telashe shtetit të ri kosovar.

Kushtetuta, plani i Ahtisaarit dhe raporti i Ban Ki Moonit – janë këto tri dokumente që aktualisht institucionet vendore dhe ndërkombëtare u referohen në kryerjen e funksioneve të tyre. Juristët tërheqin vërejtjen për një situatë konfliktuoze, ku askush nuk ka autoritetin sipëror, të cilit do t‘i bindeshin mekanizmat përkatës.

UNMIK-u, që në bazë të Rezolutës 1244 ka thënë fjalën përfundimtare deri tash, ka filluar rikonfigurimin, që nënkupton se ky mision do të zvogëlohet, për t’i lëshuar vendin EULEX-it. Por, tërë ky rikonfigurim nuk merr për bazë as kushtetutën e as planin e Ahtisaarit, por vetëm raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

(më tepër…)

Read Full Post »

Presidenca e Bashkimit Evropian, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se misioni evropian nё Kosovë nuk do nisë nё afatin e përcaktuar më herët. Duke folur nё Parlamentin Evropian, ministri i Jashtёm slloven, Dimitrij Rupel, u shpreh se qëllimi i BE-sё ёshtё qё EULEX-i tё nisё me punё sa mё parё qё ёshtё e mundur dhe tё jetё i pёrfshirё nё tёrё territorin e Kosovës.

“Duket se procesi ёshtё mё i komplikuar sё qё kemi menduar fillimisht. Operacioni do të nisё tё implementohet mё vonё se ç’kemi planifikuar. Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po negociojnё atё qё po quhet, rikonfigurim tё misionit nё Kosovё”, ka thënë Rupel.

Kryeministri i Sllovenisё dhe kryesuesi i radhës me Bashkimin Evropian, Janez Jansha, insiston se, pavarësisht nga ngecjet, BE-ja do ta kryejë obligimin nё Kosovё, ashtu siç ka vendosur nё muajin dhjetor. Ai gjithashtu ka thёnё se tё gjithё nё BE duhet t’i përshtaten realitetit tё ri qё do të krijohet nё Kosovё, pas 15 qershorit.

(më tepër…)

Read Full Post »

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas po e sjellim këtë artikull shqetësues shkruar  nga Mandy Clark për Zërin e Amerikës.

——

Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se më shumë se 5 mijë gra dhe vajza në të gjithë botën vriten nga familjarët e tyre çdo vit në të ashtëquajturat “vrasje nderi.” Ky dënim u jepet zakonisht grave që dyshohen të kenë pasur marrëdhënie seksuale të papranueshme dhe që i kanë sjellë turp familjes. Vrasjet e nderit janë më të përhapura kryesisht në shoqëritë tradicionale në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë e Jugut. Por ato ndodhin edhe në perëndim.

(më tepër…)

Read Full Post »